A egziston ligji që konfirmon valutën në Kosovë, mbi çfarë baze përdoret euro?
Përkundër thënies “Së pari hidhu e më pas thuaj hop”, autoritetet kosovare siç egzistojnë gjërat, po “gjuajnë” dinarin ndërsa më herët nuk e kanë rregulluar ligjërisht se cila valutë qëndron në fuqi në Kosovë. Përkatësisht, euro ka hyrë në qarkullim në Kosovë në vitin 2002, duke trashëguar markën gjermane, e cila është miratuar si valutë de facto në një kohë pa negociata me Bundesbankun gjerman, por valuta e vetme evropiane, sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, deri më sot nuk ka asnjë ligj që t’a ketë shpallur si valutë zyrtare të Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës precizon se do të egzistojë vetëm një valutë, por jo se cila, ndërsa Ligji për Bankën Qëndrore thotë se “valuta e Kosovës do të përcaktohet me ligj”, por të tillë ligj-nuk ka.
Në këto rrethana, më 1 shkurt ka hyrë në fuqi Rregullorja për operacionet me kesh të Bankës Qëndrore të Kosovës, e cila në nenin 35 thotë se valuta e vetme e lejuar për kryerjen e transfertave në kesh të pagesave në sistemin e pagesave të Kosovës është-euro e cila praktikisht dha dritën jeshile për “përplasje” të dinarit dhe qytetarët në Kosovë që marrin të ardhura nga buxheti i Sërbisë.
Politikologu Ognjen Gogić thotë për Kosovo Onlajn se Kosova dhe Mali i Zi janë dy hapësira të vetme në të cilat euro përdoret si valutë defakto pa marrëveshje me Bankën Qëndrore Europiane.
“Në Kosovë de fakto paralelisht përdoren dy valuta-dinari dhe euro dhe për asnjë prej tyre nuk egziston bazë e qartë ligjore në kuptimin ligjor në të cilën kjo rregullohet. Kushtetuta e Kosovës thotë se në Kosovë egziston një valutë por jo se cila është ajo, ndërsa ligji rreth Bankës Qëndrore të Kosovës thotë se valuta do të caktohet me ligj dhe ky ligj kurrë nuk është miratuar” thotë Gogiq.
Ky i fundit thotë se situate e përdorimit të valutës në Kosovë në mënyrën më përmbledhtase e sqaroi shefja e UNMIK Karolina Zijade gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të KB duke thënë se egzistojnë de fakto dy valuta dhe se kjo situatë ka qenë në 25 vitet e fundit.
Gogiq bën të ditur se Kosova për çështjen e përdorimit të euros në situata specifike pasi euro mund të përdoret vetëm tek anëtarët e BE dhe kjo pas përmbushjes së të gjitha kritereve konvergjente dhe të bëhen pastaj pjesë e eurozonës.
“Madje as të gjithë anëtarët e BE nuk mund t’a përdorin euron nëse nuk i plotësojnë të gjitha kriteret. Ata janë të detyruar të kalojnë në euro kur t’i plotësojnë. Shembulli më i mirë është Kroacia, e cila hyri në Eurozonë nëntë vjet pasi u bë anëtare e BE. Në disa situata të mëparshme, vendet që ishin drejt udhës për në BE-Kroacia, Bullgaria apo B&H, gjithashtu konsideruan që përmes mënyrës së njëanshme të vendosnin euron si valutën e tyre por BE i kërkëcoi me sanksione, pra la të kuptohet se procesi i ntegrimit europian do të pezullohej nëse futet euro para se të jenë gati për të. Kjo nuk ndodhi në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët përdorin euron njëanshmërisht dhe aty BE toleron përdorimin e saj. Këtu nuk bëhet fjalë për sasi të madhe parash që mund të prishë seriozisht stabilitetin monetar në Eurozonë, por mbi të gjitha bëhet fjalë rreth arsyeve politike që kishin lidhje me procesin e shpërbërjes së bashkimit shtetëror të Sërbisë dhe Malit të Zi dhe më vonë me deklaratën e njëanshme të pavarësisë së Kosovës” spegon Gogiq.
Ky i fundit thotë se në marrëdhëniet mes BE dhe Kosovës, herët a vonë, çështja e euros do të bëhet problem nëse Kosova vazhdon të ecë drejt anëtarësimit në BE, sepse do të shkohet në situatën ku nisi me përdorimin e saj para se kjo të ishte e gatshme.
“Kjo është çështje ku të gjithë e shmangin dhe i mbyllin sytë, por problemi lindi se euro e cila hyri njëanshmërisht në përdorim në Kosovë, tashmë po përdoret si mënyrë për të keqtrajtuar një pakicë dhe të ushtrojë presion ndaj një pakice në Kosovë që përdor dinarin. Kjo tashmë është çështje për Bankën Qëndrore Europiane dhe BE-se si është e mundur që valuta e tyre të përdoret për këto qëllime? Gjithashtu nëse nuk ka qenë arsye para se të shtrohej pyetja nëse Kosova mund t’a përdorë euron, tani është realisht momenti, sepse vjen situata ku po përdoret si mënyrë për shkeljen e të drejtave të njeriut. Kështu që tashmë çështja e dialogut në Bruksel nuk është mes Beogradit dhe Prishtinës sesi të zgjidhet teknikisht çështja e transfertave të pagesave, por mes Brukselit dhe Prishtinës, nëse euro mund të përdoret si mjet për të ushtruar presion ndaj një komuniteti etnik” thotë Gogiq.
Ky i fundit thotë se Rregullorja e BQK për heqjen e përdorimit të dinarëve nuk bazohet në ligj sepse BQK nuk mundet që me rregulloren e vet të përcaktojë se cila valutë përdoret në Kosovë, por këtë mund t’a bëjë vetëm Kuvendi përmes rrugës ligjore të cilin kujton ai, e kanë vënë tashmë në dukje dhe juristët në Kosovë, si sërbë ashtu dhe shqiptarë.
“Kosova zgjodhi këtë “hile” që BQK e cila pretendohet se është e pavarur, merr vendim të tillë dhe se thuhet se autoritetet nuk janë përgjegjëse për këtë pasi nuk mund të ndikojnë në punën e një institucioni të pavarur. Kjo ishte rruga e shkurtër pasi nëse Kosova do të dëshironte të vendoste monedhë të vetme, pra euron, rruga e duhur do të ishte miratimi i ligjit, por kjo do të zgjaste shumë dhe do të hapte shumë çështje të tjera. Kështu që këtu hyn në punë hipokrizia sepse i referohet sundimit të ligjit dhe thotë se pushteti egzekutiv nuk mund të ndikojë në punën e BQK dhe në anën tjetër kemi BQK e cila merr një vendim jashtë ligjit e pastaj madje dhe policinë të ndërmarrë masa në bazë të vendimit të BQK i cili nuk është i ligjshëm. Ky është apel selektiv ndaj shtetit të së drejtës” thotë Gogiq.
Përdorimin e euros në Kosovë është vendosur prej kohës së administratës së Unmik, thotë për Kosovo Onlajn avokat Ardian Barjaktari, por njëkohësisht bën të ditur se çështja e valutës duhet të përcaktohet përmes ligjit të veçantë.
"Sipas nenit 11 të Kushtetutës përcaktohet se në Kosovë përdoret vetëm euro si e vetmja valutë, ndërsa në nenin 16 të Ligjit të Bankës Qëndrore thuhet se ligji do të përcaktojë se cila monedhë do të jetë në përdorim. Nuk e di nëse egziston ndonjë dispozitë e veçantë ligjore që përcakton se cila është valuta e vetme në Kosovë. I vetmi autoritet për vendosjen e rregullave është Banka Qëndrore, por çështja e valutës duhet të përcaktohet me ligj të veçantë”, thotë Barjaktari.
Siç shton ai, duhet të merret parasysh dhe fakti se para shpalljes së pavarësisë së Kosovës kompetent ishte UNMIK dhe se egziston rregullore përkatëse e UNMIK e cila konfirmonte që euro është valuta e vetme në Kosovë.
Rreth asaj nëse egziston marrëveshje zyrtare me BE që valuta në Kosovë të jetë euro, ai thotë se beson se rreth përdorimit të euros si valutë e vetme nuk ka kundërshtime.
Avokat Vasilije Arsiq i cili javën e kaluar me kolegët e tij dorrëzuan kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së nenit 35 të Rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës, thotë se Kushtetuta e Kosovës parashikon që Kuvendi miraton ligj për valutën por që ky ligj nuk është miratuar derisa, një herë e në një kohë Rregullorja e UNMIK definonte përdorimin e dinarëve në transfertat e pagesave të Kosovës dhe ky akt është ende në fuqi.
“Rregullorja e Bankës Qëndrore të Kosovës është e kundërligjshme për faktin se BQK nuk ka kompetencë të nxjerrë akte që rregullojnë transaksionet e pagesave në Kosovë. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi duhet të miratojë ligji për valutën. Ky i fundit ende nuk është miratuar, ndërsa BQK vetes i ka dhënë mandat që të miratojë akte të paligjshme dhe antikushtetuese për shkak se është shkelur Kushtetuta, e cila definon qartë se Parlamenti përmes ligjit do t’a rregullonte valutën në Kosovë”, thotë Arsiq për Kosovo Onlajn.
Ai pret që Gjykata Kushtetuese t’a vlerësojë ligjërisht kërkesën që u paraqit në emër të ekipit avokator dhe kujton se kërkesën e ka paraqitur edhe në emër të tij.
“Paraqita vetë kërkesën edhe si Vasilije Arsiq sepse jam i dëmtuar dhe i kërcënuar me rregulloren e BQK, pasi si pjesëtar i komunitetit sërb marr të ardhura në dinarë dhe kjo më ka mohuar të drejtën për pension e këtu dhe të drejta të tjera-ndaj pronës dhe dinjitetit. Rregullorja shkel edhe të drejtën e jetës, sepse shumë njerëzve u është vështirësuar jeta sepse nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre ditore, nuk mund të blejnë ushqime, ilaçe, pra plotësojnë nevojat e tyre egzistenciale. 100,000 sërbë që jetojnë në Kosovë marrin të ardhura nga Sërbia qendrore dhe shumë prej tyre kërcënohen nga kjo Rregullore e BQK ndërsa Rregullorja e UNMIK e cila përcaktonte përdorimin e dinarëve në transfertat e pagesave të Kosovës, është ende në fuqi. Dinari si valutë nuk është ilegale në Kosovë” thotë Arsiq.
komentet