Gjykata Speciale në Hagë dhe shqiptarët në rajon: Kush e ndryshon historinë dhe kush nuk dëshiron të përballet me të kaluarën?
Kur politika nuk mund ta bëjë më, shqiptarët në Ballkanin Perëndimor u bashkuan nga puna e Odave të Specializuara në Hagë. Në protestën e fundit në Prishtinë, u tha se ish pjestarët e UÇK nuk do të lejojnë "ndryshimin e historisë", dhe udhëheqësit politikë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pretendojnë se nevojitet rishikim i Rezolutës së KE ose të paktën votim i një dokumenti të ngjashëm në parlamentin kosovar. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn: nga Tirana në Beograd e shikojnë dallimshëm këtë çështje. Ndërsa dikush thotë se është e papranueshme të vendoset fati i ish liderëve të UÇK në bazë të provave nga Sërbia, tjetri paralajmëron se egziston tentativë e vazhdueshme për "shfuqizim të UÇK", çka tregon se shqiptarët nuk kanë dëshirë të përballen me të kaluarën.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
Protesta e madhe ndaj Odave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë u organizua më 7 gusht në Prishtinë.
Vetëm disa muaj më parë, më 13 maj, veteranët e UÇK penguan presidenten e Odave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, të mbante konferencë për mediat në Prishtinë.
Shpejt, në një intervistë për Kosovo Onlajn ajo spegoi se këto demonstrata treguan pse Prishtina dhe Brukseli u dakordësuan që procedurat të zhvilloheshin jashtë Kosovës.
Tani ajo me gjasa do të shtonte dhe "jashtë territorit të Ballkanit Perëndimor".
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, vlerësoi se protestat e fundit konfirmuan "pakënaqësinë pan-shqiptare".
"Protestat masive në Prishtinë riafirmuan indinjatën e thellë pan-shqiptare për padrejtësinë historike, si dhe mbështetjen për ish udhëheqësit e UÇK të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik dhe njerëzor, mbahen të burgosur në Hagë", tha Spiropali në Fejsbuk.
Mesazhi i njërit prej folësve nga protesta e fundit është i njëjtë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK Hysni Gucati, pretendon se Gjykata Speciale po përpiqet të "devijojë historinë".
"Kjo gjykatë, me veprimet e saj të njëanshme dhe përzgjedhjen selektive të individëve, tenton t’a kthejë historinë në favor të Sërbisë", tha Gucati, i cili vetë "qëndroi" në Hagë.
Tre vjet më parë, u dënua me vendim të formës së prerë me katër vjet e gjysmë për "pengim të administrimit të drejtësisë". Dënimi në vitin 2023 u ndryshua në lirim me kusht, që do të revokohet nëse ai e shkel atë.
Pakënaqësi "pan-shqiptare" ndaj Odave të Specializuara shprehu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kërkoi që Parlamenti Kosovar të miratojë rezolutë mbi shkeljen e të drejtave të ish liderëve të akuzuar të UÇK dhe të njëjtën gjë do të bëjë dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Më tej ka shkuar lideri i një prej partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut-BDI Ali Ahmeti i cili u kërkoi përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të kërkonin rishikim të Rezolutës së KE të vitit 2011, e cila themeloi këtë gjykatë.
"Për më tepër, gjykata në Hagë bashkëpunon me strukturat shtetërore të Sërbisë pushtuese duke pranuar si prova inkriminuese materialet e paraqitura nga ata që kryen krimet", tha Ahmeti.
Përballja me të kaluarën
Për avokatin dhe ish-prokurorin ushtarak Dragan Pashiq, nuk ka dilema për të protestuar, por mesazhet kundër Gjykatës Speciale tregojnë qartë tentativë për të shfuqizuar ish UÇK nga çdo përgjegjësi penale.
Për të thelbi është shumë më i rëndësishëm-shqiptarët nuk kanë vullnet për t'u përballur me të kaluarën.
“Përgjigja e pyetjes së fajit u shtrohet gjithë palëve pas luftës dhe konflikteve të armatosura dhe kjo është çështje mjaft komplekse. Duket se politikanët që drejtojnë reagimin e opinionit publik nuk po e drejtojnë në drejtimin e duhur, sepse çështja e përgjegjësisë duhet të jetë e pranishme. Duket se për këtë nuk egziston vullnet politik. Populli shqiptar duhet të kuptojë se nuk është tërësisht fajtor, por fajtorë janë njerëzit që kryen krime lufte dhe kjo duhet të kihet parasysh. Nuk duhet të identifikohen me liderët e të ashtuquajturës UÇK pavarësisht shërbimeve të tyre eventuale”, tha Pashiq në bisedë për Kosovo Onlajn.
Duke komentuar iniciativën e Edi Ramës por dhe të liderit të BDI nga Maqedonia e Veriut, ky jurist thotë se do të duhej që të ishte e qartë që “flasin për diçka që është e pamundur”.
“Odat e Specializuara dhe Prokuroria Speciale u formuan në bazë të Rezolutës së Këshillit të Europës dhe ajo rezolute më vonë mori dhe kornizën ligjore duke ndryshuar amendamentin kushtetues dhe miratuar ligjin për Odat e Specializuara dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ligji nuk parashikon heqje apo rishikim”, tha Pashiq
Shton se teza që “gjykata ndryshon hostorinë” është e pasaktë.
“Gjykata nuk ndryshon historinë, gjykata konfirmon përgjegjësinë penale individuale të njerëzve që akuzohen për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe egziston dyshim i arsyeshëm se ata kanë shkelur ligje të tjera që janë të vlefshme në territorin e të ashtuquajturës Kosovë”, sqaron Pashiq.
I pyetur se sa aktive është fushata për të “shfuqizuar” përgjegjësinë e UÇK nga çdo krim i kryer gjatë luftës, Pashiq thekson se prova më e mirë për këtë është vendimi ndaj ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq i cili u dënua për “nxitje dhe përhapje në publik të urrejtjes dhe intolerancës mes grupeve etnike” pasi foli për vrasjen e sërbëve në Rahovec dhe se vendimet e deritashme gjyqësore kanë treguar se pjestarët e UÇK kryen krime lufte.
“Rreth kësaj egzistojnë vendime të formës së prerë. Disa subjekte kanë përfunduar ku është konfirmuar pa mëdyshje se janë kryer krime kundër civilëve, të burgosurve të luftës dhe personave të tjerë që kanë marrë pjesë në veprime të armatosura në territorin e K&M. Ndaj, nuk mundet që të shfajësohet. Këtu bëhet fjalë për përgjegjësi penale. Por politikanët duhet të përllogarisin dhe përgjegjësinë politike e morale dhe në fund të fundit dhe fajin metafizik” beson Pashiq.
“Shtrembërimi i historisë“
Në mënyrë krejtësisht tjetër mendon avokati nga Prishtina Tom Gashi.
Shpreh bindjen se protestat kundër Gjykatës Speciale janë "reagim i qytetarëve të Kosovës" ndaj tentativës për të "shtrembëruar historinë" rreth luftës së UÇK.
Si argument kyç shikon pranimin e provave nga Sërbia.
“Çdokush ka të drejtë të protestojë dhe protesta e qytetarëve të Kosovës ndaj Gjykatës Speciale është për shkak të asaj që shikojnë se kjo gjykatë shtrembëron historinë. Mendoj se më e keqja është se kjo gjykatë pranoi dokumentacionin nga Sërbia” ka thënë Gashi për Kosovo onlajn.
Ky i fundit u shpreh se Odat Speciale gjykojnë ngjarje që janë kryer gjatë luftës në Kosovë në të cilën egzistonin “dy palë“.
“Nëse Gjykata Speciale merr në konsideratë provat nga pala me të cilën UÇK ishte në luftë dhe i merr si të besueshme dokumentacionin e Sërbisë, kjo do të thotë se ne faktikisht nuk mund t’a besojmë këtë gjykatë dhe nuk besoj se kjo gjykatë do të bëjë drejtësi për çdokënd. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e kësaj proteste”, sqaron Gashi.
Duke komentuar protestat që tubuan shqiptarët nga rajoni, Gashi thotë se ato “në vendet demokratike janë diçka normale”, pavarësisht asaj çka protestohet ndaj gjykatës që Kosova e autorizoi.
“Por shikohet se gjatë këtyre pesë viteve aty nuk ka drejtësi. Ajo çka është më e keqja, është se në më shumë se 80% të gjyqeve, nuk mund të ndiqen nga askush pasi janë të ndaluara për publikun. Këto janë gjykime në të cilat marrin pjesë dëshmitarë të mbrojtur apo anonimë. Një institucion i Kosovës nuk mund të ketë dijeni se çfarë po ndodh aty” paralajmëron avokati.
I pyetur se në cilën mënyrë do të mund të ndryshohet opinioni i shqiptarëve të Kosovës për punën e Odave Speciale, Gashi thotë se proçesi kryesor kundër “Thaçit dhe të tjerëve” hyri në fazën finale dhe se qytetarët janë në stres sesa do të çmojë gjykata provat nga Sërbia.
“Deri në fund këtë viti apo në fillim të vitit tjetër, gjykata do të shpallë vendimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Shumica e shqiptarëve janë në një lloj stresi për këto provat nga Sërbia që gjykata i pranoi. Mendoj se kjo nuk është drejtësi. Kur ke dy palë në konflikt dhe në Kosovë ka qenë luftë, atëherë nuk mundesh të marrësh nga njëra palë prova që të pretendosh që të bësh drejtësi për palën tjetër” ka thënë Gashi.
Pavarësisht mosmiratimit, beson se është e pamundur se çfarë do të ndryshohet në punën e Odave Speciale pasi në vitin 2015 punën e kësaj gjykate e konfirmoi parlamenti.
“Por çdokush ka të drejtë që të jetë i pakënaqur me punën e kësaj gjykate” shton ai.
Ndaj beson se organizatat e lindura prej ish pjestarëve të UÇK do të vijojnë me këto lloj protestash.
“Konfuzioni politik“
Në atmosferën e "pakënaqësisë mbarëshqiptare" me punën e Odave të Specializuara, në Tiranë dhe Shkup interpretohet dallueshëm kjo pakënaqësi.
Analisti politik nga Tirana Ben Andoni beson se këto protesta tregojnë "reagim konfuz" të partive politike në Prishtinë dhe se po krijohet përshtypja se Lëvizja Vetëvendosja është kundër rishikimit të procedurave kundër Hashim Thaçit.
“Situata në Kosovë veçanërisht pas rishikimit të gjykimit të Thaçit, është ndërlikuar jashtëzakonisht për shkak të qëndrimeve jashtëzakonisht konfuze brenda sektorit politik në Kosovë. Duket se pjesa e Vetvendosjes krahasimisht me partitë e tjera PDK, LDK dhe AAK janë kundër rishikimit të gjykimit që po i bëhet njerëzve të UÇK në Hagë” thekson Andoni për Kosovo Onlajn.
Atë e shqetëson më shumë raporti i institucioneve kosovare ndaj gjykatës, e cila u krijua me ndryshimin e Kushtetutës, por edhe me miratimin e ligjit përkatës në parlament.
“Problemi më i madh është sesi interpretohet ky qëndrim, rezistenca e Kosovës dhe mënyra në të cilën pushteti do të duhej të sillej ndaj UÇK dhe ndaj Gjykatës Speciale që u miratua nga institucionet kosovare”, ka thënë Andoni.
Ashtu si dhe të tjerët, nuk shikon më pak problem faktin që në protestë nuk morën pjesë madje as familjet e atyre që gjykohen në Hagë të cilët i përkasin partisë kryesore-Lëvizjes Vetëvendosja.
"Për shembull, gruaja e Rexhep Selimit, një prej katër të akuzuarve në Hagë, e cila është deputete e Vetëvendosjes, nuk mori pjesë në protestë. Kjo situatë u krijua për shkak të konflikteve të mëdha politike që po ndodhin në Kosovë, por dhe faktit që Kosova u përball me gjykatën që vetë e formoi", shpreh bindjen Andoni.
Dimensioni politik
Në Maqedoninë e Veriut, shoqata e parë me protestat e veteranëve të UÇK është viti 2001 dhe rebelimi i armatosur i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Ish ambasadori dhe analisti nga Shkupi, Risto Nikovski, thotë se shumë krime lufte nga ajo periudhë mbeten të pazbardhura.
Protestat në Prishtinë dhe faktin që mbështetën nga shqiptarët e rajonit i shikon si reagim ndaj faktit se "Kosova i harroi të burgosurit e saj në Hagë".
“Përshtypja është se Kosova ka harruar të burgosurit e vet në Hagë dhe duket se ata dikush i ka motivuar dhe nisi të merrte përsipër diçka pasi drejtuesit e luftës së tyre të vitit 1999 ndodhen prej kohësh në Hagë. Dhe mendoj se si rezultat i kësaj veteranët e nisën të vetëdijshëm se bërën një lloj 'gabimi' dhe nuk reaguan në kohë, nuk bërën asgjë për drejtuesit e tyre që çuan deri në shkëputje, shkëputjen e paligjshme të Kosovës", ka thënë Nikovski për Kosovo Onlajn.
I pyetur se sa realist është pretendimi se para Odave të Specializuara në Hagë, "historia po shtrembërohet" për rolin e ish UÇK, ky analist thotë se vlerësime të tilla janë "jashtë mendjes".
"Por duhet thënë se të gjitha gjykatat speciale për ish-Jugosllavinë kishin dhe dimension politik. Ky është fakt. Prova më e mirë për këtë është rasti ynë, maqedonas, kur patëm invazion, patëm intervenim ushtarak nga Kosova. Asnjë prej tyre nuk u përgjigj, shpresoj se do të vijë deri aty", thekson Nikovski.
Kujton se Tribunali i Hagës (ICTY) dënoi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se ky është tregues i shkallës së "manipulimit, por edhe i qasjes dhe vendimeve politike".
"Askush prej atyre që nisën luftën, që donin të shkëputnin të ashtuquajturat territore shqiptare nga Maqedonia, ende nuk janë përgjigjur. Besoj se do të ketë dhe rast të tillë dhe maqedonasit janë përgjigjur. Dhe deri më tani, asnjë nga 'kryengritësit' shqiptarë dhe ata që krijuan trazira ", thotë Nikovski.
Na kujton dhe absurdin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO Xhorxh Robertson ku pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ONA), i quajti terroristë, ndërsa në praktikë askush prej tyre nuk u përgjigj kurrë.
"Mbajtën përgjegjësi ata që mbrojtën atdheun. Pra, egziston dhe dimension politik", preçizon ai.
Duke komentuar iniciativat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetarit të BDI Ali Ahmeti, për miratimin e rezolutave kundër Gjykatës Speciale, Nikovski thotë se kjo është-humbje kohe.
“Këto rezoluta nuk do të ndihmojnë asgjë. Mendoj se fakti që derimë tani nuk është bërë hap i tillë në Kosovë, ka ndikim direkt tek miqtë e tyre strategjikë të cilët i këshillojnë se do të ishte hap në drejtimin e gabuar”, thotë Nikovski.
Është i bindur se, pavarësisht presionit të veteranëve të UÇK, nuk do të shkohet deri në shfuqizimin e atyre pjestarëve të UÇK që kryen krime lufte.
“Diçka e tillë nuk do të ndodhë. Të gjithë ata që janë aty (në Hagë) do të përgjigjen. Mund të ketë të tjerë, nuk duhet përjashtuar kjo ndonëse është pranë fundit. Të gjitha këto procese gjyqësore po u vjen fundi. Megjithatë, të gjithë do të përgjigjen dhe besoj se ata që bërën trazira në Maqedoni dhe që e kthyen vendin tonë dhjetë vite pas dhe ata do të përgjigjen gjithashtu”, shpreh besim Nikovski.
0 komentet