Vetvendosja dhe diaspora: A mundet që vendimi ndaj udhëheqësve të UÇK të copëzojë mbështetjen për Kurtin jashtë vendit?

Dijaspora, Aljbin Kurti
Burim: Facebook/Samoopredeljenje

Dënimi i udhëheqësve të UÇK para Odave të Specializuara në Hagë mund të ndikojë tek disa zgjedhës tradicionalë të Albin Kurtit në diasporë, por mbetet çështje e hapur nëse humbja eventuale e mbështetjes për Vetëvendosjen mund të kalojë në favor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), vlerësojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn. Ndërsa disa shfaqin pakënaqësi me vendimin e gjykatës dhe mundësinë që një pjesë e diasporës të ndryshojë orientimin e saj zgjedhor për shkak të tij, të tjerë bëjnë të ditur se momentalisht nuk ka tregues që vendimi ka ndikuar negativisht në mbështetjen e diasporës për Kurtin.

Shkruar nga: Jelena Novakov

Nëse marrëveshja për zgjedhjen e presidentit të ri mungon brenda afatit të përcaktuar, deri më 6 tetor, Parlamenti Kosovar siç dikton vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, do të shpërbëhet automatikisht dhe qytetarët sërish do të shkojnë në qendrat e votimit. Opozita beson se ky është qëllimi i Albin Kurtit, që zgjedhjet të mbahen në "kohën" që i përshtatet atij-rreth festave kur diaspora vjen në Kosovë. Vetëvendosja në proceset e deritashme zgjedhore ka fituar në diasporë-në zgjedhjet e fundit, votat e bashkatdhetarëve jashtë Kosovës i sollën disa mandate.

Megjithatë, momenti i ri ndodhi më 16 shtator, kur Odat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan katër udhëheqësit e UÇK me gjithsej 81 vjet burg për krime lufte.

Qysh atëherë, janë mbajtur protesta në diasporën shqiptare në shenjë pakënaqësie me vendimin e gjykatës dhe mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, por ato kritikuan dhe qëndrimin e pushtetit në Prishtinë ndaj kësaj çështjeje, çka ngre pyetjen nëse vendimi mund të largojë diasporën dhe Vetëvendosjen.

“Vota e artë” e Kurtit

Politologu Ognjen Gogiq u shpreh se diaspora ka qenë burim i rëndësishëm për mbështetjen e liderit të Vetvendosjes Albin Kurti në dy ciklet e mëparshme zgjedhore dhe se ndikimi i saj ka qenë veçanërisht i shprehur për shkak të pjesmarrjes relativisht të ulët tek popullsia vendase duke shtuar se për tani nuk ka tregues se kjo do të mund të ndryshojë pavarësisht vendimit që dënoi liderët e UÇK në Hagë.

"Diaspora ishte votë e artë për Kurtin në dy ciklet e mëparshme zgjedhore. Në dhjetor, diaspora i solli Kurtit fitore të madhe e bindëse. Në qershor të këtij viti nuk erdhën në atë masë në Kosovë, por u përcollën mbështetje nga jashtë, si duke votuar në përfaqësitë diplomatike e konsullore, si dhe përmes rrugës postare", tha Gogiq për Kosovo Onlajn.

Sipas fjalëve të tij, mbështetja e diasporës për Kurtin nuk kufizohet vetëm në periudhën e festave, çka sikurse tha e dëshmuan dhe zgjedhjet e qershorit. Fushata e Kurtit sigurisht që përllogarit dhe diasporën, konstaton Gogiq.

Ky i fundit shtoi se është e mundur që diaspora të jetë sërish e interesuar të votojë sesa popullsia vendase, e cila, sipas fjalëve të tij, në masë më të madhe është më e dorrëzuar dhe apatike ndaj proceseve politike.

Duke folur për ndikimin e vendimit të Odave të Specializuara të Kosovës në Hagë në raport mes Kurtit dhe diasporës, Gogiq tha se për tani nuk ka tregues që vendimi ka ndikuar negativisht në mbështetjen që kryeministri i Kosovës ka mes shqiptarëve në diasporë.

"Deri më tani, nuk ka indicie që ky vendim në cilëndo mënyre të ketë dëmtuar Kurtin kur është fjala për diasporën. Në vende të ndryshme, diaspora po mban protesta, megjithatë ato orjentohen ndaj vendimit dhe kundër qeverive të atyre vendeve që besohet se kanë mbështetur punën e Odave të Specializuara. Për tani nga diaspora nuk janë dëgjuar kritika ndaj qeverisë së Kurtit", tha Gogiq.

Ai vuri në dukje dallimin mes protestave të diasporës jashtë vendit dhe protestave që mbahen në Kosovë, duke vënë në dukje se ato në Prishtinë dhe qytete të tjera, kanë dhe dimension antiqeveritar.

Sikurse pohon, mbetet çështje e hapur nëse në rastin e zgjedhjeve të reja, vendimi në Hagë mund të shkaktojë solidaritet më të madh të diasporës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), pra nëse mbështetja për ish liderin e asaj partie Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të dënuar të UÇK mund të ndikojë në angazhimin zgjedhor të një pjese të diasporës.

Ai theksoi se Kurti ende ka argumente me të cilat mund t'i përgjigjet kritikave eventuale të diasporës në lidhje me vendimin, duke kujtuar qëndrimin e tij të hershëm ndaj Odave të Specializuara.

"Kurti përsëriti se përherë ka qenë kundër Odave të Specializuara. Votoi kundër tyre dhe se ajo gjykatë u themelua për këtë, kështu që diaspora nuk mund t’a fajësojë atë për kontributin që ka dhënë në ndonjë mënyrë në këtë rezultat me të cilin ata janë të pakënaqur", tha Gogiq. Megjithatë, vlerësoi se mbetet çështje e hapur nëse PDK mund të mobilizojë mbështetje, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, duke e paraqitur vendimin dhe pakënaqësinë ndaj tij si bazë për mbështetje politike.

Beteja e Kurtit dhe PDK për votat e diasporës

Kryetari i paradokohshëm i Komisionit për Mbrojtje dhe Punët e Brendshme në Kuvendin e Sërbisë Millovan Drecun u shpreh se mes Vetvendosjes, pra Albin Kurtit dhe Partisë Demokratike të Kosovës (DPK) po bëhet luftë për mbështetjen nga diaspora shqiptare duke bërë të ditur se tubimet mbështetëse për ish liderët e UÇK mund të përdoren edhe për qëllime politike, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të reja të mundshme.

Drecun kujtoi se gjatë vitit të kaluar, Kurti ndërmori fushatë intensive në diasporë, çka i solli rezultate në zgjedhjet e mbajtura para festave të Vitit të Ri. Sipas fjalëve të tij, Kurti dhe tani tenton që me lëvizjet e orjentuara ndaj popullit sërb, si dhe vënien në dukje të luftës së UÇK, të fitojë sa më shumë mbështetje mes shqiptarëve në diasporë, 

"Diaspora shqiptare në kuptimin ekonomik është mjaft e pavarur. Ka të ardhura të mëdha në raport me popullsinë në Kosovë e Metohi, por përherë ka qenë më radikale në mbështetjen e idesë dhe projektit shqiptaromadh. Përherë qëndron pranë atyre që janë të avancuar në realizimin e atij plani shqiptaromadh, siç është Albin Kurti dhe është e gatshme t'i ofrojë mbështje", tha Drecun për Kosovo Onlajn.

Ai vuri në dukje se Partia Demokratike e Kosovës, të cilën e themeloi Hashim Thaçi, tenton që protestat t'i shfrytëzojë për qëllime politike dhe një pjesë të elektoratit që mbështeti Kurtin, t’a tërheqë në anën e vet.

"Tani çështja është nëse PDK do të arrijë që një pjesë të elektoratit që shkoi me Kurtin, t’a kthejë në favor të saj. Para nesh është luftë mjaft e madhe për votat e diasporës mes Kurtit dhe Partisë Demokratike të Kosovës", vlerëson Drecun.

Sikurse tha, ende nuk është e mundur të vlerësohet se kush do të marrë më shumë mbështetje, por beson se Kurti ka arsye t'i kushtojë vëmendje të veçantë disponueshmërisë së zgjedhësve në diasporë, duke pasur parasysh mundësinë që PDK të forcohet.

Është e mundur që vendimi t’i heqë Kurtit një pjesë të votave të diasporës

Drejtori strategjik në Qendrën për Politikë Europiane në Beograd Millosh Pavkoviq beson se është mjaft e mundshme që vendimi ndaj ish udhëheqësve të UÇK, të dekurajojë një pjesë të caktuar të pjestarëve të diasporës që të votojnë pro Vetvendosjes nëse do të ketë zgjedhje të reja.

“Vështirë të vlerësohet saktësisht sepse nuk kemi asnjë lloj hulumtimi që do të konfirmonte apo mbështeste këtë, kjo më shumë është në nivelin spekulues. Potencialisht-është që vendimi do t’a dekurajojë diasporën, sepse ka pakënaqësi të madhe me vendimin e Odave të Specializuara, kështu që definitivisht mund dhe ka potencialin t’a dëmtojë Kurtin në kuptimin e rënies së vlerësimeve mes diasporës por edhe në vend. Por, në thelb, kjo është në nivelin e teorizimit, sepse nuk kemi prova të qarta” tha Pavkoviq për Kosovo Onlajn.

Ky i fundit shtoi se opozita në Kosovë sigurisht që do të tentojë që t’a shfrytëzojë vendimin e Odave të Specializuara për të ndërmarrë fushatë për hesap të vet.

“Është e sigurtë që opozita të tentojë që të shfrytëzojë vendimin që të ndërmarrë fushatë dhe që të tërheqë vota tradicionale të Kurtit në anën e vet si në Kosovë, ashtu dhe në diasporë”, konkludoi Pavkoviq.

Qeveria dhe opozita të lënë dallimet mënjanë

Përfaqësuesi i organizatës “Shqiptarët për Amerikën” nga Teksasi Xhino Maliqi u shpreh se Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare duhet që të lënë mënjanë dallimet politike dhe të punojnë bashkarisht në, sikurse tha, mbrojtjen e katër udhëheqësve të dënuar të UÇK.

Duke folur për pasojat e mundshme politike të pakënaqësisë me reagimin e Qeverisë, Maliqi vlerësoi se çështja e mbështetjes së udhëheqësve të dënuar të UÇK nuk duhet parë përmes raporteve partiake, por si “çështje e interesit kombëtar”.

"Nuk e di nëse kjo ka ndonjë lidhje me ndonjë parti konkrete politike. Kjo ka lidhje me egzistencën e Kosovës dhe Kosovës si e tillë. Kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, kemi një thënie në Shqipëri-nuk kemi besim, as përkatësi, as emër. Luftojmë për të drejtat e shqiptarëve dhe të drejtat e Kosovës. Ndaj mendoj se kjo lidhet direkt me të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë sesa të ndonjë partie politike. Kjo ka të bëjë me të gjithë", tha Maliqi për Kosovo Onlajn.

Ndaj beson se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë të gjitha hapat politiko-juridike për t'i mbështetur të dënuarit në Hagë.

"Qeveria duhet të reagojë dhe t'i mbrojë këta katër çlirimtarë në çdo mënyrë. Nuk ka kohë për nesër. Duhet të përcjellë mesazh të fortë se qëndron pas katër heronjve tanë që janë akuzuar dhe tani janë në gjyq në Hagë. Çdo qeveri duhet ta bëjë këtë prioritetin numër një", tha Maliqi.

Ky i fundit shpreson që pas zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, më 6 tetor, partitë politike do të arrijnë të mblidhen rreth qasjes së përbashkët për këtë çështje.

Duke folur për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe pasojat jostabile së zgjatur politike, Maliqi vuri në dukje ndryshimet në marrëdhëniet gjeopolitike globale dhe vlerësoi se për Kosovën e rëndësishme është që të ketë qeveri plotësisht funksionale.

Ai pohon se nëse Kosova nuk ka qeveri funksionale që mund të mbrojë interesat e veta, Sërbia mund të tentojë të përdorë situatë të tillë për të "ndryshuar narrativën ndërkombëtare për ngjarjet e së kaluarës".