Zaracin: BE kërkon që forcat speciale kosovar mos të jenë më në veri, fjalë për fjalë sërbët po e vuajnë këtë
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Zaracin ka thënë se vendimi i qeverisë kosovare për pakësimin e prezencës policore në masën 25% në dhe përreth godinave komunale, është veçse hap i vogël fillestar drejt de-eskalimit por kjo nuk përmbush kërkesat e BE që forcat speciale policore të mos jenë më prezente në veri. Në një intervistë për RTS, ai tha se bashkësia ndërkombëtare, formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe e shikon si çështje kyçe dhe u shpreh më tej se sërbët në veri "fjalë për fjalë po vuajnë" për krizën e krijuar.
Qeveria kosovare u dakordësua të pakësojë prezencën policore në afërsi të godinave komunale në veri të Kosovës dhe organizojë zgjedhjet pas verës. Por sërbët kërkojnë që forcat speciale policore të tërhiqen nga veriu. A është e mundur kjo?
Më duhet të them se kjo deklaratë e qeverisë kosovare është hapi i parë dhe është hapi i parë pozitiv, por është veçse hap i parë i vogël dhe nuk ka mbaruar. BE ka vendosur qartësisht planin prej tre pikash i cili nënkupton se nuk ka prezencë të forcave speciale policore në veri apo dhe në afërsi të godinave komunale dhe pakësimi në masën 25% është hap drejt kësaj, por qartazi që nuk i plotëson kërkesat e Unionit.
BE vendosi masa ndaj Prishtinës, anuloi takimet me zyrtarët europianë dhe ndihmën ekonomike. Duket qartë se BE ka mënyrën që të nxisë Prishtinën që të bëjë diçka. A ka mekanizëm që t’a nxisë atë për të përmbushur ato që janë nënshkruar 10 vite më parë?
Mënyra më e mirë është që këtë e bën për de-eskalim nga të dy palët. E di që tingëllon në mënyrë qesharake kur vijnë diplomatët perëndimorë dhe thonë që të dy palët duhet të përmbahen, por këtu kemi shembullin sesi të dy palët munden të kontribuojnë pozitivisht. Na duhet konfirmim dëshirë e qartë nga pala sërbe të zbatojë marrëveshjen e Ohrit dhe që Prishtina të bëjë atë çfarë është pozitive për t’a bërë dhe kjo është qarkullimi i kryekomunarëve në objekte të tjera jo në ato komunale dhe largimi i forcave policore, ashtu sikurse dhe zgjedhjet e reja për katër kryekomunarët sigurisht me pjesmarrjen e Listës Sërbe.
Nëse, supozojmë, do të shkohet drejt de-eskalimit, a është koha të punohet me marrëveshjen e Ohrit?
Duhet të punojmë me marrëveshjen e Ohrit, situata aktuale ku kushdo më shumë apo më pak ka përgjegjësi dhe cilado të jetë perspektiva në Sërbi dhe në Kosovë, kjo situatë ka ndikim negativ në perspektivën europiane të mbarë rajonit. Marrëveshja nuk është e përkryer, zakonisht asgjë në botë nuk është e përkryer, por është shanc i madh për zgjidhjen e marrëdhënieve të ndalura. Sërbia duhet të ndryshojë retorikën në lidhje me marrëveshjen e Ohrit dhe t’a zbatojë plotësisht atë. Nga ana tjetër, na nevojitet perkushtim i palës kosovare. Për ne, bashkësia ndërkombëtare, kyçe është Bashkësia e Komunave Sërbe.
Po por këto ditë akush nuk flet për BKS.
Rreth kësaj ne flasim përditë me partnerët kosovarë. Na duhet qetësimi i tensioneve, kemi situatë kritike, më duhet t’a pranoj se kam qenë shpesh në Mitrovicë, gjithashtu dhe në veriun e saj, flas me shumë sërbë, si pasojë e kësaj situate njerëzit fjalë për fjalë po vuajnë. Duhet që situata të qetësohet me qëllim që njerëzit të kenë jetë normale pa situata të përditshme emergjente, pa frikë se çdo minutë diçka mund të ndodhë. Ky është parakusht që të kthehen në tryezë, të fillojnë dialogun dhe të shkohet drejt formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Patët deklaruar se qëndrimi i Berlinit se Sërbia nuk mundet të jetë anëtare e BE pa njohjen e Kosovës. A mundeni të n‘a sqaroni përse është e nevojshme kjo? Atëherë përse negociohet nëse në fund na duhet të themi se Kosova është e pavarur?
Qëndrimi i Berlinit ndaj kësaj nuk ka ndryshuar, por këtë nuk dua t’a përsëris sepse në këto momente na duhet të fokusohemi tek hapat e mëtejshëm për de-eskalim dhe kthim tek zbatimi i marrëveshjes.
Ky është qëndrimi juaj apo i qeverisë që përfaqësoni këtu në Ballkanin Perëndimor?
Mendoj se përsërita veçse fjalët e kancelarit.
Thatë se pushtimi rus në Ukrainë e bëri zgjerimin e Bashkimit Europian imperativ gjeopolitik dhe se Unioni nuk do të ishte i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Si arritëm nga këto rrëfime rreth përmbushjes së kritereve në rrëfimin për gjeopolitikën?
Përherë është edhe njëra edhe tjetra. Në rajonin ku ndodhemi, aktualisht kemi frikë se gjeopolitika është rikthyer, por procesi në Bashkimin Europian është ende teknik, ndërsa Bashkimi Europian e ka kuptuar se zgjerimi është përfitim gjeopolitik, ndoshta instrumenti më i fuqishëm gjeopolitik që Bashkimi Europian ka në përgjithësi. Nga ana tjetër, duhet të mbrojmë edhe funksionimin e Bashkimit Europian si treg i brendshëm.
Thatë se ekonomitë e Sërbisë dhe Gjermanisë janë fantastike dhe të përputhshme. Por përherë egzistojnë mosmarrëveshje politike. A mund t’a kapërcejmë disi?
Do të thoja se kemi mosmarrëveshje të sinqerta politike, për shembull, për çështjen e Rusisë. Gjithashtu, mendoj se komunikimi i presidentit Vuçiq rreth Marrëveshjes së Ohrit, nuk ishte i mirë. Ajo minoi besimin në punën e tij si në Kosovë ashtu edhe në një pjesë të madhe të opinionit publik gjerman. Por, nga ana tjetër kemi marrëdhënie të mira. Sapo dëgjova në programin tuaj në lajmet për bombardimin e bibliotekës më 6 prill 1941. Gjermanët janë mirënjohës që sot janë miq me popullin sërb. Pra marrëdhëniet tona dypalëshe janë të mira pavarësisht nga vështirësitë e së kaluarës. Pra, ju na shihni si mik që ka mosmarrëveshje me ju për çështje vërtet të rëndësishme dhe shpresojmë t'i kapërcejmë ato në rrugën drejt Bashkimit Europian.
komentet