Borelli: Kosova urgjentisht të ndërpresë aksionet policore në afërsi të godinave komunale në veri
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Zhozef Borelli është shprehur me rastin e ngjarjeve në veri të Kosovës duke ftuar Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin masa për de-eskalim ose siç thotë, mos-suksesi i këtyre aksioneve do të çojë në pasoja negative.
Borelli në emër të Bashkimit Europian ka dënuar ashpërsisht aktet e dhunës kundër qytetarëve, trupave të Kfor, organeve ligjzbatuese dhe mediave në veri të Kosovës, duke konsideruar se dhuna mundet të shmanget dhe se duhet të shmanget në të ardhmen.
“Bashkimi Europian qëndron i palëkundur pas misioneve të NATO dhe EULEKS në përmbushjen e mandatit që kanë. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Sërbisë që menjëherë pa kushte, të ndërmarrin masa de-eskaluese, ndaljen e përdorimit të retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çfarëdolloj aksioni i mëtejshëm jo i kordinuar. Urgjentisht duhet të kthehet paqja” theksoi ai.
Siç tha ai, Bashkimi Europian është i gatshëm të zbatojë masa vendimtare, ndërsa dështimi për të de-eskaluar tensionet, do të sjellë pasoja negative.
“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë jo të përshkallëzuar dhe menjëherë të pezullojë operacionet policore pranë godinave komunale në veri të Kosovës. Kryekomunarët duhet t'i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera përveç objekteve komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të jenë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim pjesëmarrjen e sërbëve të Kosovës në këto zgjedhje” tha ai.
Borelli shprehu shqetësimin për statusin e gatishmërisë më të lartë të Ushtrisë së Sërbisë duke bërë thirrje për përgjegjshmëri.
“Bashkimi Europian pret që Kosova dhe Sërbia të sillen me përgjegjshmëri dhe menjëherë të angazhohen në dialogun që e drejton BE në mënyrë që të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe pjesmarrje demokratike për mbarë qytetarët dhe të hapë rrugën për zbatimin e Marrëveshjes rreth normalizimit të rrugës dhe Aneksit të saj. Këtu përfshihet fillimi i punës për themelimin pa vonesa apo parakushte të mëtejshme të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe” tha Borelli.
komentet