Përse pikërisht tani tërhiqen karabinierët nga ura dhe kujt i duhet Policia Kosovare afër Manastirit të Deçanit, a është momenti i duhur?
Përse pikërisht në këtë moment tërhiqen karabinierët nga ura kryesore mbi Ibër dhe për çfarë përfshihet Policia Kosovare në ruajtjen e Manastirit të Deçanit? Reagimi i përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar të cilët deri këtë vit dhe në kundërshtim me idenë e çeljes së urës, kësaj here mungonte, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn pajtohen se situata e sigurisë nuk është tamam e mirë.
Shkruar nga: Velko Nestoroviq
Pjestarët e KFOR prej 27 vitesh siguronin urën kryesore mbi Ibër-dhe sfida e tyre e parë e madhe ishte më 8 gusht e vitit 1999 kur arritën të ndalnin përpjekje të dhunshme të shqiptarëve për të hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila deri më sot mbetet e vetmja zonë urbane në Kosovë që është ende e banuar kryesisht nga popullsi sërbe.
Dhe në vitet vijuese, ura përherë është siguruar nga forcat e NATO, përfshirë dhe karabinierët italianë dhe gjatë viteve janë regjistruar më shumë se 1,000 incidente në urë.
Tani, pas 27 vitesh, forcat e KFOR kanë nisur tërheqje graduale, ndërsa telashin e sigurisë po e merr përsipër Policia Kosovare. Ura vazhdon të jetë e mbyllur për trafik, mund të kalohet me këmbë, por sipas njoftimeve të politikanëve nga Prishtina, së shpejti duhet të çelet.
Manastiri i Deçanit, i cili u ndërtua në shekullin XIV si donacion nga mbreti Stefan Deçani, ndodhet nën mbrojtjen e UNESCO dhe qysh nga hyrja e NATO në Kosovë, katër herë ka qenë nën shënjestrën e sulmeve të armatosura ku hera e fundit ishte në vitin 2007. Ndonëse u vendos në zonë të mbrojtur, gjatë viteve të kaluara dhe herën e fundit disa ditë më parë, u ndërmorën punime që rrezikuan vetë manastirin. Gjithashtu, nuk duhet të harrohet se pas vitesh gjykimesh, Manastirit të Deçanit i’u kthyen 24 ha truall.
Reporterët e Kosovo Onlajn vizituan sot urën kryesore mbi Ibër për të biseduar me qytetarët. E me këtë rast, u ndeshën me automjetin e karabinierëve, ndërsa në afërsi ndodheshin tre pjestarë të Policisë Kosovare.
Sërbët dhe shqiptarët nga Mitrovica shprehën opinione kontradiktore rreth tërheqjes graduale të KFOR nga ura kryesore mbi Ibër, si dhe rreth njoftimeve për riçeljen e saj për trafik. Ndërsa shqiptarët e mirëpritën këtë vendim, qytetarët sërbë theksuan se ndihen të pasigurt.
Drejtori programues i OJQ Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Rapajiq, tha për Kosovo onlajn se për sërbët është shumë problematik ajo çka KFOR po tërhiqet nga një prej pikave më të rëndësishme të qytetit dhe se është mjaft e pazakontë që karabinierët po tërhiqen nga ura mbi Ibër në një moment kur, sipas fjalëve të tij, situata e sigurisë nuk është tamam e mirë.
“Fakti që tani sigurinë e urës po e merr përsipër Policia Kosovare në momentin kur sërbët nuk janë përfshirë në punën e policisë dhe kur besimi i qytetarëve sërbë është veçanërisht i ulët tek policia, është shumë e pazakontë dhe është një sinjal negativ për komunitetin sërb”, tha ai.
Rapajiq vuri në dukje se popullsia sërbe ka më shumë besim tek KFOR sesa tek Policia Kosovare.
“Mendoj se siguria në urë nuk është problem kaq i madh. Nuk është dhe aq e vështirë të ruhet siguria, sepse tani kemi dhe një urë tjetër pranë saj, përmes së cilës kalojnë automjetet pa asnjë problem. Kjo ka më shumë rëndësi simbolike. Popullsia sërbe ka më shumë besim tek KFOR sesa momentalisht tek Policia Kosovare, kështu që nga ky këndvështrim është problematik fakti që KFOR po tërhiqet nga një prej pikave kryesore simbolike të qytetit”, tha ai.
Tërheqjen graduale të pjestarëve të Kfor është tregues se situata e sigurisë në Kosovë po përmirësohet, vlerëson profesori universitar Dorajet Imeri dhe eksperti për siguri Mentor Vrajolli.
Imeri tha për Kosova Press se tërheqja graduale e pjesëtarëve të KFOR vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve të sigurisë së Kosovës, veçanërisht në luftën kundër strukturave ilegale dhe grupeve të tjera ku, sikurse thotë, vepruan në përputhje me udhëzimet e Sërbisë.
Beson se ky është sukses i madh dhe shprehje e besimit që NATO, përmes KFOR ka tek Policia Kosovare..
"Institucionet e Republikës duhet të vazhdojnë me qasje profesionale e gjithëpërfshirëse, si derimë tani, duke drejtuar vazhdimisht situatën në lidhje me rreziqet përmes patrullave dhe praktikave të tjera tashmë të njohura të institucioneve të Republikës. Policia Kosovare deri më tani ka garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, pavarësisht dallimeve etnike, çka dëshmohet se kjo qasje profesionale ka dhënë rezultate. Ky është sukses shumë i madh dhe para së gjithash, shprehje e besimit që NATO, përmes KFOR ka tek Policia Kosovare. Ky është konfirmim i rritjes së paqes e sigurisë, si dhe konfirmim i rritjes së kapacitetit të institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë, për të marrë përsipër këto lloj funksionesh", tha Imeri.
Eksperti i sigurisë, Mentor Vrajolli, tha se Kosova është më e sigurt se kurrë dhe kjo mund të jetë një nga arsyet përse KFOR mori këtë vendim.
"Duke pasur parasysh se KFOR njoftoi zyrtarisht se kjo lidhet me përmirësimin e sigurisë, atëherë zhvillim i ngjarjeve të tilla, duhet të shikohet nga perspektivë pozitive. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë konflikt në veri apo pjesë të tjera të Kosovës. Policia Kosovare punën e vet e bën siç duhet, duke ofruar siguri për të gjitha komunitetet dhe Kosova është më e sigurt se kurrë, mes të tjerash dhe për shkak të faktit se në veri tani është arritur përparim jashtëzakonisht i madh. Ndoshta kjo është pikërisht ajo që ndikoi në vendimin e KFOR për t'u tërhequr", tha Vrajolli.
Historiani Aleksandar Rakoviq beson se pas largimit të karabinierëve nga ura kryesore mbi Ibër, si dhe përfshirjes së Policisë Kosovare në sigurinë e Manastirit të Deçanit, fshihet një qëllim i keq dhe po përpiqet që ndaj popullit sërb të ushtrojë një presion tjetër dhe të bëjë kërcënim tjetër.
Rakoviq për Kosovo Onlajn thotë se incidenti në Lipjan tregon se sa të kërcënuara janë objektet fetare të Kishës Ortodokse Sërbe.
“Shqiptarët do të pretendojnë se atë mund t’a ruajnë Manastirin e Deçanit dhe se mund t’a sigurojnë urën në Mitrovicën e Kosovës, por kjo është vetëm derisa dikush të shtypë butonin “ndezur” kur ata duhet të largohen, si një forcë kuazi-sigurie dhe të lejojnë atë masë që duhet të kërcënojë si Manastirin e Deçanit, ashtu dhe pjesën veriore të Mitrovicës së Kosovës. E gjithë kjo është një skenë që duhet të tregojë progresin e supozuar, por pas saj, fshihen qëllime shumë të këqija. Që ndaj popullit sërb të ushtrohet një presion tjetër dhe të bëhet kërcënim tjetër”, thotë Rakoviq.
komentet