Është koha që Amerika t’i kërkojë ndjesë Sërbisë

Majkl Frojnd
Burim: Kosovo Online

Kaluan 27 vite nga ajo natë kur sirenat e alarmit për rrezikun nga bombardimet u dëgjuan për herë të parë në Beograd dhe kur avionët e NATO nisën që të bombardonin Republikën Federative të Jugosllavisë. Për popullin sërb ato sirena alarmi nuk nënkuptonin vetëm fillimin e fushatës ajrore, por dhe nisjen e traumës kombëtare gjurmët e së cilës ende nuk janë zbehur.

Në atë kohë isha student fillestar në programin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prinstonit. Për së largu vëzhgova sesi pamjet nga Beogradi, Novi Sadi dhe Nishi mbushnin ekranet televizive natë pas nate. Madje prej kësaj largësie, ishte e pamundur të shmangej ndjenjë e thellë shqetësimi, madje edhe zemërimi se Shtetet e Bashkuara bombardonin kryeqytet europian dhe që civilët e pafajshëm paguanin çmimin.
Atë ndjenjë nuk e kisha vetëm unë. E kishin plot njerëz në mbarë botën. Dhe pikërisht për këtë përvjetor sikurse ky, duhet të jenë jo vetëm momente kujtimi, por dhe reflektimi të sinqertë.
Gjatë 78 ditëve në pranverën e vitit 1999, Sërbia duroi fushatë ajrore të pamëshirshme. U shembën urat, u goditën fabrikat dhe zonat e banimit, ndërsa NATO ndërmori atë çka e përshkroi si "intervenim humanitar".
Por për njerëzit e zakonshëm në mbarë Sërbinë, "humanitare" përkthehej si diçka krejtësisht ndryshe: frikë, humbje dhe vuajtje.
Si amerikan dhe si hebre, atëherë u merova të pajtoja atë çka isha dëshmitar me parimet morale që kisha mësuar: se çdo jetë njerëzore ka vlerë dhe se vuajtjet e civilëve nuk duhet të anashkalohen apo injorohen. Ndaj, u inkurajova nga qëndrimi i qartë i ministrit të atëhershëm të jashtëm izraelit Ariel Sharon ku dënoi fushatën e NATO si "intervenim brutal", duke theksuar se "jemi kundër lëndimit të njerëzve të pafajshëm".
Pothuajse tre dekada më vonë, Sërbia ka rindërtuar shumë nga ajo që u shkatërrua. Por koha nuk i ka fshirë pyetjet morale që vurën në lëvizje ato zhvillime. Për më tepër, i bëri më të qarta dhe besoj se Shtetet e Bashkuara duhet t'i kërkojnë zyrtarisht ndjesë Sërbisë për vrasjen e civilëve gjatë Operacionit “Forca Aleate”.
Ky qëndrim nuk është i ri. Presidenti çek Millosh Zeman në vitin 2021, kërkoi ndjesë publike duke thënë: "Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast për të kërkuar ndjesë për bombardimin e ish-Jugosllavisë", duke pranuar se mbështetja e tij e hershme për fushatën shfaqte "mungesë guximi".
Kritikat nuk erdhën vetëm nga Europa. Koloneli në pension i Ushtrisë Amerikane, Dagllas Mekgregor e përshkroi ndërhyrjen e vitit 1999 në mënyrë që e bën të qartë se e konsideron gabim serioz.
Madje dhe brenda vetë udhëheqësisë amerikane, pati njohje të viktimave njerëzore. Gjatë vizitës në Beograd në vitin 2016, zv.presidenti i atëhershëm Xhozef Bajden i’u drejtua direkt popullit sërb, duke thënë: "Në emër të popullit amerikan, dëshiroj të shpreh ngushëllimet gjithë atyre që humbën të dashurit në bombardimet e NATO-s". Shtoi se Shtetet e Bashkuara "ndjejnë keqardhje për humbjen e jetëve të pafajshme" gjatë atyre ngjarjeve.
Këto fjalë janë të rëndësishme. Por ato nuk shkojnë aq larg sa duhet.
Shprehja e keqardhjes nuk është e njëjtë me pranimin e përgjegjësisë.
Për të qenë të qartë, asnjë nga këto nuk do të thotë të injorosh kompleksitetin e konflikteve ballkanike të viteve ‘90. Shpërbërja e Jugosllavisë solli tragjedi për popuj të ndryshëm në mbarë rajonin. Por kompleksiteti nuk mund të shërbejë si justifikim për të shmangur detyrimet morale.
Fushata e NATO shënoi preçedent shqetësues: veprime të vazhdueshme ushtarake të kryera pa autorizim eksplicid nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, e cila vuri në lëvizje çështje serioze ligjore dhe etike që sot e kësaj dite janë çështje të pazgjidhshme.
Për Sërbinë, megjithatë, kjo çështje nuk është vetëm e natyrës ligjore. Ajo është thellësisht njerëzore.
Hjuman Rajts Uoç vlerësoi se gjatë fushatës, u vranë gati 500 civilë. Në mbarë vendin, infrastruktura u shkatërrua: instalimet elektrike dolën jashtë funksionit, rrjetet e transportit u dëmtuan dhe institucionet kryesore u shembën. Në Novi Sad të tri urat mbi Danub u shndërruan në rrënoja.
Mes incidenteve më shokuese ishte bombardimi i trenit të udhëtarëve në Grykën e Gërdelicës, në të cilin humbën jetën dhjetëra civilë. I dyti ishte sulmi ndaj selisë së Radio Televizionit të Sërbisë ku humbën jetën 16 punonjës të medias. Përdorimi i municioneve me uranium të varfëruar edhe sot është çështje shqetësuese në Sërbi.
E kështu, Shtetet e Bashkuara ndodhen para provimit-jo fuqi, por parime.
Forca e Amerikës, mes të tjerash, ka qenë gatishmëria e saj për t'u përballur ndonjëherë me të kaluarën e vet. Pranoi padrejtësitë dhe në raste të caktuara, ofroi falje zyrtare. Akte të tilla nuk e dobësojnë kombin. Ato e forcojnë, duke treguar se qartësia morale mund të ndjekë forcën kombëtare.
Ajo për të cilën mungon nga gjest i tillë ndaj Sërbisë dhe që është dhe më e habitshme, është miqësia e gjatë dhe e sinqertë që dikur lidhte dy kombet.
Marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara datojnë më shumë se dy shekuj më parë. Në vitin 1814, revolucionar i ri sërb i quajtur Gjorgje Shagiq-i njohur në Amerikë si Xhorxh Fusher-mbërriti në Shtetet e Bashkuara pasi mori pjesë në Kryengritjen e Parë Sërbe, duke u bërë kështu një nga lidhjet më të hershme mes popujve sërb dhe amerikan.
Kjo marrëdhënie me kohë u thellua. Gjatë Luftës së Parë Botërore, amerikanët admiruan këmbënguljen dhe sakrificën e Sërbisë. Presidenti Vudro Uillson më 28 korrik të vitit 1918, bëri gjest të jashtëzakonshëm duke urdhëruar ngritjen e flamurit sërb mbi Shtëpinë e Bardhë, duke e bërë atë flamurin e parë të huaj që u ngrit ndonjëherë aty dhe një nga vetëm dy në histori. Ky ishte akt respekti dhe solidariteti i thellë.
Në mesazhin e tij, Uillson falenderoi "popullin e guximshëm të Sërbisë" dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës së lirisë.
Kjo miqësi u forcua jo vetëm nga burra shteti, por edhe nga personalitete të jashtëzakonshme sikurse shkencëtari sërbo-amerikan Mihajllo Pupin. Si figurë e shquar në shkencën dhe jetën publike amerikane, Pupin ishte një nga themeluesit e Komitetit Kombëtar Këshillimor për Aeronautikën (NACA), institucioni që më vonë do të shndërrohej në NASA. Kontributi i tij simbolizoi lidhjet e thella dhe të qëndrueshme mes talentit sërb dhe përparimit amerikan.
Kjo lidhje zgjati deri në Luftën e Dytë Botërore. Në Misionin "Halijard", fshatarët sërbë rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar dhe mbrojtur më shumë se 500 pilotë amerikanë të rrëzuar mbi Jugosllavinë e pushtuar. Ky ishte një nga operacionet më të mëdha të shpëtimit në histori.
Këto nuk janë shënime historike të vogla. Janë kujtesa të forta që raporti mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara dikur bazohej në respekt reciprok dhe vlera të përbashkëta.
Dhe pikërisht për shkak të kësaj historie, ngjarjet e vitit 1999 kanë kaq shumë peshë.
Përmirësimi i marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara është në interes të të dy kombeve. Por partneriteti i vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi kujtesën selektive.
Prej kohësh trashëgimia e vitit 1999 mbeti e pazgjidhur. Ka ardhur koha për hap të thjeshtë, por domethënës: ndjesë amerikane për vdekjet e civilëve.
Nëse dhe kur të vijë deri në këtë ndjesë, Sërbia do të duhet t’a pranojë atë-jo si akt harrese, por si akt force. Kombet, ashtu si individët, nuk e zvogëlojnë veten me përhapjen e apo pranimin e pajtimit; ato ngrihen. Pranimi nuk do t’a fshinte të kaluarën, as nuk do t’a lironte dhimbjen e pësuar. Por do të çelte derën për të ardhme në të cilën pranohet e vërteta historike dhe rivendoset respekti reciprok. 
Historia nuk mund të kthehet. Por e ardhmja mund të formësohet me guxim për t'u përballur me të kaluarën. Dhe kjo kërkon që Shtetet e Bashkuara t'i thonë qartë dhe pa rezerva popullit të Sërbisë: na vjen keq.

Shkruar për Politika: Rabini Majkëll Frojnd, ish-zëvendësdrejtor i komunikimit në kabinetin e Netanjahut, kolumnist për "Jerusalem Post" dhe themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Sërbo-Izraelite.