Rezoluta bahreinase zhveshi edhe më polarizimin e thellë mes anëtarëve të përhershëm në KS të KB

1
Burim: Kosovo Online

Rezoluta bahreinase në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara tregoi qartë se vetoja vendosi fatin e vet, çka shtoi edhe më polarizimin e thellë mes anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Shkruar nga: Zhelko Shajn, i dërguar special i Kosovo onlajn në Nju Jork

Ndonëse shumica e shteteve mbështetën propozimin, kundërshtimi i Rusisë dhe Kinës bllokoi miratimin e tij nën argumentin se teksti nuk ishte mjaft i balancuar dhe nuk mbulonte të gjitha shkaqet e tensioneve rajonale.

Kthesë e tillë e zhvillimeve, pati komplikacione të gjera-rezoluta, në një farë mënyre, ndikoi në mënyrë indirekte në arritjen e armëpushimit dyjavor, por pa legjitimimin formal të përdorimit të forcave ushtarake në mbrojtjen e rrugëve kryesore detare, veçanërisht atyre me rëndësi jetike për transportin e burimeve energjitike përmes Ngushticës së Hormuzit.

Në këtë atmosferë fort të polarizuar, pritet dhe diskutim rreth çështjes së Kosovës e Metohisë, si dhe mbi rezultatet e Marrëveshjes së Brukselit dhe respektimin e Rezolutës 1244.

Qëndrimet e fuqive të mëdha edhe për këtë çështje ngelen thellësisht të ndara: ndërsa Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur, Rusia dhe Kina insistojnë në respektimin e integritetit territorial të Sërbisë.

Seanca e Këshillit të Sigurimit e planifikuar për 9 prill, shikohet si një moment tjetër i rëndësishëm në të cilin do të dalin në pah pikëpamjet e kundërta të fuqive të mëdha, por edhe si mundësi për të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sërbisë.

Mosmiratimi i rezolutës bahreinase theksoi edhe më tej kompleksitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndonëse 11 vende votuan pro tekstit të saj, veto pamundësoi marrjen e vendimit, e kështu që Këshilli i Sigurimit humbi mundësinë për përgjigje unike ndaj sfidave të sigurisë në rajon.

Njëkohësisht, kjo situatë konfirmon edhe një herë se vendimet kyçe në politikën ndërkombëtare, shpesh varen nga raporti i fuqive mes fuqive të mëdha dhe jo vetëm nga vullneti i shumicës së anëtarëve.