Avokatët: Të ndaluarve në Gazimestan u kthehen me kusht dokumentet, u pamundësohet e drejta për ankimim

optuženi
Burim: Kosovo Online

Avokatët që përfaqësonin të ndaluarit në Gazimestan theksuan se atyre i’u pamundësua e drejta e ankimimit për shkak se ishin të kushtëzuar që t'i kthenin dokumentet ndonëse ishin të gatshëm t'i bënin. Sikurse thanë, me këtë vendim u cënuan të drejtat e tyre humane dhe janë shkelur të gjitha parimet ligjore.

Avokatja Jovana Filipoviq tha se se në këtë rast ka pasur shkelje të të drejtave të tyre, pasi sikurse tha, procedura as nuk është bërë çka janë cënuar të gjitha të drejtat e tyre humane.

“Duhet të përmend se në vendimin e gjykatës, me të cilin dokumentet e tyre më parë u janë marrë, thuhet se ato u morën për të qenë në seancë, si dhe se të gjitha dokumentet personale do të kthehen në seancën e ardhshme kur të dalin para gjykatës. Duke pasur parasysh se seanca e radhës nuk u mbajt kurrë dhe se gjyqtari sot erdhi vetëm sa shpalli vendimin pa dëgjuar më parë palët në proces”, tha Filipioviq.

Kjo e fundit vuri në dukje se personat që nuk janë nga Kosova janë detyruar të paguajnë gjobën, ndonëse sikurse theksoi, kanë të drejtën e ankimimit të vendimit në harkun kohor të tetë ditëve.

“U urdhërua që vendimi të konsiderohet i formës së prerë, pra të paguhet dhe egzekutohet brenda 15 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi. Ne këtu nuk mundëm të prisnim formën e prerë sepse personat në fjalë kanë ardhur në Kosovë në një ditë, pra për festën e Vidovdanit dhe qëndruan deri më sot, pra deri më 1 korrik. Njerëzit kanë të njëjtën veshje, nuk kanë as të holla, as mundësi që të qëndrojnë këtu deri në vendimin e shkallës së parë nëse do t’a kishin ankimuar për të njëjtat arsye, do të ishin të detyruar që të paguanin gjobën nëse do të dëshironin kthimin e dokumenteve. Një nga pjesmarrësit tha sot se dokumentet e tij janë vjedhur dhe këtë kështu mund t’a konsiderojmë sepse them se nuk egziston asnjë dokument dhe arsye, as vendim të gjykatës për çfarë u janë marrë dokumentet, pra pra nuk u janë kthyer kur janë paraqitur në seancën e ardhshme", tha Filipoviq.

Avokati Millosh Nikoliq tha se me me këtë vendim dhe procedurë janë shkelur të gjitha parimet dhe postulatet juridike mbi të cilat mbështetet sistemi juridik modern.

"Personat që u arrestuan, i’u pamundësua e drejta për t'u mbrojtur, sepse asnjëri prej tyre nuk u dëgjua, ndërsa sot i’u pamundësua dhe e drejta e ankimimit. Në lidhje me këtë, del në konkluzionin se janë fajtorë vetëm sepse kanë kremtuar Vidovdanin. Sepse vitin e kaluar, nëse kujtojmë, pati simbole të kontestuara. Këtë vit kontestimi ishte sepse kënduan", tha avokati.

Ai tha se do t’a ankimojë për ata që kanë dokumente kosovare.

"Do t’a ankimojmë vendimin në lidhje me ata njerëz që janë nga Kosova që nuk kanë paguar gjobën dhe ky vendim i Gjykatës së Apelit do të zbatohet për të gjithë ata që janë fajtor. Do të doja të theksoja edhe një herë brutalitetin e policisë, sepse gjatë ndalimit katër djem i mbijetuan torturave fizike. Janë lënduar, njëri ka mavijosje në sy, tjetri në shpinë. Shpresoj që ky vendim të anulohet", tha Nikoliq.

Avokati Nikolla Todoroviq tha se kjo ishte procedurë e çuditshme në të cilën të akuzuarve nuk i’u mundësua që të deklaroheshin rreth asaj se përse konsiderohen fajtorë.

"Kjo procedurë e thënë më butë, është e çuditshme, nëse mund të quhet procedurë gjyqësore, sepse me këtë vendim, u shkelën të gjitha parimet gjyqësore dhe të drejtat për gjykim të drejtë. Njerëzve nuk i‘u mundësua që të jepnin opinionin e tyre dhe mbrojtjes gjatë procedurës, veçse u deklaruan nëse ishin përgjegjës dhe nëse ishin fajtorë. Ata thanë se nuk ishin dhe duhej të kishin thënë se përse nuk ishin fajtorë. Gjykata mori vendim që nuk e kam parë kurrë më parë, vendim me nxitim, pa seancë dëgjimore", tha Todoroviq.

Sikurse shtoi, atyre që u dëbuan i’u pamundësua ankimimi.

Pas leximit të vendimit, të ndaluarve në Gazimestan që nuk kanë dokumente kosovare paguan gjobë prej 700 eurosh, pas së cilës do të deportohen nga Kosova dhe u ndalohet hyrja në Kosovë për tre vitet e ardhshme.