Shemben edhe dy shtëpiza pushimi në Gazivodë, pronarëve të katër shtëpizave verore u dorëzohen kërkesat për largimin e objekteve

Gazivode
Burim: Kosovo Online

Makineritë e rënda kanë mbërritur mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:00, në liqenin e Gazivodës, ku, me asistimin e Policisë së Kosovës, janë shembur edhe dy shtëpiza pushimi, ndërsa pronarëve të katër shtëpizave verore u janë dorëzuar kërkesat për largimin e objekteve brenda tetë ditëve.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Kosovo online se makineritë ndodhen në liqenin e Gazivodës me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit të Kosovës, e cila ka iniciuar largimin e objekteve.

Siç kanë bërë të ditur, gjatë aksionit të sotëm janë shembur dy shtëpiza pushimi.

Njëkohësisht, pronarëve të katër shtëpizave verore në bregun e liqenit u janë dorëzuar kërkesat e Ministrisë për largimin e objekteve brenda tetë ditëve.

Aksioni i sotëm në liqenin e Gazivodës vjen pasi gjatë verës janë shembur më shumë se 30 shtëpiza pushimi në bregun e liqenit.