Arsiq për shembjen e hotelit në Ujman: Kam frikë se kjo qasje e Prishtinës do të bëhet praktikë

Zubin potok ostaci motela Jezero
Burim: Kosovo Online

Predrag Arsiq, avokat i familjes Jakshiq hoteli i të cilës u shemb në Ujman, tha se egziston frikë që kjo qasje e autoriteteve prishtinase të bëhet praktikë ngado ku jetojnë sërbë në Kosovë.

Arsiq tha se familjes Jakshiq më 14 korrik i’u dorrëzua kërkesa për braktisje të pronës dhe t’ua dorrëzojë atë punonjësve të ndërmarrjes “Ibar-Lepencit“.

“Në të nuk i referohej asnjë dokumenti të vetëm që do të tregonte se mbi çfarë baze ndërmarrja ka të drejtën e pronësinë ndaj pronës së familjes Jakshiq. Ndonëse nuk ka fare bazë ligjore, kjo nuk pengoi punonjësit e NP 'Ibar-Lepenac' të përdorin makineri të rënda dhe policinë për të shembur pronën e familjes gjatë natës, anëtarët e të cilit u lanë në rrugë", tha Arsiq për RTS.

Ai nënvizoi se nuk u çmuan të drejtat e pronarëve.

Kujtoi se ishte ngritur padi ndaj ndërmarrjes "Ibar-Lepenc" dhe padi penale ndaj drejtorit Farruk Mujka.

Megjithatë, ndonëse seanca dëgjimore për atë padi ishte planifikuar për 12 gusht, kjo nuk e pengoi policinë të shembte hotelin.

"Kam frikë se ky rast do të bëhet praktikë e autoriteteve prishtinase për marrjen e pronave të sërbëve. Na ngelet vetëm procedura civile që po zhvillojmë para Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Shpresoj se do t’ia arrijmë", tha Arsiq.

Ky i fundit përsëriti se egziston frika se në muajt pasardhës do të pasohet me raste të ngjashme ngado ku jetojnë sërbët në Kosovë.

"Veprime të tilla ndërmerren selektivisht, vetëm aty ku jetojnë sërbët", theksoi Arsiq.

Moteli "Jezero" në Ujman u shemb dje, pasi punëtorët e ndërmarrjes "Ibar-Lepenac", së bashku me pjestarët e Policisë Kosovare, hyrën në objekt dhe njoftuan pronarët t’a braktisnin atë. Në shembje asistuan dhe pjestarë të EULEKS së bashku me KFOR.

Misioni EULEKS njoftoi se po ndiqte rastin e shembjes së motelit dhe barit në plazh "Jezero", por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pronarët e motelit, Jordan dhe Aleksandar Jakshiq, i thanë Kosovo Onlajn se nuk prisnin që kjo të ndodhte, pasi kishin ngritur padi ndaj ndërmarrjes "Ibar-Lepenac", dhe se po vazhdohej me procedurat gjyqësore.

Zyra për Kosovë e Metohi njoftoi se vijimi i shembjeve të objekteve në Komunën e Zubin Potokut, konkretisht objektit privat të familjes Jakshiq pranë Liqenit të Ujmanit, paraqet provë e politikës së Albin Kurtit, e cila sikurse thonë, synon shembjen, shkatërrimin, uzurpimin dhe nëpërkëmbjen e gjithçkaje sërbe në territorin e Kosovës.

Reaguan edhe organizatat joqeveritare nga veriu i Kosovës, duke bërë të ditur se me shembjen e këtij moteli, me urdhër të drejtorit të ndërmarrjes "Ibar-Lepenc", Farruk Mujka, u shemb rendi kushtetues e ligjor në Kosovë.