Arsovski: Mesazhe të kujdesshme të Fon der Lajenit në Shkup, ishin të paqarta nëse BE do të përfshihet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

Arsovski.jpg
Burim: Kosovo Online

Analisti Petar Arsovski vlerëson se mesazhet e presidentes së Komisionit Europian Ursula fon der Lajen gjatë vizitës në Shkup ishin më të kujdesshme sesa mesazhet e përcjella në Mal të Zi e Shqipëri, theksoi se është hera e parë e thënë qartësisht se pret që këto dy vende deri në vitin 2030, do të bëhen anëtare të Unionit Europian.

Duke folur për vizitën e sotme të Fon der Lajen në Shkup dhe takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, Arsovski tha se u përcollën si mesazhe pozitive ashtu dhe mesazhe të kujdesshme.

"Nga ana e mesazheve pozitive, i pari është toni i vetë Mickoskit, i cili prej antagonizmit ndaj BE dhe një narrativë për marrëdhënie të padrejta, tani flet për dialogun dhe përfshirjen e BE. Mesazhet pozitive nga Fon der Lajen janë se janë të gatshëm të bëjnë përparim shumë shpejt me Maqedoninë dhe konfirmimin e rezultateve të mira të reformave dhe Planit për Rritje dhe Zhvillim. Ajo çka mbetet e paqartë dhe që mund të mos jetë kaq mesazh sa prisnim, por më mirë se asgjë, është se ende nuk i referohet bisedimeve dypalëshe para Hartës së Rrugës", theksoi Arsovski.

Kur është fjala për zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, Arsovski vuri në dukje se ende nuk është e qartë nëse BE do t'i bashkohet bisedimeve dypalëshe.

"Nuk është konfirmuar nëse do të ndërmerret hap konkret në kuadër të takimit të planifikuar më parë të Mucunskit në Bullgari, apo nëse do të mbahet seancë e veçantë kushtuar vetëm mosmarrëveshjes dypalëshe mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. A do të përfshihet BE, ende nuk është e qartë sepse Fon der Lajen këtë e tha si hap të përbashkët, por nuk ka konfirmim se aty do të jetë përfaqësues i BE. Nga mesazhet që do të përcillen nga takimi i Komisionit Europian më 5 dhe 6 tetor dhe më 15 dhe 16 tetor nga Këshilli Europian, do të dimë nëse kemi hap konkret përpara apo një mbështetje apo inkurajim tjetër të ri politik", tha ai.

Duke i’u referuar mesazheve që Fon der Lajen gjatë kësaj jave u përcolli vendeve të tjera të rajonit, Arsovski vlerësoi se ato ishin më të qarta dhe më inkurajuese për Malin e Zi dhe Shqipërinë. 

"Ato janë më të mira e më të qarta se kjo për ne. Duket se oreksi gjeopolitik i BE për aleanca të reja nën presionin e antagonizmit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshpejtimi i zgjerimit në Ballkan me detyrime tashmë konkrete ndaj Malit të Zi dhe Shqipërisë, tentativa ndaj Kanadasë, pranimi i pozitës së Islandës, tentativa ndaj Australisë, do të thotë që BE dëshiron e thënë kushtimisht footprint gjeopolitike. Në këtë kuptim, mesazhet ishin më të qarta dhe të kristalta e më inkurajuese për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Tashmë u tha shprehimisht se pret që Mali i Zi dhe Shqipëria të bëhen anëtare deri në vitin 2030. Kjo është hera e parë që presidentja e Komisionit Europian e thotë këtë. Kështu që këto janë mesazhe inkurajuese për rajonin dhe mund të krijojnë presion tjetër dhe për ne për të zhbllokuar procesin", konkludoi Arsovski.