Gjuriq: Prishtina përpiqet të heqë mburojën e sigurisë dhe mbrojtjes së sërbëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, tha se Prishtina, me tentativën përkundër dialogut dhe kundër këshillave nga fuqitë e mëdha për të hapur urën mbi Ibër, përpiqet të largojë një mburojë simbolike dhe mur të vërtetë të sigurisë dhe mbrojtjes së sërbëve.

Gjuriq për TV Pink përsëriti se çdo ambasadë dhe konsullatë sërbe do të jetë edhe Zyrë për K&M në luftën për ruajtjen e të drejtave kolektive dhe njerëzore të sërbëve.

“Me hapa të tillë si njoftimi se duke anashkaluar dialogun në Bruksel dhe kundër vullnetit të fuqive të mëdha që mbështetën të ashtuquajturën pavarësinë e K&M, dhe ajo çka është shumë më keq kundër interesave jetike të komunitetit sërb, po punon për të marrë kontrollin e Mitrovicës së Veriut. Nuk është kjo hapja e ndonjë ure, për të kuptuar se në Mitrovicën e Veriut funksionojnë edhe katër ura që lidhin pjesën veriore dhe jugore të qytetit. Këtu bëhet fjalë rreth një muri simbolik i vërtetë i sigurisë dhe mbrojtjes së sërbëve që duan t’a heqin”, theksoi Gjuriq.

Diplomacia sërbe, thekson ai, është e angazhuar në vazhdimësi në të gjitha kontinentet për të speguar peshën e pozitës së popullit sërb dhe si do të fitonte aleatët dhe miqtë në ato anë, që tradicionalisht për çështjen e Kosovës, Sërbia nuk i kishte.

Gjuriq shtoi se Sërbia pret nga KFOR dhe vendet e Pesëshes që të ndalen në mbrojtjen e popullit sërb.

“Unë sot do të kem takime edhe me ambasadorët e disa vendeve të Pesëshes dhe po punojmë tek kjo shumë seriozisht”, tha Gjuriq.

Ky i fundit ka falënderuar të gjithë diplomatët sërbë, të cilët, sikurse bën të ditur, nuk gëzojnë vetëm privilegjet, por luftojnë me të vërtetë për vendin e tyre.

“Ashtu si ushtarët dhe policët përgatiten gjithë jetën për kryerjen e detyrës së tyre, diplomatët sërbë janë çdo ditë në detyrë dhe ju kujtojmë se në vitin 2016, dy diplomatë sërbë dhanë jetën e tyre duke i shërbyer Sërbisë në një mision në Libi dhe disa dekada më parë u vra një ambasadori ynë në Stokholm. Pavarësisht të gjitha kërcënimeve, ne do të vazhdojmë punën tonë”, theksoi ministri.

Duke folur rreth kërcënimeve që u kanë mbërritur ambasadave sërbe, Gjuriq tha se nuk ka kërcënime të reja, duke shtuar se Sërbia këto mesazhe i merr shumë seriozisht.

“Këto kërcënime i marrim shumë seriozisht, pas tyre egziston sfond politikë shumë komplekse, egzistojnë fakte se disa vite më parë postet më të larta në provincën tonë jugore propaganduan dhe afirmuan retorikë, narrativë dhe sjellje që për karakterin e vet kanë natyrë ekstreme dhe është çudi që disa qarqe irredentiste vendosën të ndërmarrin hapa kaq eks treme” ka thënë Gjuriq.

Ata që sulmojnë, shtoi ai, dëshirojnë të prodhojnë ndryshim kursi të politikës së jashtme të Sërbisë dhe të largojnë ata që veprojnë në emër të Sërbisë nga përfaqësimi i interesave sërbe, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën.

Megjithatë Gjuriq u thotë të gjithë atyre që tentuan të ndërmarrin synime të tilla, se diplomacia sërbe jo vetëm që nuk do të tërhiqet dhe ndalet, por do të përforcojë aktivitetin e vet dhe kjo veçanërisht tek qendrat që ishin shënjestër e sulmeve dhe kërcënimeve.

Pyetjes nëse dihet se kush i ka dërguar emailet kërcënuese tek ambasadat sërbe, Gjuriq thekson se policia në vendet ku janë ndërmarrë kërcënimet, ka përcaktuar se nga vijnë mesazhet kërcënuese.

Janë identifikuar individët, njëri tashmë dihet publikisht. Duhet të ndërmerret një hetim i plotë dhe gjithëpërfshirës rreth sfondit politik të këtij lloj kërcënimi. Kërcënimet ndaj ambasadave dhe njerëzve që merren me përfaqësimin e pozicionit ndërkombëtar të Sërbisë, patjetër që kanë kontekst politik”, ka përmbyllur Gjuriq.