Gogiq: Vendimi i KQZ jodemokratik, pjesë e fushatës së Vetvendosjes para zgjedhjeve vendore
Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mos çertifikojë Listën Sërbe në zgjedhjet vendore, është antidemokratik, antiligjor dhe pjesë e fushatës së Lëvizjes Vetvendosja e cila dëshiron të fitojë pikë të ulëta politike, por dhe të heqë konkurrentët nga zgjedhjet në komunat me shumicë sërbe, vlerëson politologu Ognjen Gogiq.
“Kjo duket si reprizë e filmit të keq që e kemi parë. Në dhjetor të vitit të kaluar ndodhi i njëjti skenar, kur KQZ mori të njëjtin vendim ku u modifikua pas apelimit të Listës Sërbe. E njëjta gjë do të ndodhë edhe kësaj here, ndërsa shtrohet pyetja përse e gjithë kjo kur dihet rezultati”, sqaron Gogiq për RTS.
Ai nënvizoi se nuk egziston bazë ligjore që Listës Sërbe t’i ndalohet pjesmarrja në zgjedhje. Gogiq thekson se është jodemokratike që një parti në bazë të spekulimeve, bllokon tjetrën dhe se është i njëjti motivacion si i herës së kaluar dhe kjo është që Albin Kurti t’a paraqesë Listën Sërbe si të tmerrshme dhe se ata janë të vetmit që e mbrojnë Kosovën.
Njëkohësisht Gogiq kujton se në zgjedhjet parlamentare, sërbët kanë dhjetë vende të garantuara në kuvend, por në ato vendore jo.
“Të gjitha partitë në zgjedhjet vendore garojnë njëra kundër tjetrës dhe se arsyeja është më shumë sesa ajo e vendimit të KQZ ku disa parti dëshirojnë që t’i shumojnë shanset vetes për të marrë vende të këshilltarëve. Në njërën anë kemi motivin ideologjik ndërsa në tjetrën është privimi nga konkurrenca”, sqaroi ai.
Për këtë Gogiq nënvizoi se është mjaft e rëndësishme dalja masive e sërbëve në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai konstaton se është dështuese çka partitë e tjera në KQZ ishin abstenuese ndonëse të gjithë e dinë se bëhet fjalë për vendim joligjor.
Gogiq thotë se në Kosovë zbatohen standarte të dyfishta çka duket dhe sipas pretendimeve të disave në KQZ se Lista Sërbe është organizatë terroriste.
“Igor Popoviq u dënua sepse tha se UÇK është organizatë terroriste. Dje disa deputetë thanë se Lista Sërbe është organizatë terroriste dhe nuk shikoj nëse dikush do të përgjigjet për këtë. Si ka mundësi që kjo deklaratë se Lista Sërbe është organizatë terroriste nuk paraqet shkaktim të urrejtjes nacionale” pyeti Gogiq.
Ky i fundit tha se në Kosovë ndryshojnë standartet e dyfishta-kur sërbët bëjnë diçka kjo kualifikohet si shkaktim të urrejtjes nacionale, ndërsa kur ndodhin provokime ndaj sërbëve, mosveprimi është i pranishëm.
Ai i bëri thirrje Listës Sërbe që të bëjë kallzim penal ndaj të gjithë atyre që e kanë quajtur atë organizatë terroriste.
Kur është fjala për kuvendin, beson se agonia do të vijojë edhe për disa kohë.
“Këtu më shumë bëhet fjalë për zgjedhjet vendore. Pres që shtyrjet në parlament të vijojnë. Mendoj se Vetvendosja dëshiron së pari të masë veten në nivelin vendor, e më pas të kthehet në nivelin parlamentar”, ka thënë Gogiq.
Ky i fundit kujtoi se Vetvendosja nuk ka shumicën dhe nuk tenton që me marrëveshje të zgjidhë problemin në kuvend.
Gjithashtu nënvizon se është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas skadimit të afatit që Gjykata Kushtetuese dha për konstituimin e parlamentit.
0 komentet