Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës

Široka Pulja i Hadžiju
Burim: Kosovo Online

Justina Shiroka Pula është zyrtarizuar në postin e presidentes së Kosovës. Ajo në ceremoninë e inaugurimit mori detyrën nga Albulena Haxhiu e cila ishte ushtruese e detyrës së presidentes qysh prej 4 prillit të këtij viti.

Ceremonia u mbajt në oborrin e Presidencës ndërsa asistonin anëtarë të familjes së presidentes Shiroka Pula, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, transmeton Ekonomia onlajn.

Në këtë ceremoni Albulena Haxhiu i dorrëzoi Kushtetutën e Kosovës presidentes së re. Mandati i presidentit të Kosovës zgjat pesë vjet. 

Shiroka Pula u zgjodh për president të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit mbajtur më 6 tetor në votimin që përfundoi pas mesnate. Ajo mori 81 vota, ndërsa kandidatja e dytë Eliza Hoxha mori një votë. Dy vota u shpallën të pavlefshme.

Ajo është gruaja e tretë në këtë funksion pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.