Llajçak: Sërbia dhe Kosova të punojnë për de-eskalimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve

Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak ka thënë sot pas bisedës me përfaqësues të "pesëshes së madhe" dhe presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq se tema e vizitës ishte përparimi në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e dhe de-eskalimin e situatës në Kosovë nën dritën e ngjarjeve të fundit, transmeton RTV.

"Dëshirojmë të themi qartësisht se dënojmë me forcë sulmin ndaj policisë kosovare më 24 shtator. Të gjithë autorët e sulmit të ndalohen dhe të gjykohen dhe presim bashkëpunim të plotë të Sërbisë në këtë këndvështrim" ka thënë Llajçak pas takimit.

Ky i fundit shtoi se liderët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre dhe si Beogradi dhe Prishtina të punojnë për de-eskalim dhe normalizim të marrëdhënieve. 

"Këtë mesazh i përcollëm presidentit Vuçiq. Sërbia dhe Kosova të hyjnë në marrëveshjet e reja të shkurtit dhe marsit të këtij viti dhe ne presim nga të dy palët të nisin me përmbushjen e detyrimve të tyre për marrëveshjet e reja dhe ato të vjetra" ka thënë Llajçak.

Ky i fundit theksoi se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë në rendin e ditës në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve europiane të hënën, ndërsa rreth kësaj çështjeje do të bisedohet edhe prej liderëve të BE në fund të javës në takimin Këshillit të Europës. 

"Kjo vizitë do të ndikojë direkt në këto negociata. Ashtu sikurse e kam thënë shumë herë, nuk ka të ardhme europiane as për Sërbinë dhe as për Kosovën pa normalizim të marrëdhënieve të tyre dhe zbatimin e marrëveshjeve për normalizim të tashmet dhe të hershmet. Dëshirojmë të shikojmë perspektivën dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë dialogu ka rëndësi kryesore. Bisedat tona me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti do të vijojnë ditët pasuese", përmbylli Llajçak.

Në takim me Vuçiqin në Beograd, përveç Llajçakut asistonin dhe zv ndihmës sekretari i shtetit dhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar, si dhe të dërguarit special të Gjermanisë, Francës dhe Italisë-Emanuel Bon, Jens Pletner dhe Françesko Talo.

Pesëshja e madhe në Beograd mbërriti pas vizitës në Prishtinë ku Llajçak pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurtin tha se u prezantua plani për vijimin e dialogut dhe tha se Kosova duhet të formojë pa vonesë Bashkësinë e Komunave Sërbe.