Arqipeshkvia: Mungesa e këmbanores në kishēn e Shënjt tē Dielës nē Bērnjaç pranē Rahovecit kērkon hetim urgjent
Arqipeshkvia Rashko-Prizrenase njoftoi se e ka pritur me shqetësim të thellë lajmin se kambana e kishës ishte zhdukur nga kambanorja e Kishës së Shenjtores së Madhe Dëshmore tē sē Dielēs në fshatin Bērnjaç, pranë Rahovecit dhe se- duke u përmbajtur nga konkluzionet e nxituara lidhur me autorët dhe motivet-pret që Policia Kosovare të kryejë hetim të plotë.
Besimtarët nga Rahoveci dhe rrethinat të cilët u mblodhën këtë mëngjes për Liturgjinë e Shenjtë me rastin e festës së kishës, vunë re me të mbërritur se kambana nuk ishte më aty. U njoftua Policia Kosovare e cila doli në vendngjarje, ndërsa të gjitha rrethanat e këtij rasti mbeten ende të paqarta.
Arqipeshkvia njofton se kambana e kishës nuk është vetëm pjesë e pronës së kishës, por objekt fetar i shenjtëruar që i thërret besimtarët në lutje dhe bashkim; ndaj, zhdukja e saj në ditën e festës së shenjtë të kishës i ka shqetësuar thellësisht të paktët besimtarë që kanë mbetur në këtë rajon, veçanërisht duke pasur parasysh se kjo kishë-në afërsi të së cilës nuk jeton popullsi sērbe-ishte shkatërruar gjatë dhunës së marsit të vitit 2004.
"Për momentin, Arqipeshkvia përmbahet nga nxjerrja e konkluzioneve të parakohshme lidhur me autorët dhe motivet, por pret që Policia Kosovare të kryejë hetim të plotë e pa vonesë, të sigurojë të gjitha provat e disponueshme, të përcaktojë se çfarë ka ndodhur dhe-nëse kambana është hequr ilegalisht-të gjejë autorët dhe t'i vendosē para drejtësisë. Është veçanërisht e rëndësishme të shqyrtohet nëse ky rast përmban elemente të intolerancës fetare apo etnike," thuhet në deklaratë.
Duke pasur parasysh se shumë sulme, vjedhje dhe përdhosje të mëparshme të objekteve të Kishës Ortodokse Sërbe nuk kanë pasur epilog policor apo gjyqësor, Arqipeshkvia pret që përfaqësuesit ndërkombëtarë të monitorojnë me kujdes veprimet e institucioneve kompetente në këtë rast.
"Vetëm një hetim i shpejtë, profesional dhe i paanshëm mund të tregojë se vendet e shenjta dhe të drejtat e KOS mbrohen vërtet në praktikë, e jo vetëm deklarativisht," shtohet në deklaratë.
0 komentet