Sërbia dhe Spanja dekorojnë pas vdekjes rreshterin madhor të US Millovan Jovanoviq
Republika e Sërbisë dhe Mbretëria e Spanjës kanë dekoruar pas vdekjes rreshterin madhor të Ushtrisë së Sërbisë Millovan Jovanoviq ku si pjestar i forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, humbi jetën më 4 qershor të këtij viti.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq dekoroi pas vdekjes Jovanoviqin me Urdhërin e Yllit të Karagjorgjes së Klasit të Parë, ndërsa Spanja dekoroi nënoficerin sërb me Kryqin për shërbime ushtarake me shiritin e verdhë.
Presidenti Vuçiq i dorrëzoi dekoratën të atit të pjestarit të rënë të Ushtrisë së Sërbisë Millosh Jovanoviq. Motivacioni i Urdhërit të Klasit të Parë me Yllin e Karagjorgjes është për merita të veçanta në përfaqësimin e Republikës së Sërbisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Vuçiq tha se është ky urdhër është për hero të vërtetë sërb, gjithmonë njeri guximtar, trim, i denjë, prind i mrekullueshëm i Milloshit dhe Anastasias, bashkëshort i mirë.
“Çfarëdo që të thuash në moment të tillë, gjithçka është e tepërt e gjithçka është e pamjaftueshme”, tha Vuçiq.
Ai falënderoi ministrën spanjollë që erdhi në Sërbi me 11 pjesëtarë të ushtrisë së atij vendi që ndodheshin në bazën “Migel de Servantes” në jug të Libanit bashkë me Millovan Jovanoviqin.
"Nuk kemi ne se çfarë të bëjmë me informimin e njerëzve në vendet tona nga cila anë kanë mbërritur predhat në bazë, por duhet të themi se Millovani ishte në mision të nderuar, se nuk mund të ishte më i nderuar. Se e kreu me krenari, guxim e dinjitet. Për liri e për nder, njeriu duhet dhe mund t’a vendosë jetën në kub, sikurse ka thënë Servantes. I dashuri im sërb Millovan, nënoficer i nderuar, për paqe dhe liri, ti bëre më shumë se të gjithë ne. Ajo çka munde dhe duhej. Ishe në gjendje të bëje atë për të cilën ishe përgatitur tërë jetën dhe duhej të bëje atë që nderi ushtarak të detyronte të bëje", tha presidenti i Sërbisë.
Ai tha se Jovanoviq u largua ashtu sikurse bëjnë heronjtë, dinjitoz dhe i guximshëm ndaj dhe pas vdekjes i’u dha Urdhri i Yllit të Karagjorgjesë të Klasit të Parë.
"Urdhërin t’a kam dhënë me dhimbje dhe me shumë krenari. Me dhimbje sepse nuk je këtu t’a marrësh, sepse takova familjen tënde të mrekullueshme dhe e shikoj sesa e vështirë është për ta dhe me krenari sepse e meritoje çdo ditë të shërbimit tënd, çdo moment në të cilin kryejte detyrën. Pusho në paqe, i dashur Millovan. Sërbia nuk do të të harrojë dhe më e rëndësishmja, nuk do të harrojë as familjen tënde” tha Vuçiq.
Ky i fundit tha se heroizmi nuk njeh kufij nën mirënjohjen e Spanjës për gjestin human.
"Millovani mbante flamurin sërb larg shtëpisë së vet dhe qëndroi po aq krenar nën flamurin spanjoll në bazën e përbashkët 'Migel de Servantes'. Ju falënderoj juve ministre dhe Spanjën për gjestin human. Vendimi që Spanja nderon nënoficerin sërb, flet për diçka thelbësore, konfirmon se egzistojnë vlera më të forta se politika, protokollet dhe interesat. Se egziston bashkësi e atyre që besojnë se paqja i’a vlen çdo sakrifice. Millovani ynë i përket kësaj bashkësie fisnike. Sërbia dhe Spanja sot përulen para të njëjtit emër. Kjo është lidhje që nuk mundet të ndajë as koha dhe as distanca", tha Vuçiq.
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles Fernandes, në emër të vendit të saj i dorrëzoi Ana Jovanoviqit, bashkëshortes së Millovan Jovanoviqit, Kryqin për Shërbime Ushtarake me Shiritin e Verdhë të Mbretërisë së Spanjës.
Ky urdhër jepet për merita të veçanta, vepra apo shërbime që përfshijnë rrezik të lartë personal, si dhe në rastet e lëndimeve të rënda ose vdekjes gjatë kryerjes së detyrës ushtarake dhe kjo për pjestarët e Forcave të Armatosura Spanjolle, Gardës Civile, ushtarëve të huaj apo civilëve që kanë pësuar lëndime apo kanë humbur jetën duke treguar përkushtim dhe guxim të jashtëzakonshëm në misione.
Ministrja tha se për të dhe shokët e Millovanit që erdhën me të nga Spanja e ndanë me të çdo ditë në bazën "Migel de Servantes", është nder i madh të jenë në gjendje t'i japin familjes së tij dekoratën më të lartë që jep Spanja për shërbim ndaj paqes.
"Më e rëndësishmja dhe më heroikja është dhënia e jetës për të tjerët. Në momentin e vështirë, Millovan Jovanoviq ishte në Liban dhe mbronte bazën. Ishte në detyrë të KB. Ishte aty me kolegët e vet sërbë e spanjollë. Gjatë sulmit, kur ra, kishte dhe ushtarë të tjerë të plagosur, një nga Salvadori dhe dy nga Spanja. Di çfarë është dhimbja e familjes. Por di që Millovani është sot me ne dhe është krenar për paraardhësit e vet, për vendin e vet Sërbinë”, tha Fernandez.
Ajo tha se spanjollët janë krenarë për miqësinë e tyre me Sërbinë dhe faktin që një sërb punonte me ta.
"Ky urdhër është shprehje e dhembshurisë së popullit spanjoll dhe ushtrisë sonë. Millovan, kurrë nuk do të të harrojmë. Dje në bisedë me ushtarët spanjollë, vura re lot. Ne jemi me familjen e tij, me Sërbinë, përherë për paqen. Spanja sërish dekoron me urdhërin më të lartë, plot respekt dhe dashuri për popullin sërb dhe familjen e Millovan Jovanoviq", tha ministrja Fernandez.
Pjestar i Ushtrisë së Sërbisë, rreshteri i lartë Millovan Jovanoviq, i cili ishte i angazhuar në përbërje të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, humbi jetën mëngjesin e 4 qershorit si pasojë e plagëve të shkaktuara nga raketa që ra në bazën e KB ku ishin të stacionuara forcat paqeruajtëse, përfshirë dhe pjesë e kontingjentit sërb.
Me rastin e vdekjes së tij, Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë, shprehu ngushëllimet për familjen dhe bëri thirrje për hetim urgjent, themelor dhe transparent të incidentit.
Vrasja e paqeruajtësit sërb u dënua dhe nga sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Gutersh me mesazhin se sulme të tilla duhet të ndalen. Dënimi erdhi edhe nga Këshilli i Sigurimit i KB me shprehje ngushëllimesh të thella për familjet e viktimave dhe solidaritet me Sërbinë, si dhe dëshirë për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Ndërkaq, prej 2 marsit qysh nga nisja e eskalimit të armiqësive në Libanin jugor, kanë humbur jetën shtatë paqeruajtës të UNIFIL.
0 komentet