Simiq: Sërbët në K&M heronjtë e shekullit XXI, në Prishtinë anarki dhe diktaturë

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Nuk ka ministri nga Prishtina që në kuadër të kompetencave të veta, nuk bën gjithçka që sërbëve në Kosovë t’ua rëndojë jetën, tha Igor Simiq anëtar i Kryesisë së Listës Sërbe ku vuri në dukje se populli sërb nën regjimin e Albin Kurtit nuk ka asnjë mbrojtje ligjore. Ai tha se prioriteti absolut i Listës Sërbe në kushte të tilla, është të ruajë popullin dhe se sërbët në Kosovë, janë heronjtë e shekullit XXI që mbrojnë truallin e paraardhësve të tyre.

Për veprimet e shpeshta të policisë kosovare dhe ndalimet nën akuza për krime lufte, Simiq për Juronjuz Srbija tha se bëhet fjalë për presion sistemik nga regjimi prishtinas me synim shembjen e strukturës etnike dhe vështirësimin e mbijetesës së sërbëve.

"Duket se dikush në Prishtinë është nervoz sepse sërbët, 27 vjet pas konfliktit dhe të gjitha tentativave dëbuese, ende mbijetojnë në këto vise. Nuk ka ministri nga Prishtina që në kuadër të kompetencave të veta, nuk bën gjithçka që sërbëve t'ua vështirësojë jetën duke shkelur të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe aktet ligjore të cilat do të garantonin të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët", tha Simiq. Si ilustrim të represionit direkt, Simiq i’u referua rastit të fundit të rrahjes së Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok, duke kujtuar se ky nuk ishte incident i izoluar.

"Nenad Rashkoviq nuk është i vetmi që ka vuajtur tortura. Dimë të paktën shtatë raste të tjera të konfirmuara të rrahjeve të njerëzve të cilët nga frika për sigurinë e tyre personale dhe vendosmëria për të mos u akuzuar padrejtësisht dhe për t'u ndaluar, nuk mund të flasin publikisht për atë që kanë mbijetuar. Kjo krijon pasiguri që ndjek çdo familje sërbe në Kosovë e Metohi-madje dhe kur nuk ke bërë asgjë kundër rregullave, kjo nuk të garanton se nuk do të arrestohesh", theksoi Simiq.

Problem i veçantë paraqet dhe shembja e objekteve sërbe në liqenin e Ujmanit nën pretekstin e ndërtimit ilegal. Simiq atë procedurë e krahasoi me situatën në liqenin Radoniqit pranë Gjakovës, ku procedurat gjyqësore për objektet e pronarëve shqiptarë zgjatën shtatë vite.

"Nëse je shqiptar, ke të gjitha mekanizmat ligjorë për të vërtetuar pronësinë. Nëse je sërb dhe ke  shtëpi në Ujman, merr letër-apo mëson përmes medias-se brenda afatit 10 ditësh duhet të hiqni vetë objektin ose në të kundërt të vjen fadroma. Madje dhe kur dorëzon të gjitha dokumentet e pronësisë që vërtetojnë se objekti është ndërtuar në truallin tënd, kjo nuk vlen asgjë. Në gjykatë, përfaqësuesit e kompanisë 'Ibar-Lepenac' pretendojnë se nuk kanë idenë se kush po i shemb shtëpitë sërbe, ndërsa policët e armatosur rastësisht ndodhen në afërsi. Nëse je sërb, nën regjimin e Albin Kurtit, duket se nuk ke asnjë mbrojtje ligjore", tha Simiq.

Ky i fundit bën të ditur se policia në veri është shndërruar në organ që zbaton politikë represive, duke marrë rolin që bazuar në ligj nuk i takon.

"Policia Kosovare në veri sillet si sherif në Perëndimin e Egër-ata janë njëkohësisht dhe organ egzekutiv dhe gjyqësorë dhe legjislativ sepse interpretojnë arbitrarisht ligjet. Kemi situata në të cilat inspektorët komunalë në veri ndalohen vetëm sepse po bëjnë punën e tyre dhe po kërkojnë dokumentacion nga bizneset në pronësi të shqiptarëve. Nga kriminelët, më i keqi është krimineli me uniformë sepse në shoqëri normale kundër kriminelit keni sesi të ankoheni, ndërsa këtu kur sulmohesh nga një person me uniformë, reagimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë mungon. Qasja është e tillë që zonat sërbe me çdo çmim dëshirojnë t’i paraqesin si vatër krimi", theksoi Simiq.

Duke komentuar mundësinë e çeljes së urës kryesore mbi Ibër dhe transferimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit tek Policia Kosovare, Simiq paralajmëron se bëhet fjalë për vendime jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Lista Sërbe dhe populli sërb janë absolutisht kundër çeljes së urës kryesore të qytetit dhe ndryshimeve në sigurinë e Manastirit të Deçanit. Ajo urë kujton gati 1,000 sulme me motive etnike në të cilat pati të vdekur dhe të lënduar rëndë. Është e palogjikshme dhe e rrezikshme të pritet që policët që rrahën njerëzit tanë, të mbrojnë fëmijët sërbë në urë nesër”, tha Simiq.

Duke folur për situatën e gjerë politike në Kosovë, Simiq thekson se në Prishtinë mbizotëron vakum ligjor ku institucionet themelore demokratike nuk funksionojnë.

"Momentalisht sipas rregulloreve në fuqi, vetëm kuvendet komunale dhe kryekomunarët kanë legjitimitet të plotë, ndërsa gjithë të tjerat janë nën pikpyetje. Kemi paradoks që deputetët janë njëkohësisht dhe ushtrues të detyrës së kryeministrit dhe ministrit. Kurti është mësuar që në veri të mos respektojë asnjë ligj dhe tani kjo paligjshmëri është zhvendosur dhe në Prishtinë ku nuk respektohet as kushtetuta dhe as vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Bëhet fjalë për anarki dhe diktaturë", tha Simiq.

Duke folur për rolin e Listës Sërbe, e cila ka nëntë deputetë në parlament, Simiq theksoi se ata nuk kanë komunikim me partitë shqiptare dhe se nuk duan të jenë pjesë e trazirave të tyre të ndërsjellta politike.

"Prioriteti ynë absolut në këto kushte të pamundura është të ruajmë popullin dhe mbijetesën e sërbëve në Kosovë e Metohi. Pavarësisht gjithçkaje, populli ynë tregon forcë të pabesueshme. Sërbët në K&M janë heronjtë e shekullit XXI që mbrojnë truallin e paraardhësve të tyre dhe objektet tona më të mëdha të shenjta-Deçanin, Graçanicën, Levishkën dhe Banjskën", konkludoi Simiq.