Vuçiq: Marko Gjuriq është vlerë e Sërbisë
Burim: Nova.rs
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Sërbisë rreth Kosovës, se për ambasadorin e Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq, nuk pajtohet me asnjë kritikë të opozitës pasi është njeri që ka punuar mjaft për vendin e tij.
“Do luftojmë për Kosovën, punojmë gjithçka që mundemi, por ky gjeniu që kritikon Marko Gjuriqin studentin më të mirë. Personi që ka marrë dysh në rusisht, kritikon Marko Gjuriqin i cili është vlerë e këtij vendi, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një prej njerëzve më të arsimuar“, ka thënë Vuçiq.
Më herët shefi i grupit parlamentar të Partisë Popullore Mirosllav Aleksiq, kritikoi qeverinë aktuale duke thënë se “diplomacia e Sërbisë dikur ka udhëhequr dhe biseduar rreth kufinjve me Jovan Ristiqin, Nikolla Pashiqin, Mihajllo Pupinin, e ndërsa sot këtë e bën Marko Gjuriq e Jelena Miliq“.
komentet