Vuçiq: Populli sërb në Kosovë është i ekspozuar nga terror i tmerrshëm 

Vučić Rmanj 02 08 2026
Burim: Instagram/buducnostsrbijeav

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u shpreh se populli sërb në Kosovë është i ekspozuar nga terror i tmerrshëm dhe se “nga Prishtina përditë fabrikojnë diçka kundër tyre”, ndërsa sikurse tha, bota hesht për vuajtjet e kristianëve ortodoksë sepse vetë e krijuan.

"Por kandili i askujt, e as i atyre që terrorizojnë popullin tonë në Kosovë e Metohi, nuk digjej deri në agim", tha Vuçiq gjatë vizitës në Manastirin e Rmanjit në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, ku u prit nga peshkopi Sergije.

Sikurse raporton N1, Vuçiq tha se sërbëve nuk mund t'u jepet përcaktim gjeografik sesi t'i ndajë më tej çka nuk egzistojnë as sërbë boshnjake e as sërbë kroatë, egziston vetëm sërbë.

"Të gjithë jemi sërbë, mund të jetojmë në shtete të ndryshme, kjo nuk do të thotë se duam të vjedhim kufijtë e të tjerëve, as nuk jemi të interesuar për këtë sot. Na intereson të ruajmë unitetin kombëtar", tha Vuçiq.

Sikurse shtoi, "ne jemi sërbë, nuk ka dallim mes Peshkopit Sergi, at Sllavisha nga Kupres, mes meje dhe kujtdo tjetër. Ne jemi vetëm serbe dhe asgjë më shumë e më pak".

"Më duhet t'u përcjell paralajmërim qeverive dhe mediave të ndryshme në rajon. Nëse vazhdojnë të përdorin terma pezhorativë për popullin sërb sesi të na ndajnë, ne do t'i trajtojmë njësoj", njoftoi Vuçiq.