Vuçiq: U kërkova përfaqësuesve të Quint-it që ta pengojnë Kurtin të prvokojë një luftë të re në Ballkan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar përfaqësuesit e vendeve të Quintit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi dhe me atë rast ka kërkuar nga ata që të pengojnë Albin Kurtin që të provokojë një luftë në Ballkan.
Presidenti Vuçiq ka njoftuar në Instagram se është takuar me përfaqësuesit e vendeve të Quintit.
“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe Quint-it. U kërkova që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë që Kurti të mos provokojë një luftë të re në Ballkan”, tha Vuçiq.
komentet