Unmik i shqetësuar për vendimin e KQZ për Listën Sërbe: Komisioni t’i referohet kornizës ligjore
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësimin për vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor në mosçertifikimin e Listës Sërbe për pjesmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit nën mesazhin se proçeset zgjedhore duhet të ndërmerren në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe të paanshme.
Unmik në njoftim shprehet se proçeset zgjedhore duhet të qëndrojnë të çliruara prej ndikimit politik për të ruajtur parimet e zgjedhjeve të lira e të respektueshme dhe të drejtën e të gjitha komuniteteve që të marrin pjesë në kryerjen e punëve publike në Kosovë.
“Unmik fton KQZ që të sigurojë respektimin e plotë të integritetit të proçesit zgjedhor dhe t’i referohet kornizës aktuale ligjore” bëhet e ditur në njoftimin e Misionit në rrjetin social “X“.
Komisioni Qëndror Zgjedhor nuk konfirmoi mbrëmë pjesmarrjen e Listës Sërbe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me votën kundër të dy anëtarëve të KQZ, dy pro dhe pesë abstenuan.
Si pasojë e kësaj, Lista Sërbe paraqiti ankimim tek Paneli Zgjedhor i Ankimimeve dhe Parashtrimeve, ndërsa lideri i partisë Zllatan Ellek u shpreh sot në konferencën për mediat se fjala është për vendim antidemokratik e antisërb duke kujtuar se kjo është hera e tretë për këtë vit që KQZ shkel të drejtat e popullit sërb dhe nuk çertifikon Listën Sërbe.
Pas vendimit të tillë të KQZ, reaguan dhe Zyra e BE në Kosovë, Misioni i OSBE, ambasadat e SHBA dhe Italisë në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe...
0 komentet