Ballkani Perëndimor mes rritjes dhe ngecjes: Kush e udhëheq rajonin?
Pamja ekonomike e Ballkanit Perëndimor, nga njëra anë, shënon rritje stabile, investime dhe projekte ambicioze infrastrukturore, ndërsa nga ana tjetër, problemet e thella strukturore që pengojnë zhvillimin afatgjatë janë qartë të dukshme. Rajoni në tërësi karakterizohet nga varësia prej investimeve të huaja, lidhja e pamjaftueshme e investimeve të huaja me ekonominë vendase, largimi i fuqisë punëtore dhe pabarazia e lartë sociale.
Shkruar nga: Darko Savanoviq
Me qëllim përshpejtimin e zhvillimit në rajon dhe arritjen e standardit europian, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn theksojnë nevojën për ndryshim në modelin ekonomik drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë, forcimin e institucioneve, investimet në kapitalin njerëzor dhe bashkëpunim të madh rajonal.
Sërbia shquhet si ekonomia më e madhe në rajon, me fluks të konsiderueshëm investimesh të huaja dhe vlerësim investimi, por po përballet me kufizime të tilla sikurse produktiviteti i ulët dhe inovacioni. Nga ana tjetër, Mali i Zi dhe Shqipëria janë në ballë të reformave dhe ndodhen më afër anëtarësimit në BE, megjithëse janë më pak të forta ekonomikisht.
Me fluks vjetor investimesh shumëmiliardë eurosh dhe një pjesë prej rreth gjysmës së PBB totale të Ballkanit Perëndimor, Sërbia dominon Ballkanin Perëndimor.
Modeli ekonomik i Sërbisë vijon të bazohet në projekte të mëdha infrastrukturore, fluksin e investimeve të huaja direkte dhe zhvillimin e sektorëve të caktuar si bujqësia, por ka kufizime të shumta që limitojnë më tej zhvillimin e ekonomisë, sikurse konkurenca e ulët, produktiviteti i paktë dhe inovacioni i pamjaftueshëm.
Ekonomisti sërb Velko M. Mijushkoviq pret që me ndryshimet e shpallura në model apo përmirësimin e modelit të rritjes ekonomike, Sërbia do të ruajë pozitën e vet udhëheqës në rajon.
"Pikërisht, ndryshimet që presim në lidhje me modelin ekonomik të vendit nënkuptojnë, nga njëra anë, fokus në teknologjitë me shkallë më të lartë të vlerës së shtuar, çka do të na bëjë të kemi shkallë shtesë të inovacionit në ekonomi” tha Mijushkoviq për Kosovo Onlajn.
Mali i Zi dhe Shqipëria ndonëse ekonomikisht janë më dobët nga Sërbia, janë në ballë të integrimeve europiane falë reformave intensive.
Progresi i tyre tregon se forca ekonomike nuk është kriteri i vetëm për t'iu afruar Unionit Europian-vullneti politik dhe ndryshimet institucionale luajnë një rol po aq të rëndësishëm. Turizmi në Shqipëri, i cili sjell miliarda euro, si dhe rritja e qëndrueshme dhe reformat në Mal të Zi, konfirmojnë më tej se egzistojnë modele alternative zhvillimi që mund të prodhojnë rezultate.
Profesori i ekonomisë nga Prishtina Shkumbin Misini, vlerëson se Mali i Zi dhe Shqipëria janë më afër anëtarësimit në Unionin Europian ndonëse nuk janë ekonomikisht më të forta, para së gjithash falë reformave të ndërmarra që së bashku me Malin e Zi janë në ballë.
Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina sipas vlerësimit të bashkëbiseduesit tonë, kanë ngecur për pasojë të ngadalësimit dhe përparimit të dobët në negociata me BE, ndërsa Maqedonia e Veriut po përballet me stanjacion.
Si drejtim kyç në veprimet e vendeve në rajon që të përparojnë ekonomikisht, ekspertja për zhvillim ekonomik dhe financimit të gjelbër nga Shkupi Olimpija Hristova Zaevska, tërheqjen e investimeve e shikon me vlerë të lartë të shtuar nën investime të detyrueshme në kërkim dhe zhvillim, zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të TIK dhe zgjerimin e aktiviteteve të shërbimeve sikurse janë shërbimet e konsulencës dhe kontabilitetit.
Sfidë tjetër për mbarë rajonin paraqet pabarazia e lartë sociale. Ndonëse shënohet rritje ekonomike, përfitimet nga kjo rritje nuk shpërndahen barabartësisht.
Sërbia lidere ekonomike
Mijushkoviq thotë se Sërbia është lidere ekonomike në Ballkanin Perëndimor, me fluks vjetor prej rreth 4 deri në 5 miliardë euro investime të huaja direkte dhe pjesëmarrje prej afërsisht 50 deri në 55% në prodhimin e brendshëm bruto të përgjithshëm të rajonit (PBB).
"Nëse shikojmë disa vende të tjera që nuk janë në rajon, por që janë përreth, sikurse Kroacia dhe Sllovenia, sigurisht që ato u rimëkëmbën mirë falë anëtarësimit në Unionin Europian. Por, duke parë vetëm rajonin e Ballkanit Perëndimor, Sërbia këtu është lidere", tha Mijushkoviq.
Ky i fundit vuri në dukje se rritja ekonomike e Sërbisë momentalisht përcaktohet nga disa faktorë të rëndësishëm: me projekte të mëdha infrastrukturore, investime të huaja direkte, zhvillim infrastrukturor dhe segmente të caktuara të bujqësisë, por tha se egziston dhe kufizim që ngadalësojnë zhvillimin e mëtejshëm.
"Egzistojnë sigurisht dhe kufizime të shumta që limitojnë zhvillimin e ekonomisë, që kanë lidhje nga njëra anë me konkurencën e ulët të ndërmarrjeve vendase, e më tej me produktivitetin e paktë të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe shkallën jo mjaftueshëm të lartë të inovacionit në procesin e prodhimit", tha ky ekonomist.
Ai pret që me ndryshimet e shpallura të modelit apo përmirësimin e modelit të rritjes ekonomike, Sërbia do të mbajë pozitën e vet të lideres në rajon.
"Pikërisht, ndryshimet që presim në lidhje me modelin ekonomik të vendit nënkuptojnë, nga njëra anë, fokus në teknologjitë me shkallë më të lartë të vlerës së shtuar, çka do të na bëjë të kemi shkallë të shtuar të inovacionit në ekonomi. Modifikimet që priten në perspektivë duhet të kapërcejnë mangësitë e perceptuara", tha Mijushkoviq, i cili është docent në Fakultetin e Ekonomisë në Beograd dhe konsulent biznesi.
Sipas fjalëve të tij, është e nevojshme vazhdimi i reformave dhe procesi i afrimit me Unionin Europian, përmes forcimit të konkurrueshmërisë së ekonomisë, kapaciteteve institucionale dhe sundimit të ligjit nën përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Turizmi-shtylla e ekonomisë shqiptare
Eksperti shqiptar për financimet nga BE dhe kapitalit të rrezikshëm Ergis Sefa, bën të ditur se institucionet financiare ndërkombëtare Shqipërinë dhe Malin e Zi i njohin si vende që kanë përparuar më shumë në rajon tek reformat dhe në rritjen ekonomike, por tregoi se vendi i tij duhet të rrisë produktivitetin e punës sesi të zhvillohet sa më shpejt.
"Përgjithësisht nëse shikojmë rajonin, institucionet ndërkombëtare sikurse Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore vlerësojnë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vende që kanë përparuar më shpejt, si reforma ashtu edhe të rritjen ekonomike dhe pritet që ato të vazhdojnë në këtë drejtim", tha Sefa për Kosovo onlajn.
Ky i fundit vlerësoi se është sinjal pozitiv ajo çka ekonomia e Shqipërisë shënon rritje mbi 3% nën pritshmëri që inflacioni nuk do të ketë rritje të pakontrolluar, ndonëse do të jetë nën ndikimin e krizave të huaja, por theksoi se është e nevojshme të menaxhohen me efikasitet burimet natyrore dhe të rritet ndjeshëm produktiviteti i punës sesi të përshpejtohet zhvillimi i mëtejshëm.
“Duhet gjithashtu të rrisim produktivitetin e punës dhe në këtë vështrim, duhet të bëjmë më shumë për t’a përmirësuar, madje edhe me ritëm të shpejtë", tha Sefa.
Duke folur për strukturën e ekonomisë, thekson se turizmi mbetet shtyllë kyçe e ekonomisë shqiptare por që, siç tha, zhvillimi i mëtejshëm i tij duhet të drejtohet drejt kualitetit dhe jo sasisë. Veç turizmit bregdetar, u shpreh dhe për potencialin e turizmit malor e kulturor, së bashku me ofertat unike dhe autentike.
Parakushti kyç për këtë është investimi në kapitalin njerëzor përmes arsimit e trajnimit profesional sesi të sigurohet nivel i lartë shërbimesh dhe konkurrueshmërie në raport me destinacionet turistike të zhvilluara si Kroacia, Greqia, Italia dhe Turqia.
Tha se është domethënës, por jo mjaftueshëm i shfrytëzueshëm potenciali bujqësor që mund të zhvillohet në sinergji me turizmin.
Rritja e kërkesës për produkte vendase, për shkak të rritjes së sektorit të turizmit, mund të inkurajojë zhvillimin e fermave të vogla dhe agrobiznesit, por, sikurse vlerësoi, ky proces sapo ka nisur dhe kërkon mbështetje të fortë nga shteti dhe përshpejtim të reformave sesi bujqësia të mund të ndjekë ritmin e zhvillimit të turizmit.
Paralajmëroi nivelin e lartë të pabarazisë sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se indeksi Xhini është i lartë në të gjitha vendet e rajonit dhe tha se niveli i pabarazisë është ende dukshëm më i lartë krahasuar me pjesën tjetër të Europës.
Rritja ekonomike e Kosovës bazohet tek konsumi
Misini tha se Kosova, Sërbia dhe B&H, përballen me ngërç në procesin negociator çka ka sjellë deri në humbjen e financimeve të caktuara dhe ndikim negativ që kanë në to të mirëqënies sociale e ekonomike.
Kosova sikurse shton vazhdon që t’i largohet edhe më shumë procesit të integrimit europian për shkak të vonesave në çeljen e kapitujve negociues.
"Kosova është larg nga proceset e integrimit sepse kapitujt që duhet të çelë nuk janë bërë veçanërisht çështja e dialogut, mungesa e koordinimit me BE dhe vendet e Pesëshes çka e ndëshkoi me moshapjen e kapitujve në proceset e integruese", tha Misini për Kosovo onlajn.
Ai tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hap të rëndësishëm përpara përmes reformave radikale të orjentuar drejt integrimeve europiane.
"Mali i Zi dhe Shqipëria janë në prag të anëtarësimit në BE, veçanërisht Mali i Zi, për shkak të reformave të jashtëzakonshme që ka zbatuar drejt BE. Ekonomikisht, as Mali i Zi dhe as Shqipëria nuk janë të forta, por kanë ndërmarrë reforma radikale drejt integrimit ekonomik europian që bën dallim në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor sikurse Kosova, Sërbia apo B&H. Këto tre vende po përballen me probleme të tjera", tha Misini.
Sipas fjalëve të tij, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të mbyllin kapitujt negociues deri në 2030.
Problemet kyçe në Kosovë, Sërbi dhe B&H, sikurse tha, janë të lidhura me dobësinë në reformën e gjyqësorit.
"Këto tre vende në masën më të madhe u dëmtuan nga Plani i Rritjes Ekonomike, çka ndikoi direkt tek mirëqenia e tyre ekonomike e sociale. Kjo është pasojë e autokracive në këto vende, në reformën gjyqësore, ku në të tre vendet egziston ndërhyrje shtetërore në sistemet gjyqësore dhe BE kundërshton këto veprime", thotë Misini.
Kur është fjala për Kosovën, tha se rritja ekonomike më së shumti mbështetet tek konsumi.
"Faktori i parë kryesor i rritjes ekonomike të Kosovës është rritja e konsumit dhe në shumicën e rasteve faktori kyç që e ndikon është diaspora, burimet financiare të së cilës vijnë në Kosovë", vlerësoi ai.
Duke folur rreth standartit të jetesës në rajon, tha se Mali i Zi shënoi nivelin më të lartë të mirëqenies ekonomike dhe PBB në vitet e fundit dhe se i’u afrua Sërbisë madje e kaloi atë në segmente të caktuara pas rritjes së pagave, ndërsa Shqipëria tregon rritje stabile dhe progresive.
Tërheqja e kapitalit të huaj përmes tregut të përbashkët
Hristova Zaevska vlerëson se investimet e huaja direkte njëkohësisht janë piknisje kyçe dhe një prej kufizimeve të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Sipas fjalëve të saj ky përshpejtim i zhvillimit kërkon rritje ekonomike dukshme-rreth 7% në vit çka nënkupton ndryshim në modelin ekonomik, orientim më të madh drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar dhe masa për të mbajtur talentet.
Rajoni, siç tha, regjistron fluks të konsiderueshëm investimesh-rreth 6.4% të produktit të brendshëm bruto, me ç'rast Maqedonia e Veriut, sipas raporteve të UNCTAD, ndodhet ndër vendet më të renditura për tërheqjen e tyre.
Megjithatë, problemi, sipas Hristova Zaevska, është ajo çka gjatë vitit nuk u vendos lidhje e fortë mes investimeve të huaja dhe investimeve të ekonomisë vendase sepse ato kryesisht ishin të përqendruara në montimin dhe eksportin e produkteve, pa transferim të madh të njohurive dhe teknologjive.
Ajo theksoi se trendet globale po ndryshojnë dhe se rajoni duhet të riorientohet drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë, siç janë energjia, inteligjenca artificiale dhe industritë që mbështesin tranzicionin energjetik.
"Egzistojnë vende më konkurruese për këtë tip investimi të huaj dhe ne duhet të pozicionohemi nëse dëshirojmë rritje të shpejtë ekonomike, të pozicionohemi drejt teknologjive të reja. Këto janë më së shumti energjia, inteligjenca artificiale, komponentët për ato automjetet elektrike, gjithçka që mbështet tranzicionin energjetik e të ngjashme", tha ekonomistja maqedonase për Kosovo Onlajn.
Sfida kyçe në atë proces sipas fjalëve të saja paraqet mungesa e kapitalit njerëzor, sepse personeli i arsimuar shpesh largohet nga vendi, çka e rëndon transformimin e ekonomisë drejt aktiviteteve më të përparuara teknologjike.
Duke folur për standardin e jetesës, ajo tha se me ritmin aktual të rritjes, Maqedonisë së Veriut do t'i duheshin rreth 60 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Europian.
Sipas fjalëve të saja, në rajon Sërbia është më e përparuara, e ndjekur nga Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova ngecen para së gjithash për institucione të dobëta. Megjithatë theksoi se B&H dhe Kosova në 15 vitet e fundit kanë bërë progres të caktuar, ndërsa Maqedonia e Veriut dekadën e fundit shënon stanjacion në përafrimin e standarteve europiane.
Për përshpejtimin e zhvillimit, theksoi se nevojitet rritje ekonomike e dukshme-rreth 7% në vit, çka nënkupton ndryshim në modelin ekonomik, orientim më të madh drejt aktiviteteve me vlerë të lartë të shtuar dhe masa për të mbajtur talentin.
Si drejtime kryesore veprimi, Hristova Zaevska veçoi tërheqjen e investimeve me vlerë të lartë të shtuar me investime të detyrueshme në kërkim dhe zhvillim, zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të TIK dhe zgjerimin e aktiviteteve të shërbimeve si shërbimet e konsulencës dhe kontabilitetit, dhe theksoi rëndësinë e politikës aktive shtetërore-përmes lehtësirave tatimore dhe stimujve-sesi të mbahen ekspertët dhe inkurajuar eksportin e shërbimeve.
Si sektorë perspektivë përmendi energjitikën, bujqësinë inteligjente dhe projektet që lidhen me kreditë e karbonit, por theksoi se për realizimin e tyre është e domosdoshme korniza e qartë institucionale dhe planifikim me efikasitet.
Hristovska Zaevska theksoi rëndësinë e zhvillimit të tregut të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor, sepse siç tha, ekonomitë individuale nuk kanë kapacitet mjaftueshëm të madh për të tërhequr mëvetësisht investime të mëdha, ndërsa heqja e barrierave dhe integrimi rajonal do të kontribuonin në zhvillimin e sipërmarrësve vendas dhe tërheqjen e kapitalit të huaj.
0 komentet