Staroviq dhe Linkaits: Lidhja e mirë e rajonit me rrjetet e transportit të BE dobi pēr qytetarët

Starović
Burim: Ministarstvo za evopske integracije Srbije

Ministri për Integrim Europian të Sërbisë, Nemanja Staroviq, bisedoi sot me drejtorin e ri të Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Talis Linkaits, rreth përmirësimit të lidhshmërisë së transportit mes Sërbisë dhe rajonit, zbatimin e standardeve europiane dhe rëndësinë e infrastrukturës moderne për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të projekteve prioritare të transportit, përmirësimit të infrastrukturës hekurudhore e rrugore, rritjes së sigurisë në trafik dhe eliminimit të ngarkesave në pikat kufitare.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se lidhja më e mirë e Ballkanit Perëndimor me tregun e transportit dhe rrjetet e BE, sjell përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë, nxit zhvillimin ekonomik dhe përbën pjesë të rëndësishme të integrimit europian të rajonit, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Integrimin Europian të Sërbisë.

Staroviq i uroi Linkaitsit suksese në kryerjen e detyrës së re, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i suksesshëm mes Sërbisë dhe Komunitetit të Transportit do të vazhdojë dhe do të përmirësohet më tej.

Komuniteti i Transportit është organizatë ndërkombëtare në fushën e lëvizshmërisë dhe transportit, e cila përbëhet nga 36 pjesëmarrës-shtetet anëtare të Bashkimit Europian të përfaqësuara nga Komisioni Europian, gjashtë vende të Europës Juglindore dhe tre pjesëmarrës vëzhgues (Gjeorgjia, Republika e Moldavisë dhe Ukraina).

Ai angazhohet për integrimin e tregjeve të transportit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke ndihmuar gjashtë partnerët nga Ballkani Perëndimor në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE në fushën e transportit, si dhe në projekte që lidhin partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me BE.

Komuniteti i Transportit mbështetet nga një sekretariat i përhershëm me seli në Beograd.