Investimet e huaja në rajon: Kush investon më shumë në Ballkan dhe kush është investitori më i madh rajonal?
Ballkani Perëndimor vitet e fundit përherë e më shumë pozicionohet si destinacion i biznesit të leverdisshëm në hartën e investimeve ekonomike globale. Ndërsa vendet nga rajoni përpiqen të tërheqin investime të huaja direkte, rëndësi gjithnjë e në rritje i kushtohet bashkëpunimit të ndërsjelltë ekonomik. Rreth kësaj se nga cilat shtete vijnë më shumë investime të huaja direkte flasin ekspertët ekonomik për Kosovo Onlajn nga Beogradi, Tirana, Shkupi dhe Prishtina.
Shkruar nga: Petar Rosiq
Sërbia prej disa vitesh me radhë është lidere në rajon kur bëhet fjalë për investime të huaja direkte (SDI), sqaron për Kosovo onlajn ndihmës drejtori i Sektorit për Analiza Strategjike në Odën Ekonomike të Sërbisë Bojan Staniq.
“Kur flasim për investimet në Sërbi, ato prej disa vitesh rresht, janë në nivel rekordi dhe po ecin diku tek 4,5 miliardë euro investime të huaja direkte. Dhe ky është tregues i shkëlqyer duke patur parasysh se investimet janë një prej burimeve të rritjes së aktivitetit ekonomik në Sërbi pasi me këtë rast zgjerohet potenciali prodhues”, bën të ditur Staniq.
Ky i fundit sqaron se Unioni Europian si grup i 27 anëtarëve, është investitori më i madh në Sërbi, ndërsa individualisht në vitet e fundit investitor i rëndësishëm është Kina.
“Nëse shikohet periudha e gjatë kohore përgjatë 10 apo 15 viteve, atëherë pothuajse 60% e të gjitha investimeve që kanë ardhur në Sërbi janë nga BE. Nëse shikojmë më të spikaturat përveç Gjermanisë, Holandës, përmendet dhe Kina, ka investime të qënësishme dhe nga Shtetet e Bashkuara. Ndonëse në vitet e fundit kjo vlerë ka rënë, dhe Rusia ka patur investime të rëndësishme, e më pas Turqia e kështu me radhë” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Përsa i përket rajonit, bën të ditur nuk ka investime domethënëse.
“Kemi investime nga Kroacia, nga Bosnjë-Hercegovina, nga Mali i Zi, por sigurisht këto janë në nivelin e modestisë. Hungaria gjithashtu ka investimet e veta…”, thotë ai.
Staniq sqaron se këto investime janë kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe pak a shumë në industrinë e përpunimit.
Nga ana tjetër, Sërbia është investitor i rëndësishëm në rajon.
“Falë rritjes pozitive ekonomike gjatë viteve të fundit që është shpërthyes, pra gati 3%, Sërbia akumuloi fonde të caktuara dhe në përgjithësi në ekonomi, të investonte në vendet e rajonit. Nëse shikoni periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023, kanë qenë gati 500 milionë euro investime të huaja direkte nga Sërbia në rajon dhe kryesisht kanë shkuar në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë”, bën të ditur ndihmës drejtori i Sektorit të Analizës Strategjike në Odën Ekonomike të Sërbisë.
Ai bëri të ditur se dhe në vitin 2024 vijuan investime relativisht të rëndësishme në rajon.
“Të themi kur mer për shembull Malin e Zi, Sërbia gjatë viteve të fundit ka qenë investitori më i rëndësishëm. Nëse do të marrim periudhën e gjatë kohore, atëherë Sërbia është në vend të dytë pas Federatës Ruse, por që si pasojë e luftës në Ukrainë ajo listë e investitorëve më të rëndësishëm ndryshoi dhe tashmë është pikërisht Sërbia investitor i parë në Mal të Zi por dhe në B&H para Kroacisë” thotë Staniq.
Përsa i përket Malit të Zi, më shumë investohet tek pronat e paluajtshme dhe shërbime të caktuara financiare, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë, investohet në sektorin e energjitikës dhe tek aktivitete të caktuara shërbimi.
Pritet që dhe në vitin pasues përsa i përket rajonit, të vijojë rritja e aktiviteti ekonomik të Sërbisë.
“Sërbia vijon të jetë shtytësi i tregtisë ndër-rajonale, duke pasur parasysh, sikurse përmendëm, se është ekonomia më e rëndësishme. Megjithatë, shumë varet nga faktorë të jashtëm. Në rastin konkret dhe nga situata në Eurozonë. Aty motori i rritjes është ekonomia gjermane, e cila është dhe një nga partnerët më të mëdhenj të tregtisë së jashtme të rajonit” theksoi.
Ky i fundit sqaron se në Gjermani do të ketë rritje mjaft e lehtë për vitin që vjen, por që ndonjë faktor i jashtëm mund të ndikojë tek kjo që ekonomia gjermane të hyjë në ndonjë reçension.
Gjithashtu, thekson ai, varet mjaft dhe nga situata me energjentet por dhe prej kësaj se cilat do të jenë vendimet e administratës së re në Uashington.
“Gjithçka kjo është pasojë e një situate gjeopolitike e cila me të vërtetë është e paparashikueshme për vitin e ardhshëm” konkludoi Staniq.
Për tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend të dytë në rajon është Shqipëria, thotë për Kosovo onlajn eksperti i ekonomisë dhe presidenti dhe analisti fiskal në kompaninë Altax Eduart Gjokutaj.
“Në Sërbi investimet e huaja kanë arritur në nivelin e 7, 8% të prodhimit të brendshëm bruto. Në vend të dytë është Shqipëria dhe kjo falë blerjes së pasurive të paluajtshme që vijnë prej burimeve formale apo dhe nga fusha e “off shor”. Në vend të tretë në rajon është Maqedonia e Veriut e cila gjithashtu ka politikë agresive në tërheqjen e investitorëve të huaj kryesisht në industrinë kimike, telekomunikim dhe në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë” thotë Gjokutaj.
Ky i fundit shtoi se Mali i Zi dhe Kosova janë në nivele të njëjta kur bëhet fjalë për tërheqjen e investimeve të huaja.
“Mali i Zi ka investime në sektorin e shërbimeve, kryesisht të lidhura me turizmin dhe tregtisë. Kosova ka investime të huaja në telekomunikim, pjesërisht në energjitik dhe sektorin e tregtisë dhe trendi është në rritje por jo në nivele të cilat kërkon ekonomia dhe qytetarët. Investime të huaja gjithashtu konsiderohen dhe projektet speciale të Unionit Europian për investime në këto vende” sqaron bashkëbiseduesi ynë.
Duke vëzhguar raportet e ndërsjellta ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bëhet e ditur se për Shqipërinë partneri kryesor mbetet Kosova “pavarësisht faktit se Kosova dhe vendet e tjera kanë kufizime për të investuar në Shqipëri”.
Më pas është Maqedonia e Veriut si shtet fqinj që ka interesa në sektorin e telekomunikimit, energjitikë dhe shërbime e gjithashtu Mali i Zi që ka më shumë interes në sektorin e turizmit, kryesisht në fushën e pasurive të paluajtshme.
“Me Sërbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, nivelet e investimeve të huaja në Shqipëri, janë të pakta, si për arsye të caktuara historike e kulturore, ashtu dhe si pasojë e barrierave politike e administrative. Gjithsej këto investime të huaja në Shqipëri përbëjnë vetëm 5% të prodhimit të brendshëm bruto kështu që nuk janë në nivelin e pritshmërisë si pasojë e afërsisë së gjeografike të vendeve”, ka thënë Gjokutaj.
Ky i fundit sqaron se Shqipëria ka “qasje të njëjtë”.
“Më shumë investohet në Kosovë si pasojë e kulturës, gjuhës dhe lidhjeve të tjera që këtë bashkëpunim e shikojmë logjike. E njëjta dhe në Maqedoninë e Veriut si vend fqinj, ka investime të huaja nga Shqipëria e cila lidhet më tepër në telekomunikim, shërbime financiare dhe tregti” thotë analisti nga Tirana.
Këshilltarja për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Këshillin e Investitorëve të Huaj në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Biljana Lepavcova thotë se në vitin 2023 investimet totale të huaja direkte në këtë vend përllogariten në 616,7 milionë euro, ndërsa në tre mujt e parë të vitit 2024, e kaluan shifrën e 800 milionë eurove.
Lepavcova bën të ditur se në strukturat e investimeve të huaja direkte mbizotërojnë kapitali aksionar dhe flukset hyrëse në bazë të përfitimeve riinvestuese. Në raport me origjinën e kapitalit, këto janë vendet e Bashkimit Europian
“Në vend të parë është Austria, e më pas Gjermania, Greqia, Turqia dhe Holanda. Këto janë pesë vendet e para prej të cilave rjedh kapitali” bën të ditur bashkëbiseduesja jonë.
Ajo sqaron se në mbarë rajonin gjatë viteve të fundit ka patur “praktika“ kur është fjala për investimet e huaja direkte, çka është pasojë direkte e krizës së Koronës dhe luftës në Ukrainë.
“Vendet europiane kanë kërkuar lokacione të afërta për investimet e tyre dhe ky proces është i njohur si nir shoring (Nearshoring) në atë që prezanton strategji biznesi që do të thotë relokacion të biznesit në vendet që ofrojnë më shumë efikasitet për operacionet e tyre të biznesit, uljen e shpenzimeve të tjera operative dhe të transportit, shmangien e operacioneve logjistike, barrierën gjuhësore dhe zona të ndryshme kohore” thotë këshilltarja për bashkëpunim ndërkombëtar nga Shkupi.
Kështu që, spegon ajo, vendet e Ballkanit Perëndimor prezantuan zgjedhjen e parë për investitorët para gjetjes së destinacioneve të leverdisshme të biznesit, pra lokacione për investimet e tyre të mëtejshme.
“Ky rajon i Ballkanit Perëndimor ofron leverdi për investitorë të huaj për shkak të afërsisë së tregut europian, si pasojë e shpenzimeve relativisht të ulëta operative, kualifikimit të fuqisë punëtore, fuqia e re punëtore e kështu me radhë” bën të ditur ajo.
Analizuar sipas aktiviteteve, nga investimet e përgjithshme direkte në Maqedoninë e Veriut, 33% janë investuar në prodhimtari, ndërsa 22% në aktivitete financiare dhe siguri. Ajo shton se dhe në dy vitet e fundit në këtë vend ka trend të dukshëm të rritjes së investimeve në sektorin energjitik.
Thekson se nga vendet e rajonit në Maqedoninë e Veriut tradicionalisht më shumë ka investuar Sërbia, e më pas Shqipëria dhe Kosova, ndërsa nga B&H dhe Mali i Zi investimet janë dukshëm të ulëta.
“Me këtë të themi se në vitin 2023, investimet nga Shqipëria u rritën në vlerë krahasuar me vitet e mëparshme dhe këto janë investime kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme”, thotë ajo.
Nga ana tjetër dhe Maqedonia e Veriut po investon në rajon.
“Për shembull, Alkaloid në vitet e fundit, ka investuar 104 milionë euro në rajon dhe kjo në sektorin e industrisë farmaceutike, pastaj IGM Trade ka investimet e veta në rajon, konkretisht në Slloveni, por edhe në vende të tjera të rajonit” spegoi. Lepavcova.
Në rajon Kosova qëndron më keq përsa i përket investimeve të huaja direkte ndërsa eksperti ekonomik nga Prishtina Mustafa Kadriaj për këtë fajëson qeverinë aktuale.
Kadriaj sqaron se këtë vit Kosova ka qenë e tronditur nga problemet politike të cilat kanë patur ndikim tek ekonomia.
“Besoj se investitorët e huaj nuk kanë qenë të interesuar pasi situata politike përherë ka diktuar ekonominë dhe si rezultat i kësaj, pesha bie mbi pushtetin që nuk ka punuar në thithjen e investitorëve” ka thënë Kadriaj për Kosovo onlajn.
Ky i fundit bën të ditur se investimet në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Turqia po që nuk janë në nivel të lakmueshëm.
“Nëse flasim rreth investitorëve, ata kryesisht kanë qenë nga Gjermania dhe Turqia por vitet e fundit investimet kanë qenë të dobëta pasi qeveria aktuale nuk ka patur asnjë interes për pjesën e zhvillimit ekonomik. Më shumë ka investuar tek politikat sociale të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme. Nga lufta në Kosovë, numri i investitorëve të huaj është përafërsisht i ulët në katër vitet e fundit. Shpresoj që kushdo qeveri që do vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 2025, të ndryshojë kursin për këtë çështje” ka thënë Kadriaj.
0 komentet