Katër objekte të shenjta në Kosovë prej 18 vitesh pjesë botërore e listës së UNESKO nën rrezik, çka do të thotë kjo?

Pecka patrijarsija 1
Burim: Kosovo Online

Komiteti ndërqeveritar i UNESKO për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore i cili u mblodh në Nju Delhi vendosi që të mbajë katër monumentet mesjetare sërbe në Kosovë, në listën e trashëgimisë botërore nën rrezik. Të tilla janë Patriarkana e Pejës, Manastiri i Deçanit, Graçanica si dhe kisha e Virgjëreshës së Ljevshkës në Prizren të cilat ngelën në listën e përditësuar në të cilën numërohen 56 objekte në mbarë botën.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Tre manastire dhe kisha sërbe në Prizren, Organizata e Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë e kulturë janë në listën e trashëgimisë botërore nën rrezik të cilat rezultojnë prej vitit 2006 ndonëse tri vite të shkuara presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i kërkuan UNESKO heqjen e tyre nga lista e të rrezikuarve, duke pretenduar se "rrethanat e sigurisë në Kosovë kanë ndryshuar tërësisht qysh prej vitit 2006 kur këto monumente vlerësoheshin si të rrezikuara" dhe këtë vit u konfirmua se egzistojnë arsye për të cilat ato në këtë listë ndodhen prej plot 18 vitesh.

Bazuar në vendimet më të fundit të Komitetit të UNESKO, në listën e trashëgimisë botërore nën rrezik të themi është hequr një monument që u përfshi në vitin 2007 nga Senegali, Parku Kombëtar Niokolo-Koba, pasi u vlerësua se ishin arritur rezultate pozitive, ndërkohë që në listë vendoset Manastiri i Shënjt Hilarionit në Palestinë.

Qëllimi i Listës së Trashëgimisë Botërore në Rrezik është të ofrojë informacion rreth kërcënimeve që çuan në përfshirjen e ndonjë objekti në listë dhe të mobilizojë komunitetin ndërkombëtar për ruajtjen e atij lokaliteti i cili i mundësohet të shfrytëzojë të drejtën për të rritur mbështetje teknike e financiare nga UNESKO.

Ish-ambasadori i Sërbisë në UNESKO, profesor Darko Tanaskoviq, thotë për Kosovo onlajn se fakti që Komiteti i UNESKO për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mbajti në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik katër objektet mesjetare sërbe në Kosovë, konfirmon se me të vërtetë nuk ka pasur ndonjë përmirësim të situatës për të cilën vazhdimisht autoritetet në Prishtinë insistojnë dhe kërkojnë që këto objekte të hiqen nga lista nën rrezik.

“Në këtë kuptim, kjo për Sërbinë natyrisht nuk është pozitive që këto asete kulturore shumë të rëndësishme universale të jenë në listën e rrezikut. Vendimi ka qenë i pritshëm dhe nuk është sensacional sepse realisht nuk është përmbushur asnjë kusht që mund të kontribuojë që këto objekte të hiqen nga lista e objekteve të rrezikuara”, thotë Tanaskoviq.

Sikurse bën të ditur, egzistojnë disa kushte që objektet sërbe të hiqen nga lista e rrezikut dhe një nga tre kryesoret është mbrojtja e plotë dhe e përhershme e tyre në mjedis politik të sigurt dhe stabil.

“Aty vlerësohet se ambienti politik vazhdon të mos jetë stabil. Kushti i dytë është plani afatmesëm i dakordësuar për restaurimin e afreskeve, përfshirë regjim konservimin parandalues ​​dhe konservimin dhe rehabilitimin e të gjithë objekteve. Dhe kjo natyrisht, nuk është diçka për të cilën mund të flitet në përgjithësi. Çfarë plani afatmesëm, kush duhet ta bëjë, me cilin? Dhe e treta është implementimi i planit të menaxhimit të objekteve, vendosja e plotë e zonave të ashtuquajtura “tampon” dhe kufijve të objektit, përfshirë mbrojtjen e tyre ligjore. Duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh, se po ndërtohen rrugë pranë manastirit, se prona e uzurpuar i kthehet formalisht Manastirit të Deçanit vetëm pas një ndërhyrjeje të madhe për arsye politike, çfarë zone “tampon”, çfarë respektimi i normave ligjore, kjo në përgjithësi nuk egziston, përfshirë dhe ligjin përkatës. Ndaj do të duhej bërë shumë për të hequr këto objekte nga lista e objekteve të rrezikuara dhe për këtë, sikurse e dimë, nuk egzistojnë as kushte minimale”, thekson Tanaskoviq.

Ky i fundit thekson se nëpër media janë shfaqur informacione që pretendohen se janë të fundit, se këtë vit për herë të parë përmendet destabiliteti politik si arsye për të cilën objektet ndodhen në këtë listë.

“Megjithatë kjo nuk është e saktë pasi qysh prej fillimit kur u regjistruan këto objekte dhe kjo ishte prej vitit 2006, destabiliteti politik, e cila u quajt destabilitet politik i pasluftës, vazhdimisht theksohej si një nga faktorët më domethënës dhe kjo është e pandryshueshme në linjën e fundit, përsëris për ne është pozitive ndonëse nuk është mirë në vetvete”, tregon bashkëbiseduesi ynë.

Ai thotë se mes dy sesioneve të Komitetit të UNESKO për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore, gjithmonë zhvillohet luftë që diçka nga ajo listë të hiqet apo për të shtuar diçka të re në të.

“Kjo është një dinamikë që zhvillohet vazhdimisht nga një sesion në tjetrin dhe Komiteti i Trashëgimisë Botërore mblidhet një herë në vit. Ka vende në territorin e të cilëve ndodhen objekte që janë vlerësuar si të rrezikshme, por jo për thjesht për shkak të ndonjë destabiliteti politik apo të themi rrezik fizik, por thjesht sepse ato shtete nuk kujdesen për to në mënyrën se si parashikohen në standardet e UNESKO, e pastaj shkohet në situatë ku shfaqen propozime ekspertësh për t'i futur objektet në listën e të rrezikuarve dhe këtë njerëzit nuk e duan sepse flet keq për kujdesin ndaj objekteve kulturore. Nga ana tjetër, të themi, palestinezët përherë kanë insistuar në atë që objektet e tyre kulturore të hyjnë në atë listë, sepse janë të kërcënuara nga ana e Izraelit. Pra, kjo është një dinamikë në të cilën këto katër objektet tona kulturore, kështu i quaj unë, sepse kjo është terminologjia zyrtare e UNESKO, qëndrojnë në stabilitet absolut në listën e objekteve në rrezik”, konkludon profesor Tanaskoviq.

Kryetari i Komisionit të Republikës së Sërbisë për bashkëpunim me UNESKO, profesor Goran Millashinoviq, thotë për Kosovo onlajn se ky komision çdo vit investon përpjekje madhështore që katër objektet mesjetare të qëndrojnë të evidentuara në listën botërore të Unesko në formë të pandryshuar, pra në listën e objekteve nën rrezik.

“Dy janë anët e problemit me të cilin përvit përballemi me to. Njëra është se ato objekte vazhdojnë të jenë në listën e atyre që janë të rrezikuara. Në listën e Trashëgimisë Botërore ka pak më shumë se 1.100 objekte por vetëm rreth 50 janë në listën e të rrezikuarave, pra numër mjaft i vogël”, thekson Millashinoviq.

Fill kur diçka është në listën e objekteve në rrezik, sikurse bën të ditur, UNESKO thotë “ky është shqetësimi ynë, shqetësimi i mbarë botës e jo vetëm ju që jeni të interesuar në vend”.

“Në këtë kuptim, në atë moment kur diçka në listën e objekteve është në rrezik, monitorimi i gjithë botës drejtohet dukshëm më mirë dhe do të thosha se atëherë ne dhe ato manastire jemi më të sigurt se së paku do të mbijetojnë në formë sikurse janë tani. Sigurisht që mund të ishte shumë më mirë se kjo, por të paktën le të jetë si tani”, thotë kryetari i Komisionit të Republikës së Sërbisë për bashkëpunim me UNESKO.

Si çështje tjetër të rëndësishme, ai vë në dukje raportin që Sërbia përcjell tek UNESKO, në mënyrë që me të, të njihen të gjithë ekspertët, por edhe rëndësinë e mos votimit të këtij dokumenti, që të mos lindin çështje statusore.

“Për ne është shumë e rëndësishme që ai raport që do të përpilojmë të merret nga UNESKO dhe me të të njihen të gjithë ekspertët, por njëkohësisht të mos votohet, të mos hyjë në rendin e ditës së votimit për arsye se ne nuk dëshirojmë të shkaktojnë ndonjë polemikë eventuale rreth çështjes së statusit që mund të prodhojë raport të tillë. Ne raportin e shkruajmë si anëtare me të drejta të plota e UNESKO, Republika e Sërbisë dhe nuk do t’a dorrëzojmë tek ndonjë i ashtuquajtur shtet iKosovës”, thekson Millashinoviq.

Në raportin të cilin UNESKO e pranoi, sikurse bën të ditur, thuhej taksativisht se objektet që janë në listë nuk mirëmbahen në mënyrë adekuate.

“Thuhet se ato në fakt nuk e përmbushin misionin e plotë të UNESKO dhe kjo është që janë të lirë për t'u vizituar nga të gjithë qytetarët e mbarë botës, e gjithashtu edhe nga Sërbia ku bën të ditur për një sërë parregullsish që mund të shtypen dhe që mund të shmangen nëse menaxhohen më mirë këto objekte. Në raportin e përpiluar nga Instituti Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, taksativisht renditen të gjitha parregullsitë, në të cilat gjithashtu përfshihet edhe destabiliteti politik në këtë pjesë të territorit dhe thuhet qartë se nuk janë plotësuar kushtet për të hequr këto katër objekte nga lista e të rrezikuarave, pavarësisht nga ajo se prej Prishtinës para disa vitesh vinin zëra të ndryshëm. Shikojmë se çështja e manastireve dhe e trashëgimisë sonë të përgjithshme kulturore është shumë e politizuar dhe se në të vërtetë ka pak shqetësim nga ana e Prishtinës për kulturën dhe mbrojtjen e monumenteve dhe shumë më tepër për konotacionin politik të gjithë kësaj” thotë Millashinoviq.

Sikurse vë në dukje rreth kësaj teme Beogradi nuk duhet të ulë kurrë vigjilencën dhe duhet të veprojë vazhdimisht ashtu sikurse vitin e ardhshëm do të ketë “ndonjë sinjal për të ashtuquajturën Kosovë që sërish të kandidojë për pranim në UNESKO, pavarësisht në atë se nuk ka parametrat objektivë për pranim".

Shkrimtari dhe gazetari Zhivojin Rakoçeviq thotë se në Kosovë egzistojnë mijëra kisha, kishëza, monumente, varre.., të cilat janë zhdukur sepse ato nuk mund të aksesohen më, se duhet ditur dhe se duhet dëshmuar diku.

“Ndërsa flasim këtu, po shembet një zonë speciale, po rrethohet prona e kishës, po hiqen disa gurë. Është shumë e rëndësishme që në nivel ndërkombëtar dhe në nivel të Unesko të mbrosh një civilizim, të mbrosh trashëgiminë e tij bazike dhe në fund ndoshta më e rëndësishmja nga gjithçka është t'i shpjegojmë vazhdimisht, si vetes, ashtu edhe të tjerëve, se këtu egzistojnë tri kultura dominuese trashëgimitë kulturore-sërbe, osmane dhe shqiptare dhe se nuk është e mundur të konstituohet trashëgimia kulturore kosovare, se nuk është e mundur të konstituohet dhe themelohet administratë që do të merret në mënyrë të barabartë, të balancuar dhe të drejtë me të gjitha këto trashëgimi. Rreth trashëgimisë kulturore sërbe mund të kujdesen vetëm institucionet tona, për to që jetojnë në të mund të kujdesen dhe ata do të jenë kishë e gjallë, civilizim i gjallë dhe e ardhmja e gjallë e këtij populli”, tha Rakoçeviq për portalin tonë.

Si një nga kërcënimet për shkak të të cilit objektet sërbe janë regjistruar në Listën Botërore të Trashëgimisë në Rrezik, UNESKO, përmendi vështirësitë në monitorimin e tyre për shkak të destabilitetit politik dhe Rakoçeviq thotë se kur çështja e K&M dhe trashëgimisë kulturore është në tryezë, thelbi është në tre pika: shkatërrimi, falsifikimi dhe në fund përvetësimi.

“Ky është mbarë një korpusi të tërë në të cilin nuk mund t'i shmangesh përgjegjësisë dhe në fund duhet të dalësh me termin e duhur, duhet të dalësh me formulimin e saktë. Ky është afërsisht formulim i saktë në të cilin pasiguria politike është ndonjë përcaktues në të cilin çdo gjë që na ndodh në Kosovë e Metohi pavarësisht sesi ne këtë e lexojmë dhe interpretojmë dhe kjo rrezikon jetë, komunitete getosh, rrezikon Kishën Ortodokse Sërbe në të gjitha nivelet dhe në planin e tretë këta janë njerëz të pafajshëm nëpër burgje ku kemi me dhjetëra në këtë moment. Gjithçka kjo duhet diku të shndërrohen në diçka kaq të butë të quajtur "pasiguri politike", konkludoi Rakoçeviq.