A mundet që Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës për 34 ditë?
Deputetët e parlamentit kosovar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë 34 ditë në dispozicion që të tentojnë për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës, ndërsa shanset për marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës janë minimale, mendojnë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn. E sigurtë është, thonë ata, që me skadimin e afatit që i dha gjykata, do shkohet në zgjedhje të reja. Deklarojnë dhe në pikë të re të mundshme mosmarrëveshjeje rreth çështjes nëse ndërpreja e seancës së parlamentit më 5 mars për zgjedhjen e presidentit vazhdon aty ku u ndërpre, me të njëjtët kandidatë të propozuar.
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Partitë më të mëdha shqiptare pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e hodhën poshtë apriori mundësinë e arritjes së marrëveshjes për president të ri brenda 34 ditësh, por derimë tani nuk ofrojnë zgjidhje se si të arrihet kompromis, veçse topin e përgjegjësisë ja hedhin njëra-tjetrës.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, Arbërie Nagavci, tha se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme, pasi sipas vlerësimit të saj, pritet i njëjti rezultat.
"Kjo është koha kur duhet të lihen mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet dhe të zgjidhet presidenti", tha Nagavci.
Dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti tha se të gjitha partitë dhe deputetët duhet të angazhohen në gjetjen e konsensusit, por që përgjegjësia më e madhe është tek Vetëvendosja dhe liderit të asaj partie, Albin Kurtit.
Që përgjegjësia mbetet tek shumica parlamentare, këtë qëndrim ka dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku.
Nëse presidenti nuk zgjidhet, kalkulimet se kur mund të jenë zgjedhjet e reja, e ka shfaqur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri. Do të mund të të mbahen në mes të qershorit, vlerësoi ai.
“Tërhiq e mos këput“
Ish nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu tha për Kosovo onlajn se në periudhën pasuese, do të ketë “lojëra politike“.
“Në 34 ditët pasuese, do të ketë lojëra, `tërhiq e mos këput`. Vetëm zgjedhjet janë zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë“, mendon Kryeziu.
Ai thekson se nuk është i sigurt nëse Vetëvendosja do të ketë kandidatë të rinj për president dhe se është i nevojshëm kompromis i partive politike.
"Nuk jam i sigurt nëse Vetëvendosja ka kandidatë të rinj. Përndryshe, duhet të shkohet me kandidatë të rinj, për shkak të kompromisit të partive politike", tha ai.
Edhe një herë çështja për Gjykatën Kushtetuese?
Pyetjes nëse kandidaturat e përfaqësuesve të Vetvendosjes-Glauk Konjufca dhe Fatmir Kollçaku, do të paraqiten në seancën e Kuvendit që nisi më 5 mars dhe në të njëjtën mbrëmje u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, vazhdon të jetë “valide” apo proçesi nis nga fillimi, sipas vlerësimit të drejtorit të Qendrës Strategjike për Politikë Europiane nga Beogradi Millosh Pavkoviq, mund të jetë pika e re e mosmarrëveshjeve mes partive.
"Gjykata Kushtetuese nuk ishte eksplicide për çështjen nëse do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës me të njëjtët kandidatë të propozuar apo deputetët duhet të propozojnë emra të rinj. Qëndrimi i Vetëvendosjes ishte se proçesi as nuk nisi. Ndaj, sipas interpretimit të tyre, ata kanë lirinë për të nisur proçesin nga fillimi dhe të propozojnë kandidatë të rinj. Do të shikojmë nëse do të ketë deri në mosmarrëveshje të re e ndoshta çështje e re për Gjykatën Kushtetuese", theksoi Pavkoviq për Kosovo Onlajn.
Në rast se seanca e ndërprerë për zgjedhjen e presidentit vazhdon, është e sigurt se Vetëvendosja përdori 60 firma të deputetëve për dy kandidatët e saj dhe nuk mund të emërojë një të tretë, kështu që emër i ri mund të shfaqet vetëm nëse opsionet e tjera politike bashkohen dhe mbledhin 30 firma.
Koordinatori i Konventës Kombëtare për BE për të 35 kapitujt Dragisha Mijaçiq, vlerëson se nuk është realiste që çdo opsion politik të mbledhë 30 firma, të kandidojë ndonjë kandidat dhe ai të marrë shumicën dhe kuorumin e 2/3 brenda rregullimit aktual të vendeve të deputetëve.
Gjithashtu nuk është optimist se mund të zgjidhen kandidatët e ofruar tashmë të Konjufacës apo Kollçakut.
"Kjo tashmë është provuar. Nuk u arrit. Ndërkohë, ndodhën situata që i ndanë më tej subjektet politike nga njëra-tjetra, kështu që nuk ka bazë për ndonjë bashkëpunim në këtë çështje. Sinqerisht nuk besoj se është e mundur të zgjidhet president në parlament të tillë dhe me shumë gjasa do të shikojmë raund të ri zgjedhjesh parlamentare në Kosovë", tha Mijaçiq për Kosovo Onlajn.
Bashkëpunëtori i OJQ Iniciativa e Re Shoqërore Aleksandar Shluka gjithashtu vlerëson se përveç vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, vazhdon të jetë skenari më realist shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sesa arritja e marrëveshjes.
“Nuk shikojmë se çfarë ka ndryshuar dukshëm në skenën politike në kuptimin e ndonjë marrëveshjeje që duhet të arrihet. Kemi parë turbulenca të caktuara në raportet Kurti-Osmani dhe tashmë çështja është nëse Osmani formon apo është bërë tashmë pjesë e ndonjë blloku të ri, si dhe nëse dikush tjetër do t’a mbështesë në kandidaturën për presidente. Megjithatë, asnjë bllok në këtë moment nuk ka mundësinë për të siguruar mëvetësisht kuorumin, veçanërisht kur bëhet fjalë për votimin e parë dhe të dytë dhe është në pikëpyetje edhe për të tretin për të zgjedhur presidentin. Kjo do të thotë që të dyja palët në fakt mund të vazhdojnë të bojkotojnë punën e asaj seance të veçantë sikurse ndodhi më 5 mars, kur nuk u arrit në tentativën e parë pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë. Kështu që mund t’a kemi atë problem”, ka thënë Shluka për Kosovo onlajn.
Kujt i interesojnë zgjedhjet?
Në këtë moment, sipas vlerësimit të Shlukës, zgjedhjet nuk i interesojnë palës në pushtet, por mund të jetë shans për opozitën nëse garon unike.
"Do të jetë e rëndësishme që zgjedhjet të mund të mbahen para verës, pra para mbërritjes së diasporës, çka potencialisht mund të ndikojë në rezultat. Është e njohur që prania e diasporës mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve, kështu që mungesa e saj mund të dobësojë mbështetjen për Vetëvendosjen. Me gjasa Kurtit nuk i interesojnë zgjedhjet, sepse vështirë të përsëritet rezultati i mëparshëm, ndërsa nga ana tjetër, kjo mund t'i shkojnë për shtat opozitës, por me kusht që të garojë e bashkuar” beson Shluka.
Rezultati përfundimtar, sikurse konkludon ai, do të varet edhe nga bashkimi eventual i opozitës
“Çështja më e rëndësishme është nëse Osmani do të arrijë të formojë bllok të gjerë, eventualisht me parti si LDK dhe PDK, pra nëse do të shkohet deri në konsolidimin e opozitës. Prej kësaj do të varet nga kush do të jetë më i përshtatshëm dalja në zgjedhje” thotë Shluka.
Pyetjes nëse beson se partitë do të arrijnë që të merren vesh për të zgjedhur presidentin, Pavkoviq thekson se lehtësisht mund të ndodhë që Kurti të mos jetë për kompromis.
"Kjo është fort e vështirë të vlerësohet në këtë moment sepse Kurti është mjaft i ngurtë dhe ka qëndrim të vendosur dhe mund të ndodhë shumë lehtë që ai të mos jetë i hapur për çfarëdolloj kompromisi me partitë opozitare. Nga ana tjetër dhe opozita mund të mos i japë sërish kuorumin, çka do të çonte në zgjedhje parlamentare. Nga ana tjetër me gjasa faktor i rëndësishëm ndoshta do të jetë vlerësimi i vetë Kurtit sesi do t'i kalonte potencialisht zgjedhjet e reja. Në përputhje me këtë në fakt do të merrte vendim nëse do të hynte në negociata me partitë opozitare apo jo", konkludon Pavkoviq.
Spegimi i gjykatës
Ndërkaq, dje u mor dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas apelimit të deputetëve të Vetëvendosjes dhe Qeverisë së Kosovës, për shkak të dekretit të presidentes Vjosa Osmani të 6 marsit me të cilin shpërndau Kuvendin sepse presidenti i ri i Kosovës nuk u zgjodh 30 ditë para skadimit të mandatit të atij aktual.
Gjykata Kushtetuese vendosi që ky dekret nuk prodhon asnjë efekt juridik dhe se deputetët kanë 34 ditë për të përfunduar procedurën për zgjedhjen e presidentit. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin në këtë afat, Kuvendi, thuhet në vendimin e gjykatës, do të shpërndahet dhe zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në harkun kohor të 45 ditëve.
Deri në 34 ditë erdhi duke iu referuar nenit 82 të Kushtetutës, që parashikon se Kuvendi shpërndahet në rastin "nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit 60 ditor nga dita kur nis proçedura e zgjedhjes".
“Gjykata vlerëson se Kuvendi nuk arriti të shfrytëzojë afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit. Ndaj dhe në kontekstin e domosdoshmërisë së vazhdimit të funksionimit të institucioneve shtetërore, presidentit dhe Kuvendit, Gjykata vlerëson se Kuvendi ka edhe 34 ditë në dispozicion për të vazhduar dhe përfunduar proçesin e zgjedhjes së presidentit të ri”, thuhet në vendim.
0 komentet