Përse bëhet thirrje për “pensionimin” e Unmik dhe si do të ndikojë kjo tek pozita e sërbëve?

Unmik Priština, ilustracija
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Pavarësisht faktit se roli i UNMIK gjatë viteve është pakësuar, ajo çka janë prioritetet e saja-përmirësimi i sigurisë, stabilitetit dhe respektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë, nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre. UNMIK, besojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn, është pak a shumë pengesë për arbitraritetin e institucioneve prishtinase dhe heqja e tij, do të ishte katastrofike për sërbët, ndonëse egzistojnë dhe pikëpamje se është veçse simbolik në Kosovë.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Qëndrimet se është është e nevojshme mbyllja e UNMIK, Amerika dhe Britania e Madhe i kanë shprehur vite më parë në seancat e Këshillit të Sigurimit kushtuar situatës në Kosovë, dhe se është koha për mbylljen e tij, çka e përsëriti edhe Doroti Shej, ambasadorja e SHBA pranë Kombeve të Bashkuara.

Shej në bisedë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Amerikë dhe pas takimit njoftoi se SHBA e konsiderojnë Kosovën partner të ngushtë strategjik, se janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e plotë brenda Kombeve të Bashkuara dhe se është koha për mbylljen e UNMIK.

Përveç motiveve të dukshme politike që qëndrojnë pas thirrjes për të “çuar në pension” UNMIK, në seancat e KS zakonisht paraqitet dhe argumenti se misioni ka buxhet shumë të madh. Ai, sipas të dhënave të uebsajtit të UNMIK, për periudhën nga 1 korriku 2025 e deri në 1 qershor të 2026, arrin shumën prej 46.05 milionë dollarë dhe misioni ka diçka më pak se 400 anëtarë të stafit.

Bashkëpunëtori i Qendrës për Politika Europiane nga Beogradi Millosh Pabkoviq, megjithatë beson se mbyllja e UNMIK, është e vështirë.

“Që UNMIK të mbyllet, pavarësisht se sa të vogla janë kompetencat e tij për momentin, është e nevojshme të ndryshohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, e cila është baza e tij ligjore dhe për rrjedhojë gjetja e gjuhës në Këshillin e Sigurimit për momentin nuk egziston. Kjo me gjasa në ndonjë kohë të largët nuk do të gjendet në axhendën e Këshillit të Sigurimit” ka thënë Pavkoviq për Kosovo Onlajn.

Interesi i SHBA si dhe i Britanisë së Madhe, për të hequr UNMIK, para së gjithash do të ishte e natyrës financiare, sepse misioni kushton mjaft dhe financohet nga anëtarët e KB, pra Këshilli i Sigurimit, por dhe tregon qëllimet politike për të cilat Prishtina tenton të lobojë tek shtetet e Perëndimit që ky mision të mbyllet.

“Mbyllja e UNMIK është dëshira e Prishtinës sepse për sa kohë që egziston ky mision, pavarësisht rolit të tij të paktë në dekadën e fundit apo më shumë, është pengesë për ndërtimin e sovranitetit të Kosovës dhe paraqet provë që Kosova nuk është shtet i barabartë dhe sovran i pavarur si të gjithë të tjerët”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Nëse do të mbyllet UNMIK, sikurse besohet, kjo do të ndikonte mjaft negativisht në sigurinë e sërbëve në Kosovë, pasi ky mision ka funksion monitorues dhe përfaqësuesit e tij i paraqesin raporte Këshillit të Sigurimit rreth situatës në terren.

"Paraqitja e këtyre raporteve në KS të KB, është mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj të gjitha problemeve që ka komuniteti sërb dhe ndaj të gjitha sfidave me të cilat përballet. Dhe jo vetëm komuniteti sërb, por edhe komunitetet e tjera minoritare në Kosovë, si dhe ndaj të gjitha problemeve në funksionimin e institucioneve në Kosovë. Kjo është një lloj pengese ndaj arbitraritetit të institucioneve prishtinase dhe ndër të tjera për ta është halë në sy, ndërsa tërheq edhe më shumë vëmendjen e publikut botëror dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB ndaj të gjitha problemeve dhe sfidave që egzistojnë në Kosovë. Këto janë arsye shtesë përse aktorët në Prishtinë do të donin që ky mision të mbyllej", konkludon Pavkoviq.

Kujtojmë se UNMIK u formua në bazë të Rezolutës 1244 të KS të KB me mandatin për të ndihmuar në krijimin e kushteve për jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe udhëhiqet nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm i KB. Në gusht të vitit 2008, gjashtë muaj pasi Kosova shpalli njëanshmërisht pavarësinë, u arrit marrëveshje mes UNMIK dhe BE që hapi derën për transferimin e kompetencave nga misioni i KB tek misioni EULEKS në fushat e drejtësisë, policisë dhe doganave.

Mbyllja e UNMIK dhe sipas vlerësimit të gazetarit nga Mitrovica e Veriut Llazar Steviq, kalon në favor të Prishtinës sepse Kosova me këtë, do të kompletonte pavarësinë e vet duke pasur parasysh se misioni lindi nga Rezoluta 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Sërbisë.

Ai, megjithatë thekson veçanërisht se një veprim i tillë do të ishte i dëmshëm për sërbët në Kosovë, të cilët momentalisht sikurse thotë, të vetmen mbrojtje mund t’a kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare.

“UNMIK llogaritet më shumë për komunitetet minoritare, për sigurinë e tyre, për çështjen e demokracisë, sundimit të ligjit... Dhe shikojmë se çfarë po ndodh sot në Kosovë dhe kjo është mungesë e madhe e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe se po ushtrohet presion mbi komunitetin minoritar sërb. Sërbia në çdo seancë të ardhshme të KS të KB, duhet të këmbëngulë që UNMIK duhet të qëndrojë”, ka thënë Steviq për Kosovo Onlajn.

Historia e mbylljes së UNMIK, u sforcua edhe në seancën e fundit të KS të KB kushtuar situatës në Kosovë, por rreth kësaj nuk ka gjuhë të përbashkët mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

"Nga njëra anë, kemi SHBA dhe Britaninë të cilat po sforcohen që UNMIK të tërhiqet nga Kosova, ndërsa nga ana tjetër kemi Parisin, pastaj Moskën dhe Pekinin, por edhe shtete të tjera, përfshirë Sërbinë, të cilat po luftojnë kundër kësaj sepse besojnë se UNMIK ka ende shumë punë për të bërë në Kosovë, mbi të gjitha rreth çështjeve minoritare. Vazhdimi i raporteve gjashtëmujore në KS të KB të cilat tregojnë se cila është pamja reale në Kosovë dhe si jetojnë me të vërtetë sërbët këtu, është i domosdoshëm", thotë Steviq.

Qysh prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit dhe Vetvendosjes, sikurse thotë ai, ushtrohet presion i vazhdueshëm ndaj komunitetit sërb dhe shumë sërbë kanë braktisur territorin e Kosovës.

"Sipas disa të dhënave, më shumë se 20% e sërbëve vetëm nga veriu, e braktisën Kosovën. Do të ishte veprim me të vërtetë katastrofik nëse UNMIK do të largohej nga këto vise, sepse besoj se vetëm atëherë do të rritej presioni i Albin Kurtit dhe autoriteteve prishtinase ndaj sërbëve dhe se kjo do të rezultonte në braktisjen edhe më shumë të sërbëve nga këto vise", mendon Steviq.

Roli i UNMIK në Kosovë, analisti politik Shkëlzen Maliqi e shikon si simbolik dhe thekson se vendimi për mbylljen e tij, do të thoshte se nuk ka më nevojë për “ndërmjetës”.

"Kjo do të thoshte t'i vendosej pika Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Do të duhej të arrihej marrëveshje me BE e cila në fakt është përfunduar dhe vetëm duhet të nisë të implementohet dhe të gjendet zgjidhje gjeostrategjike që do t'i japë fund konfliktit kosovar me marrëveshje", vlerëson Maliqi për Kosovo Onlajn.