Po ecën kohëmatësi i Planit të Rritjes së BE: A do të shkojë një pjesë e të hollave tek të tjerët nga llogaria e Prishtinës?

Plan rasta za Zapadni Balkan
Burim: enlargement.ec.europa.eu

Kosova është drejt rrugës për të përfituar 62 milionë euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor nga parafinancimi pasi në parlament u ratifikua marrëveshja me BE. Kjo pagesë nuk është e kushtëzuar nga përmbushja e hapave nga Axhenda e Reformës dhe tani është e sigurt, por kësti i radhës është pezull. Nëse, në tre muajt e ardhshëm, nuk ndërmerren hapat nga axhenda për të cilat Kosova duhej t'i përfundonte deri në qershor 2025 e për të cilat BE po "shikon përmes gishtave" në 12 muaj të tjerë, një pjesë e të hollave të destinuara për Kosovën, mund të shpërndahen të tjerëve në rajon, paralajmërojnë bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq 

Në raport me të tjerët në Ballkanin Perëndimor, Kosova është vetëm një hap para Bosnjë-Hercegovinës, e cila ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen me BE për Instrumentin për Reforma dhe Rritje dhe kredinë shoqëruese, ndërsa është shumë pas Malit të Zi, të cilit fillimisht i’u paguan 26.8 milionë euro përmes parafinancimit, e më pas 10.2 milionë euro në këstin e parë dhe 8.1 milionë euro në të dytin.
Qeveria e Kosovës miratoi Axhendën e vet të Reformave më 9 tetor të vitit 2024 dhe me ratifikimin e marrëveshjes me BE u vonua për shkak të zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe mosfunksionimit të Kuvendit. Kur deputetët konfirmuan marrëveshjen më 13 shkurt, u konfirmua marrëveshja shpejt dhe u paraqit kërkesa për pagesën e fondeve në kuadër të parafinancimit.
Për të gjithë në rajon, parafinancimi arrin në 7% të shumës totale të synuar. Për Kosovën së cilës nga Plani i Rritjes i janë destinuar 882.6 milionë euro, kjo pjesë është afër 62 milionë euro.
Axhenda e reformave të Kosovës parashikon 111 hapa reformash që duhet të zbatohen deri në fund të vitit 2027, por pyetja është nëse ato do të arrijnë të përfundojnë ato për të cilat afati shtesë skadon këtë qershor.
Kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, vlerëson se nuk ka shumë kohë. "Mund të planifikojmë të shfrytëzojmë fondet e dhëna për Kosovën, por nuk kemi aq shumë kohë sepse duhet të japim projektet tona deri në qershor dhe dyshoj se do t’ia arrijmë. Deri më tani, shtetet e tjera, të themi Shqipëria, Sërbia dhe Maqedonia, përfituan nga më shumë se 160 milionë, ndërsa ne nuk kemi marrë asgjë", tha Shahini për Kosovo onlajn.

Ky i fundit bën të ditur se egzistojnë shumë kritere për shpërndarjen e fondeve për Kosovën, por që në vend të parë duhet të shikohen kriteret e integrimit europian dhe çka nënkuptohet administrata, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave dhe përmbushjen e kushteve të kualitetit ekonomik.
Hulumtuesi i Qendrës për Politikat Europiane në Beograd Marko Todoroviq, thotë se pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjet me Komisionin Europian, Kosova momentalisht përmbush kushtet vetëm për parafinancim, pasi dhe për këtë nevojitet të përfundojnë disa hapa të tjerë proceduralë pësa i përket formimit të strukturës institucionale për zbatimin e axhendës së reformave, pra përcaktimin e koordinatorit kombëtar për këtë proçes dhe Bordit për mbikëqyrjen e zbatimit.
"Kur të zbatohet e gjithë kjo, çka duhet të jetë shumë e shpejtë, sepse këto janë gjëra proceduriale, atëherë Kosova mund të marrë 7% të shumës totale që qëndron në dispozicion të saj. Ky 7% është 62 milionë dhe kjo është ajo çka Kosova me siguri do të përfitojë. Gjithçka më vonë është e lidhur për reforma konkrete që rrjedhin nga axhenda e reformave dhe kur bëhet fjalë për miliona euro që mund të humbasin në periudhën e ardhshme", vuri në dukje Todoroviq për Kosovo onlajn. 

Rrezik i madh nga humbja e fondeve

Sikurse spegon, Kosova tashmë duhet të zbatojë hapat e reformës, jo vetëm nga ky semestër, por edhe ato për të cilat afati ishte deri në dhjetor të vitit 2024, e më pas deri në qershor 2025 dhe deri në dhjetor të vitit 2025. Më problematikët, vlerëson ai, janë hapat e reformës për të cilët afati ishte qershori i vitit 2025.
"Kosova momentalisht duhet të punojë tek reformat nga katër semestra, çka është sigurisht detyrë jashtëzakonisht e vështirë dhe egziston rrezik i madh prej humbjes së fondeve. Pra, për çdo semestër egziston periudhë e caktuar në të cilën shteti mund t’a vonojë zbatimin, por që në fund sërish i tërheq fondet. Për hapat e reformës për të cilët afati ishte dhjetori 2024, periudha e mospagimit është dy vjet, kështu që Kosova mund t'i zbatojë ato deri në fund të këtij viti. Megjithatë, për të gjitha hapat pasues e mëvonshëm të reformës, periudha e mospagimit zgjat një vit, çka do të thotë se hapat e reformës nga qershori i vitit 2025 kanë periudhë mospagimi deri në fund të qershorit të këtij viti. Pra, bëhet fjalë vetëm disa muaj dhe është mjaft e sigurt se do të humbasin disa të holla”, bën të ditur ai.

Nëse Kosova zbaton reformat e planifikuara pas periudhës së caktuar, sikurse shton, të hollat e planifikuara nuk duhet t'i paguhen, çka si rregull duhet të jenë në fuqi dhe për të gjithë në Ballkanin Perëndimor nëse gjenden në situatë të tillë dhe të hollat atëherë do të ishin në dispozicion të fqinjëve.
"Atëherë fqinjët marrin sasi të madhe të hollash në dispozicion për hapat e tyre të reformës që zbatohen. Kjo është në thelb logjika e mbarë Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ende nuk jemi përballur me situatën ku ndonjë aktor në Ballkanin Perëndimor ka shkelur atë periudhë prove dhe do të shikojmë nëse Komisioni Europian kur kjo të ndodhë, do të tentojë të gjejë ndonjë mënyrë për pagesë, pra ndoshta të japë një periudhë tjetër. Por, kjo do të kërkonte edhe ndryshime në marrëveshjet e nënshkruara nga njëra anë, por unë do të thoja se kjo në të vërtetë do të ishte ndryshim në mbarë logjikën e Planit të Rritjes që duhet të lidhë reformat me fondet, dhe këtë do t’a vlerësoja si diçka negative, sepse nuk duhet kërkuar me çdo çmim të paguajmë të holla nëse reformat nuk zbatohen", thekson Todoroviq.

Në fokus dhe normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin

Për tërheqjen e fondeve kur bëhet fjalë për Kosovën, kujton Todoroviq, parakusht konkret është dhe normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin, sikurse është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën për Beogradin.
"Është e rëndësishme që kjo nxitje financiare domethënëse edhe për këto çështje që kanë të bëjnë në përgjithësi me normalizimin e të drejtave të pakicave në Kosovë. Është mjaft e mundshme që prej Prishtinës të kërkohen gjëra konkrete kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve. Nuk do të mund të hyj në detaje rreth asaj se çfarë do të kërkojë Komisioni Europian, por definitivisht kjo nuk do të mbetet vetëm në letër", beson bashkëbiseduesi ynë.

Kur Sërbisë i’u paguan të hollat nga kësti i parë, siç bën të ditur, u vlerësua edhe nëse Sërbia ishte partner konstruktiv në normalizim, çka në këtë moment është konfirmuar të jetë kështu, sërish do të vlerësohet dhe për çdo këst pasues.
Sërbia, kujtojmë, prej parafinancimit përfitoi 111 milionë euro, e më pas më 16 janar të këtij viti përfitoi zyrtarisht lejen nga Komisioni Europian për pagesën e një pjese të këstit të parë me vlerën e 56,5 milionë eurove.
Që dialogu me Beogradin është një prej kushteve që vlen edhe për Kosovën, e përmend edhe Shahini. 
“U përmbush kushti që në veri të Kosovës u kthyen përfaqësuesit e komunitetit sërb”, thekson ai.  
Pyetjes nëse për pagesat e fondeve, BE si një prej kushteve mund të caktojë paraqitjen e statutit europian të BKS për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, Shahini thotë se kjo mund të ndodhë. "Shumë herë jemi surprizuar me kërkesa të ndryshme të BE. Nuk e dimë nëse do të ndodhë apo jo, por dhe mund të ndodhë. E rëndësishme është që nuk kemi më sanksione. Kjo eshtë gjë e mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kthehemi tek sanksionet e ndryshme nëse ne si shtet, si menaxherë, të sillemi ashtu që të mos dëgjojë faktori ndërkombëtar. Ndaj duhet të hapemi me kujdes ndaj Unionit Europian dhe faktorit ndërkombëtar, për të përparuar me rritjen ekonomike, për të çelur kufijtë pa probleme, me lëvizjen e mallrave dhe kapitalit me shtete të ndryshme pa ndalesa dhe bashkarisht të udhëtojmë drejt BE", vlerëson Shahini.

Hapat nga Axhenda e Reformave të Kosovës, 111 prej tyre klasifikohen në pesë fusha: "Qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike", "Tranzicioni i gjelbër dhe dixhital", "Zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi i biznesit", "Zhvillimi dhe ruajtja e kapitalit njerëzor" dhe "Sundimi i ligjit".
Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro, Komisioni europian e miratoi më 8 nëntor të vitit 2023 dhe qëllimi është të inkurajojë përgatitjen e gjashtë vendeve nga rajoni për anëtarësim në BE, përmes integrimit në tregun unik të BE, përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik rajonal, thellimit të reformave që lidhen me BE dhe rritjes së financimit paraanëtarësues me qëllim përshpejtimin e afrimit socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor me BE.