Për Prishtinën non-pejper, për BE dokument i vlefshëm: Cili është fati i draftit europian të BKS?

Zajednica srpskih opština
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Kur dukej se pazëlli i quajtur Bashkësia e Komunave Sërbe kishte përfunduar me draftin europian të statutit të tij, ndërsa autoritetet në Prishtinë thanë javën e kaluar se kjo enigmë ende nuk ka nisur të bëhet. Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn janë të bindur se administrata e re europiane nuk do të tërhiqet aq lehtë nga draft-statuti i propozuar i BKS, por paralajmërojnë se ka ende shumë pengesa deri në realizimin e tij.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

“Emërtimi i draft-statutit 'non-pejper' paraqet mospërfillje ndaj thirrjes së Këshillit të Bashkimit Europian për të vepruar në bazë të saj, pa vonesa të mëtejshme, në drejtim të themelimit të BKS”, tha të martën zëdhënësi i BE Peter Stano.

Vetëm një ditë më parë tha se drafti europian i BKS jo vetëm që nuk është non-paper, por që pas tij qëndrojnë të 27 shtete anëtare të BE.

“Këshilli i Europës në konkluzionet e dhjetorit të 2023, përshëndeti gatishmërinë e Sërbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin ku palëve u’a paraqiti i dërguari i BE. Kjo është njohje formale e dokumentit nga të 27 shtetet anëtare të BE” tha Stano.

Ka qenë ky reagim ndaj deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu se drafti europian i BKS është vetëm një nga propozimet e shumta dhe që Prishtina nuk është e detyruar t’a zbatojë.

“Projekt-statuti i BE nuk ka firmën as të përfaqësuesit të Lartë të BE Borelli, as të të dërguarit të tij Llajçak, e aq më pak të kryeministrit Kurti. Draft-statuti është vetëm non-paper, një nga prej disa propozimeve që janë ofruar vitet e fundit” tha fundjavën e kaluar Kryeziu.

Në thelb vetëm përsëriti qëndrimet e hershme të zyrtarëve të Prishtinës, por edhe të Vetëvendosjes, se çështja e formimit të BKS-gjë e institucioneve të Kosovës.

"Unë jam kryeministër i republikës demokratike, kryeministrat nuk formojnë Bashkësi komunash. Kemi një Bashkësi të Komunave Kosovare. Nëse dëshirojnë edhe një, kjo çështje duhet t'i bashkojnë komunat. Nëse do t’a bëja këtë, do të ishte imponim” tha Kurti para një jave.

Deputetja e Vetvendosjes Fitore Pacolli menjëherë bëri hap më tej duke thënë se draftin e BKS duhet t’a përpilojë Qeveria e Kosovës.

"Besojmë se drafti në të cilën duhet të bisedojmë që duhet implementuar, duhet t’a përpilojë Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin e vetqeverisjes vendore", ka thënë Pacolli.

Pritshmëritë dhe frikërat

Hulumtuesi i studimeve të sigurisë, Nikolla Vujinoviq, beson se Piter Stano e tha qartësisht se BE nuk është tërhequr nga draft-propozimi i BKS, por që ai nuk është optimist se në cilën mënyrë kjo temë do të merret administrata e re europiane.

“Mund të presim që kur të vijë administrata në pushtet kjo të jetë në rendin e ditës. Nuk jam optimist rreth fatit të vetë propozimit” ka thënë Vujinoviq në bisedë për Kosovo onlajn.

Ai theksoi se ajo që tha Kryeziu është e saktë që propozimi europian për BKS është një nga propozimet sesi kjo Bashkësi duhet të shikohet por dhe që përgjigja ndaj kësaj çështjeje më shumë varet nga qasja e shefes së re të diplomacisë europiane Kaja Kallas.

“Ky është një nga propozimet e shumta që ndodhen në tryezën e negociatave rreth BKS. Me ardhjen e zonjës Kallas mund të presim që të jetë sërish temë, por kësaj here do të jetë më negative ndaj Sërbisë. Kallas është një nga skifterët më të mëdhenj antirus në Bashkimin Europian dhe fakti që Sërbia refuzon vendosjen e sanksioneve për të, do të jetë shall i kuq për të cilën më pas do të kërkojë instrumente të ndryshme për të na presionuar sa më shumë që është e mundur”, thekson Vujinoviq.

Ky i fundit beson se formimi i BKS prej fillimit ishte “arsyetim” si për Prishtinën dhe për BE. "Në thelb, ata i frikësohen Republikës së re Sërbe. Ndërsa ne shikojmë sesi RS megjithë kompetencat e saja të vogla, sulmeve të vazhdueshme, tregon një identitet të qartë politik. Prej kësaj shqiptarët kosovarë, para së gjithash sepse do të tregonte se elita politike e zotit Kurti dhe në përgjithësi qeveria e zotit Kurti nuk është aq demokratike, nuk është aq stabile. Ndoshta jam pesimist, por nuk shikoj se në të ardhmen do të formohet BKS. Edhe nëse formohet, atëherë do të jetë vetëm gërmë e vdekur në letër, që do të varet nga Albin Kurti” pohon Vujinoviq.

Vullneti politik

Nga ana tjetër profesori i të drejtës europiane nga Prishtina Avni Mazreku thotë në bisedë për Kosovo onlajn se nuk është problemi i propozimit europian apo ndonjë tjetër propozim të BKS sepse rreth kësaj kemi vendimin final të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, por tek vullneti politik i Beogradit dhe Prishtinës, pra vënien e Sërbisë që as pas formimit të Bashkësisë nuk do të njohë Kosovën.

“Sërbia ka thënë haptazi se dhe as pas krijimit të BKS, nuk do t’a njohë Kosovën si shtet. Kjo çështje ka shkaktuar debat të ashpër politik në Kosovë, nëse Sërbia do t’a njohë apo jo nëse formohet BKS”, thekson Mazreku.

Ky i fundit kujtoi se Gjykata Kushtetuese tashmë ka marrë vendim për këtë çështje dhe se interpretimi i vendimit rreth statutit të BKS është inkurajuar nga BE, NATO dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

“As Qeveria e Sërbisë nuk është kundër dërgimit për interpretim të statutit të BKS në Gjykatën Kushtetuese si organi kryesor që vendos nëse ai akt juridik është në përputhje me sistemin e vet kushtetues. Derisa nuk egziston pengesë e tillë, nuk ka arsye të mos shpresojmë në krijimin e BKS.

“Pengesë, sipas meje, është vullneti politik i Sërbisë dhe Kosovës në këndvështirmin e rendit të ditës që kanë kundërshtimet” ka theksuar Mazreku.

Ky i fundit shtoi se Sërbia përmes letrës së ish kryeministres së Sërbisë, Ana Bërnabiq, se nuk e njeh aneksin e Marrëveshjes së Ohrit-prodhoi reagim në Prishtinë.

“Duke marrë parasysh se reagimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë kundërshtues por ende nuk e dimë nëse Kosova ka ndonjë detyrim tjetër që të përparojë në përputhje me atë që është arritur në aneksin e Marrëveshjes së Ohrit. Pra, këto çështje kanë të bëjnë me atë që quhet vullnet politik në të dy vendet” beson Mazreku.

Sipas fjalëve të tij, interpretimet e ndryshme të asaj që është dakordësuar, momentalisht janë në interes të qeverive sërbe e kosovare që të kenë çështje të hapura.

“Mendoj se ka bëhet fjalë vetëm me atë që quhet populizëm politik. Pra, njohja e pavarësisë së Kosovës nga asnjë parti politike në Sërbi, nuk është e pranueshme për popullin sërb, pavarësisht se sa është e vetëdijshme opozita dhe pozita në Sërbi se epilogu do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, pasi nuk ka kthim pas. Gjithashtu opozita në Kosovë e di se organizimi i ri politik dhe institucional i sërbëve përmes BKS është imperativ”, thekson Mazreku.

Ky i fundit thekson arsyet për të cilat nuk janë ndërmarrë hapa tek normalizimi i raporteve në dëm të popullit sërb dhe atij kosovar.

"Sa më shpejt të lëvizin të dyja qeveritë, aq më i madh do të jetë përfitimi nga fondet e BE, kjo do të jetë e sigurt. Vendet që nuk janë anëtare të NATO Sërbia, B&H dhe Kosova. Nenet 4 dhe 5 të Statutit të NATO stimulojnë qartë raportet mes vendeve anëtare të saj. Pra, nëse këto vende do të ishin pjesë e BE dhe NATO, atëherë nuk do të duhet të flitej rreth raportit të zotit Gutjeres se veriu i Kosovës është pikë potenciale eskaluese të situatës. Të dy palët e dinë se kjo është mënyra e vetme dhe më e mirë. Por përse kjo nuk ndodh? Kjo nuk po ndodh për shkak të populizmit sërb e kosovar, si të pozitës dhe opozitës”, konkludon Mazreku.

Fati prej Shkodrës

Vetëm dhjetë kilometra nga Prishtina, në Graçanicë, ka mënyrë krejtësisht ndryshe e të menduarit.

Historiani Aleksandar Guxhiq thotë se elitat politike shqiptare, si pozita ashtu edhe opozita, nuk dëshirojnë ndonjë autonomi për sërbët, përfshirë dhe formimin e BKS, por fatin e bashkatdhetarëve të tyre nga Shkodra.

“Elitat politike të shqiptarëve kosovarë si ato që janë sot në pushtet, ashtu edhe ato që kanë qenë në pushtet në vitet e kaluara, garniturat e mëparshme të politikanëve, nuk dëshirojnë të formojnë Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe nuk dëshirojnë t'i japin garanci kishaave dhe manastireve sërbe. Edhe pse si njëra dhe tjetra kërkesë, kërkesë për BKS dhe garancitë për kishat dhe manastiret sërbe, nuk janë të panjohura për legjislacionin europian dhe botëror, shteteve europiane dhe botërore”, thotë Guxhiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit thotë se autoritetet shtetërore në Prishtinë e shikojnë si regullim ligjor këtë çështje.

“Kur përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Sërbe insistojnë tek disa garanci, garanci ligjore, ata gjithmonë i referohen shembujve të disa shteteve të tjera. Përse Kosova nuk dëshiron t'u japë garanci kishave dhe manastireve sërbe? Përse shoqëria kosovare, elitat politike kosovare dhe elitat shkencore ndërtojnë me këmbëngulje një narrativë rreth një lloj Kosove historike ku egziston vetëm dhe vetëm trashëgimi kulturore kosovare, dhe se kishat dhe manastiret sërbe në fakt janë kosovare, apo shqiptare, dhe se sundimtarët sërbë në mesjetë në një moment ndërtuan mbi themelet e kishave dhe manastireve, kisha dhe manastire. Për këto arsye, ata nuk dëshirojnë t’u japin garanci për kishat dhe manastiret sërbe, sepse në planin afatgjatë synimi i tyre është të përvetësojnë trashëgiminë kulturore sërbe”, pohon Guxhiq.

Kur është fjala rreth formimit të BKS, pra mundësinë që komuniteti sërb të arrijë ndonjë formë të autonomisë, ky analist pohon se pala kosovare me refuzime të vazhdueshme, përcjell mesazh të qartë.

“Dëshirojnë të presionojnë sërbët, me provokime, thjesht t'ua përkeqësojnë jetën sërbëve dhe perspektivën e sërbëve në Kosovë e Metohi të përjetojnë fatin e sërbëve në Shkodër, të bëhen në nivelin e gabimit statistikor apo që praktikisht të mos ketë. Çfarë dimë sot për praninë e dikurshme të sërbëve në Shkodër? E pra, dimë prej toponimeve dhe emrave të vendeve dhe fshatrave nga rrethinat e Shkodrës. Dimë prej disa dokumenteve historike, por sot në Shkodër ka shumë pak sërbë. Kështu që kam frikë se dëshira dhe synimi i elitave politike në Kosovë, është që sërbët në K&M të pësojnë fatin e sërbëve në Shkodër dhe rrethinat e saj” konkludon Guxhiq.