Vizita e Koshtës në Ballkanin Perëndimor: Hap drejt zgjerimit apo iluzion i përshpejtimit të procesit?
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Koshta vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn vurën në dukje atë se ky është sinjal pozitiv kur është fjala për intensifikimin e procesit të zgjerimit. Pavarësisht kësaj, vlerësuan se integrimi i rajonit nuk është pa kushte, veçanërisht kur është fjala për Sërbinë dhe Kosovën ku normalizimi i marrëdhënieve ngelet faktor kyç. Gjithashtu vihet në diskutim gatishmëria e Unionit Europian në realizimin me të vërtetë të planeve të zgjerimit.
Shkruar nga: Jelena Novakov
Koshta ndodhet sot në Sërbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe tha se në Beograd ndodhet për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi në rrugën europiane. Me Vuçiqin bisedoi gjithashtu për çështjen e gjyqësorit, REM, ligjet zgjedhore dhe rekomandimet e ODIHR, ndërsa presidenti vuri në dukje se për Beogradin e rëndësishme është përputhshmëria me rregullat që Unioni u ka lënë për detyrë vendeve kandidate.
Nga ana tjetër gjatë qëndrimit në Prishtinë, Koshta theksoi se normalizimi i marrëdhënieve është kyçe për të ardhmen europiane të Kosovës e Sërbisë duke shtuar se është bërë përparim, por që është i domosdoshëm implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Koshta në Prishtinë u takua me Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin. Ky i fundit me këtë rast tha se Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për çeljen e negociatave me Unionin Europian.
Presidenti i Këshillit Europian gjithashtu vizitoi Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën ndërsa turneun në Ballkanin Perëndimor do t’a përfundojë me prezencën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat.
Kushte dhe normalizim
Redaktori i rubrikës së politikës së jashtme në programin e parë të Radio Beogradit Nikolla Dençiq ka thënë për Kosovo onlajn se Antonio Koshta gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor tregoi se dera europiane është e hapur por jo pa kushte, por që anëtarësimi vijon të jetë i bazuar në reforma dhe merita.
“Ajo çka mund të presim dhe çka dhe e dëgjuam nga presidenti i Këshillit Europian, është që BE ngelet e përkushtuar për zgjerimin. Mund edhe t’a dëgjonim dhe sot në Beograd dhe gjatë takimeve të mëparshme ku Koshta shumë herë përsëriti se porta është e hapur” tha ai.
Për Unionin Europian, tha Dençiq, në këtë moment është veçanërisht e rëndësishme që të punohet për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por theksoi se dera nuk është e hapur pa kushte.
"Ajo çka mbetet nga mesazhi i Brukselit është se procesi i pranimit vijon të jetë i bazuar në merita, se është e domosdoshme të zbatohen reformat që janë parashikuar dhe se pa këtë nuk do të ketë absolutisht asnjë progres", tha Dençiq.
Ky i fundit kujtoi se Koshta theksoi se për Kosovën dhe Sërbinë normalizimi i marrëdhënieve është një nga kushtet themelore për përparim në rrugën europiane.
"E rëndësishme është që ai termi 'normalizim' që të mos kërkohet nga Beogradi, të paktën në këtë moment, njohje e çfarëdoshme, as vendosje të marrëdhënieve në atë mënyrë, por që është e nevojshme të arrihet marrëveshje në nivel të caktuar. Diçka të tillë mund të dëgjojmë dhe prej aktorëve të tjerë botërorë, pavarësisht nga ajo që nëse ata mbështesin qëndrimin e Sërbisë dhe integritetin e saj territorial apo njohin shtetësinë e vetëshpallur kosovare", vuri në dukje.
Duke folur për mesazhet që Antonio Koshta u përcolli zyrtarëve kosovarë, Dençiq tha se ai theksoi nevojën për të përshtatur retorikën.
"Është e padiskutueshme që egziston votim, se egziston fitues në zgjedhje, por fakti është se BE sigurisht që nuk mund të jetë e kënaqur me atë çka ndodh për më shumë se një vit, se kriza politike është me të vërtetë e madhe", tha Dençiq.
Ai vuri në dukje se Kosova vazhdon të mos ketë statusin e vendit kandidat, por vlerësoi se, nëse qëllimi është nisja e rrugës europiane, kreu politik në Prishtinë duhet të korrigjojë qëndrime të caktuara dhe t'i përshtatë ato me standardet europiane.
Sipas fjalëve të tij, Tivati mund të bëhet fjalë për modele të reja zgjerimi, lloj të ri negociatash apo lloj të ri anëtarësimi. Dençiq gjithashtu u pajtua me vlerësimin e Antonio Koshtës se shpeshtimi i takimeve BE-Ballkani Perëndimor është gjë pozitive.
"Mund të dëgjojmë javët e fundit se me të vërtetë po shqyrtohet koncept i ri i zgjerimit, që është propozuar nga kancelari gjerman, ndonëse ishte kritikuar madje dhe në vetë vendin dhe gjithashtu nga disa liderë europianë. Për tani është diçka që ndodhet në tryezë, ndoshta nuk po flasim për anëtarësim me të drejta të plota, ndoshta kjo do të ndodhë në mënyrë tjetër, por vendet tona do të integroheshin", tha ai.
Europës i duhet Ballkani Perëndimor
Diplomati Albert Prenkaj tha për Kosovo onlajn se presidenti i Këshillit Europian, Antonio Koshta, e vëzhgon integrimin europian të Ballkanit Perëndimor si nevojë gjeostrategjike të Europës, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve është faktor kyç për rrugën drejt Europës kur bëhet fjalë për Sërbinë dhe Kosovën.
Sipas fjalëve të tij, pritshmëritë e Këshillit Europian nga samiti në Tivat është vlerësim i progresit të arritur në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe shqyrtimi i mënyrave për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe forcimi i sigurisë.
"Ndonëse Koshta potencon se zgjerimi i Bashkimit Europian nuk është opsion, por 'domosdoshmëri gjeostrategjike', temat e samitit në Tivat tingëllojnë si shqetësimi i lartpërmendur është më shumë i natyrës së përditshme sesa thelbësore. Në këto rrethana, do të prisja qasje më të shkathët, në kuptimin pozitiv", tha ai.
Prenkaj thotë se nëse zgjerimi është vërtet me rëndësi gjeopolitike, procesi duhet të përshpejtohet përmes qasjes së "integrimit nën standarde", dhe jo "standardeve si kusht për integrim", para së gjithash për shkak të pasigurisë në nivel global.
BE e gatshme për zgjerim
Drejtori egzekutiv i “Institutit Prespa“ në Maqedoninë e Veriut Andreja Stojkovski vlerëson për Kosovo onlajn se duke gjykuar nga mesazhet e presidentit të Këshillit Europian Antonio Koshta gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, Unioni Europian është i gatshëm për pranimin e anëtarëve të rinj, duke shtuar se për këtë mund të jetë dhe fjala për samitin e fundit EU-Ballkani Perëndimor.
"Mesazhi që dëgjojmë vazhdimisht është se zgjerimi është shumë lart në axhendë dhe sërish është prioritet për Unionin Europian, se shtetet që ndodhen në proces duhet të bëjnë gjithçka që munden për të përshpejtuar procesin nga ana e tyre. Besoj se qasje e tillë do të thotë që Unioni nga ana tjetër, është gati të pranojë shtete të reja anëtare", vlerësoi ai.
Duke komentuar mesazhin e Koshtës për Kosovën, Stojkovski tha se fjala është për qëndrime të cilat Bashkimi Europian i përsërit vazhdimisht dhe që janë të fokusuara tek formimi i institucioneve.
Ripërsëritja e të njëjtave mesazhe, shtoi Stojkovski, priten dhe gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat. Përveç kësaj, ai tha se egziston mundësia që të bisedohet dhe rreth propozimit të kancelarit gjerman Fridrih Merc rreth përshpejtimit të procesit të pranimit të Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
"Me gjasa ngaqë ky do të jetë tubim i të gjithë liderëve politikë nga rajoni, do të pasohet edhe një herë në përsëritje të mesazheve dërguar çdo shteti. Dhe do të ketë diskutim rreth asaj sesi të konkludohet apo t’i vihet vula procesit të pranimit, sesi shtetet mund të avancojnë” konkludoi Stojkovski.
Mundësitë e BE
Analisti shqiptar dhe redaktori politik i të përditshmes Tema Ylli Pata tha për Kosovo onlajn se turneu ballkanik i presidentit të Këshillit Europian Antonio Koshta ka para së gjithash mesazhe politike dhe se duhet të sqarohet drejtimi në të cilin Unioni Europian duhet të shkojë kur është fjala për Ballkanin Perëndimor. Ai thekson megjithatë se procesi i integrimit të rajonit ka humbur domethënien nga problemet e brendshme, si dhe se Unioni Europian nuk arriti që axhendën e zgjerimit t’a vendosë në prioritet real politik.
"Mendoj se çështja e zgjerimit të bllokut, më shumë sesa çështja e Bashkimit Europian, po bëhet gjithnjë e më shumë problem që do të zgjidhet nga shtetet më të fuqishme anëtare të BE dhe Gjermania e Franca kanë rolin kryesor. Mendoj se samiti në Tivat, më shumë sesa qëndrimi i përbashkët i Bashkimit Europian, do të jetë sinjal politik nga Gjermania, veçanërisht pas letrës që kancelari Merc ndau në lidhje me Ukrainën dhe Moldavinë. Priten zhvillime të reja që mund të ndryshojnë axhendën e BE këtë herë në dëm të vendeve tona", tha ai.
Duke folur për integrimin e Sërbisë në BE, si problem kryesor theksoi qëllimin e Gjermanisë për të luajtur rol të rëndësishëm në dialogun mes Beogradit dhe Prishtines, por që dhe Shqipëria është pjesë e këtij procesi.
"Besoj se problemi me Sërbinë, sikurse e dimë, është pikërisht çështja e Kosovës. Mendoj se në negociatat mes fuqive të mëdha në lidhje me Kosovën, Bashkimi Europian derimë tani nuk ka patur asnjë rol, ndërsa Gjermania dëshironte të kishte rolin e vet. Mendoj se ky është thelbi i problemit. Gjermania dëshiron rol të rëndësishëm në negociatat mes Sërbisë dhe Kosovës dhe kjo do të jetë çështje në të ardhmen. Shqipëria gjithashtu është pjesë e kësaj 'loje', derisa bëhet fjalë për shqiptarët, bëhet fjalë për vend që është shumë afër nesh", tha Pata.
0 komentet