Petkoviq me Sorensenin për pozitën e sërbëve në Kosovë dhe procesin e dialogut

Petković Sorensen 04 06 2026
Burim: Instagram

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq deklaron se me të dërguarin e Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen bisedoi për problemet me të cilat ndeshen sërbët në Kosovë dhe sfidave në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Petkoviq precizoi se me të dërguarin e Unionit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen pati takim konstruktiv kushtuar problemeve të sërbëve në Kosovë e Metohi, si dhe sfidave në procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura. 

Drejtori i Zyrës për K&M vuri në dukje se gjatë bisedës e informoi me presionet me të cilat sikurse tha, përballet populli sërb në Kosovë.

“I tregova për presionet me të cilat populli ynë përballet, për arrestimet e motivuara politike dhe veprimeve eskaluese që regjimi në Prishtinë ndërmerr në kulmin e fushatës zgjedhore” tha Petkoviq në publikimin e vet në Instagram.