Pritshmëritë prej të dërguarës speciale Karen Pirs: A po e forcon Britania pozitën e vet në Ballkan?

Ilustracija, Karen Pirs, ZapadniBalkan-Velika Britanija
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Britania e Madhe emëroi për të dërguar të ri special për Ballkanin Perëndimor ambasadoren e deritashme në SHBA Karen Pirs. Analistët janë të bashkuar në vlerësimin se zgjedhja e diplomates së karrierës së rangut të lartë, është mesazh i qartë për rëndësinë e rajonit që ka Mbretëria e Bashkuar për të cilën pritet që dhe në fokusin e saj do të jetë dhe çështja e dialogut Beograd-Prishtinë.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

Karen Pirs funksionin do ta marrë në pranverë prej të dërguarit të deritashëm special Stjuart Piç.

“Përvoja dhe aftësia e saj e jashtëzakonshme e bëjnë ideale për të dërguar speciale të Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht kur do të jemi organizatorë të këtij viti të Samitit të Procesit të Berlinit” ka thënë ministri britanik i punëve të jashtme Dejvid Lami.

Qetësimi i pasioneve në rajon

Profesori universitar nga Prishtina Mazllëm Baraliu vlerëson se Britania e Madhe është parimore në ndihmë për Ballkanin Perëndimor ndërsa e dërguara e re speciale e Britanisë së Madhe Karen Pirs do të ndikojë në qetësimin e pasioneve në rajon, por dhe në procesin e mëtejshëm të finalizimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Britania e Madhe është mjaft parimore në ndihmën për Ballkanin Perëndimor në zgjidhjen e problemeve që vendet e rajonit kanë patur mes tyre dhe në raport me integrimin. Ndonëse janë larguar nga BE, ata janë më të suksesshëm në proceset demokratike e politike por dhe në procese diplomatike dhe kjo për të gjithë është e mirë” ka thënë Baraliu në bisedë për Kosovo Onlajn.

Dyshon se pavarësisht karrierës së saj të pasur dhe eskperiencës diplomatike, Pirs ka lirshmërinë që të ndërmarrë vetë vendime kyçe për çështjet rajonale por dhe dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Natyrisht që në pikën fundore e gjitha varet prej Forin ofisit, qeverisë së Britanisë së Madhe dhe jo prej një të dërguareje pavarësisht sa e angazhuar ka qenë. Prej qëndrimeve të qeverisë varet dhe marrëdhënia për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Sërbisë. Por kanë bërë mirë pasi e dini se në vitet e kaluara ka pasur mjaft të dërguar specialë nga të gjitha vendet. Mendoj se lajmi i mirë është që Karen Pirs e cila ka dëshmuar si diplomate me përvojë dhe parimore, do të jetë në gjendje të ndihmojë në përmirësimin e raporteve Kosovë-Sërbi” thekson Baraliu.

Kontributi i saj shikohet para së gjithash në qetësimin e situatës në rajon.

“Britania e Madhe është kampione e diplomacisë, nëse doni dhe burim i demokracisë dhe diplomacisë. Ajo merr përgjegjësi dhe di se çfarë të bëjë në politikën europiane dhe diplomaci, pavarësisht se është jashtë BE. Mendoj se do të kontribuojë dhe në qetësimin e situatës sidomos në këtë vorbull politike dhe turbullira gjeopolitike dhe në sistemin ndërkombëtar që duket se ndryshon kuptimin e zhvillimeve shumëpolëshe dhe qendrave të fuqive” shpreh bindjen Baraliu.

Londra zyrtare dhe të dërguarit e saj kanë rol stimulues për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën ndërsa e dërguara e re speciale, mund të ndikojë si në Beograd ashtu dhe në Prishtinë, shpreh bindjen Baralliu.

“Sidomos tek Prishtina, sepse marrëdhëniet mes përfaqësuesve të institucioneve egzekutive, qeverisë dhe kryeministrit me Britaninë e Madhe janë të shkëlqyera. Mendoj se dhe ndikimi pozitiv i Britanisë së Madhe në masë të caktuar, do të kontribuojë në qetësimin e gjërave dhe ecjen drejt përmirësimit dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të procesit të dialogut, i cili sigurisht do të jetë më më intensiv këtë vit” ka thënë Baraliu.

Politika-Stabile e presionit

Nga ana tjetër docent në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd Stefan Surlliq beson se me zgjedhjen e saj Britania e Madhe vijon politikën stabile ndaj rajonit çka nënkupton dhe vijimin e presionit ndaj Beogradit dhe mbështetjes për Prishtinën.

“Ajo do të vazhdojë një politikë mjaft stabile dhe kontinuitive të Britanisë së Madhe ndaj këtij rajoni. Është e qartë se Britania e Madhe është një prej konspiracionistet më të mëdha të Kosovës në organizmat ndërkombëtare” ka thënë Surlliq për Kosovo Onlajn.

Pritet që Pirs të vijojë me përpjekje personale që Kosovën t’a shikojë në të gjitha organizmat ndërkombëtare e mbi të gjitha si anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara.

“Personalisht do të përpiqet për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në gjurmët e deritashme të politikës britanike, por dhe biografinë e vet personale politike, mund të konkludojmë se Britania do të vazhdojë mbi të gjitha politikën e presionit ndaj Beogradit dhe politikën e mbështetjes absolute për Prishtinën për të arritur anëtarësimin e plotë në të gjitha organizmat ndërkombëtare” thekson Surlliq.

Kontrolli i flukseve migratore

Ndërkaq për ish ambasadoren e RFJ në OSBE dhe anëtare e Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare Branka Latinoviq në focus të së dërguarës së re speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, nuk do të jetë çështja e dialogut Beograd-Prishtinë, por kontroll më I madh I flukseve migratore në rajon çka do të jetë pikë kryesore e Samitit të Procesit të Berlinit që do të organizohet në Londër vjeshtën e ardhshme.

“Me aq sa shikoj nga ajo çka është bërë e ditur, cilat do të jenë prioritetet, në çfarë do të fokusohet Mbretëria e Bashkuar në funksionin e mikpritëses dhe udhëheqëses së atij samiti, kjo është diçka që është në kontinuitetin e interesit të saj në Ballkan. Në plan të parë kjo do të jetë çështja e 'zbatimit të ulët', dhe kjo është çështja e policisë, prokurorisë, puna e shërbimeve kufitare dhe flukset migratore. Çka është sërish në interesin dhe fokusin e Britanisë së Madhe. Këto qëndrime nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë, aq më tepër që edhe vetë Britania është e pranishme në Kosovë në këto segmente më të forta, në radhë të parë përmes kontingjentit të vet ushtarak” sqaron Latinoviq.

Kjo e fundit beson se roli i të dërguarës britanike për Ballkanin Perëndimor në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë më shumë varet prej vargut të përfaqësueses së re të lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas.

“Të shikojmë se çfarë do të jenë këto vargje të përfaqësueses së re europiane Kaja Kallas. A do të ketë ajo (Pirs) hapësirë që të angazhohet më fort apo do të gjejë model, modus që së bashku me përfaqësuesen e lartë do të operojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe kështu sëbashku do të japin nxitje të re lidhur për vazhdimin e ndonjëlloj forme të finalizimit të këtij dialogu”, thekson Latinoviq.

Interesat angleze në Ballkan

Analisti politik nga Prishtina Shkëlzen Maliqi beson se prej të dërguarës së re speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor Katrin Pirs, nuk duhet të pritet “asgjë speciale” pasi pavarësisht se ky vend është i interesuar për këtë rajon dhe që ka qëndrim të qartë politik për çështjen e krizës në Kosovë, ajo nuk është “lojtari kryesor” në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Ata janë pjesë e Pesëshes, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përherë kanë patur qëndrime të qarta rreth krizës në Kosovë dhe nuk është lojtar kryesor. Ky është Brukseli. Tashmë është gjëja kryesore që mundet përmes verës apo të tentojnë me shpejtësi që të zgjidhin atë 'marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit' me nisjen e realizimit të saj” ka thënë Maliqi.

Ai përmend se para së gjithash presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq këtë e shtyu si pasojë e zgjedhjeve dhe “kalkulimeve të veta” e më pas dhe kryeministri kosovar Albin Kurti “pretendohet se ishte i gatshëm për t’a nënshkruar” marrëveshjen në Ohër.

“Për BE ajo marrëveshje verbale është rregjistruar si marrëveshje mes dy palëve, si dokument i vlefshëm ndërkombëtar. Ata do të tentojnë që këtë t’a kapitalizojnë dhe me gjasa do të kenë dhe mbështetjen e Tramp dhe administratës amerikane që këtë çështje t’a mbyllin dhe të ecin përpara në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se njëkohësisht të realizohen të gjitha marrëveshjet e tjera që kanë qenë të nënshkruara më herët” ka thënë Maliqi.

Ky i fundit thotë se roli të dërguarës së re speciale për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs para së gjithash duhet të vëzhgojë përmes interesimit britanik për rajonin.

“Anglezët përherë kanë qenë të interesuar për Balkkanin dhe përherë kanë patur përfaqësues të fortë. Ndërmjetësuesja e parë në dialog ka qenë Ketrin Eshton. Ajo në një farë mënyre ishte më e suksesshmja deri më tani” kujton analisti.

I pyetur se çfarë pritshmërish ka prej të dërguarës së re Katrin Pirs kur është fjala për dialogun Beograd-Prishtinë, Maliqi thotë se prej saj nuk ka shumë pritshmëri por që pret që do të ofrojë ndihmë.

“Asgjë speciale nuk duhet të pritet, por anglezët përherë kanë qenë diplomatë të zotë dhe me gjasa që do të ofrojnë ndihmë” ka thënë Maliqi.