Rezultatet paraprake të rregjistrimit në Kosovë: Çfarë statistikash treguan dhe çfarë u mbuluan?

Popis stanovništva Kosovo
Burim: Kosovo Online

Dalin rezultatet paraprake të rregjistrimit në Kosovë. Ndonëse në Prishtinë thuhet se këto të dhëna ende nuk janë të kompletuara, bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn paralajmërojnë se ky proces prej nisjes është pasuar me shumë parregullsi dhe se rezultatet mund të fshehin faktin se ka gjithnjë e më shumë qytetarë që të ardhmen e tyre e kanë gjetur jashtë vendit.

Shkruar nga: Arsenije Vuçkoviq

Sipas rezultateve paraprake të rregjistrimit të popullsisë që u ndërmorr në periudhën prej 5 prillit deri më 24 maj, Kosova ka më shumë se 200.000 banorë, ose 153.000 më pak në raport me vitin 2011.

Çka më e keqja në këtë përllogaritje shikohjet çdo gjë në rregull.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave Avni Kastrati në konferencën për mediat ka thënë se në Kosovu jetojnëe 1.586.659 banorë pra 200.000 më shumë se në vitin 2011.

Megjithatë në atë vit në Kosovë numëroheshin 1.739.825 qytetarë dhe me një matematikë të thjeshtë thuhet se tashmë ka 153.166 më pak.

“Gjatë periudhës 2011-2023 banorët e Kosovës janë rritur me 203.294 banorë (rritje pozitive). Megjithatë të dhënat paraprake tregojnë pakësim të banorëve”, sqarohet në ekspozimin gjatë raportit.

Për të sqaruar se çfarë po ndodh, kontaktuam me Agjencinë e Statistikave, ku na u sqarua se dallimi në shifra vjen nga fakti se në vitin 2011 në raport me këtë vit, në rregjistrim nuk u përfshi diaspora.

Kastrati në prezantimin e raportit paraprak të regjistrimit tha se rezultatet finale do të prezantohen deri në fund të vitit dhe se në numrin e paraqitur të banorëve, nuk përfshihen qytetarët nga diaspora prej të cilëve deri më tani afro 600.000 kanë qenë të regjistruar dhe procesi i regjistrimit për këtë kategori është i hapur deri më 31 gusht.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, numri i banorëve është rritur në nëntë komuna, ndërsa në 29 njësi vendore ai numër ka shënuar rënie.

Në Kosovë janë 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra. Mosha mesatare e qytetarëve është 34.82 vjeç.

“Realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më prioritare të qeverisë gjatë këtij viti, duke pasur parasysh rëndësinë e të dhënave në kohë. Ky regjistrim është pasqyrim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe zgjidhjen e nevojave të popullatës sonë, duke siguruar shpërndarje të barabartë të burimeve, si dhe hedhjen e themeleve për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Albin Kurti.

Politikë apo padituri

Sociologu nga Prishtina dr Ismail Hasani thotë për Kosovo onlajn se “dallimi në numra” mes 200.000 më shumë e njëkohësisht 153.000 banorë më pak nuk flet për problem politik por për problem paditurie të atyre që kanë ndërmarrë proçesin e rregjistrimit.

“Kur më erdhi regjistruesi e pyeta se çfarë regjistrimi është, nuk dinte të përgjigjej. Pra, problemi nuk është i natyrës politike, por i paditurisë. Mbetet kur të shpallen rezultatet përfundimtare, të shikohet se ku kanë gabuar. Prej fillimit kam qenë kundër këtij regjistrimi të popullsisë. Nuk do të na kishte ikur regjistrimi, jetonim dhe pa të. Kur shteti konsolidohet deri në atë masë sa t’i mbetet vetëm regjistrimi i popullsisë, atëherë do të thotë se i ka zgjidhur të gjitha problemet”, thotë me ironi Hasani.

Nuk ka dilema që Qeveria e Kosovës në tërësi ka dështuar me rregjistrimin e popullsisë pasi sikurse thotë, prej nisjes së tij është shoqëruar me parregullsi të shumta.

“Mendoj se qeveria ka dështuar plotësisht me këtë regjistrim të popullsisë. Rregjistrimi i popullsisë do të duhej të bëhej dhe çdo shtet është i detyruar t’a bëjë këtë, por në rrethana të ndryshme. E para, Qeveria e Kosovës është dashur t'i kthehet Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të detyrave që pati marrë për arritjen e Bashkësisë në komunat me shumicë sërbe si pjesë e asaj marrëveshjeje, për të përfunduar të gjitha detyrat që dalin prej saj" thotë Hasani për Kosovo onlajn.

Ky i fundit bën të ditur se para regjistrimit do të ishte e nevojshme që qeveria të niste dialogun me komunitetin sërb.

“Të niste dialogun me sërbët lokalë, pasi në enklavat ku sërbët janë të detyruar të jetojnë ose kanë vendosur vetë, nuk mund të konsiderohet rregjistrim i suksesshëm i popullsisë ku egziston një komunë, nuk do të doja t’a përmendja, me 457 banorë, çka nuk është e saktë. Kjo në fund të fundit, nuk është komunë. Si do t'i shterojë fondet ajo komunë, si do të jetë pjesë e sistemit të pagimit të taksave apo shfrytëzimit të fondeve të qeverisë me 400 banorë? Domethënë këto janë dështime”, thotë Hasani.

Ky i fundit thekson se procesi i regjistrimit ka edhe lëshime të tjera kyçe, për të cilat dyshohet në validitetin e të dhënave.

“Kur është fjalla për numrat, dyshoj nga aspekti shkencor për disa standarde dhe kritere elementare që u zbatuan. Për shembull dhe nuk po flas tani për historinë e vitit 1851 ku hyri në procesin e regjistrimit çështja e përkatësisë kombëtare, para saj nuk egzistonte. Tani, kur shikojmë pyetjet që janë vendosur, ka dhe shqiptarë dhe sërbë që refuzuan regjistrimin për arsye objektive. Për palën sërbe mund të themi se bojkotuan sepse dikush u tha të mos dilnin. Po çfarë ka ndodhur me shqiptarët apo etnitë e tjera që po ashtu refuzuan regjistrimin?” thotë Hasani.

Sipas mendimit të tij, problem kyç është se në regjistrim janë dërguar regjistrues të patrajnuar-të pagatshëm.

“Kanë dërguar njerëzit e tyre që janë kontingjent politik i Lëvizjes Vetëvendosje, partia politike e Albin Kurtit dhe nuk i kanë trajnuar”, thotë Hasani dhe këtë e argumenton me shembullin se në bazë të rezultateve të regjistrimit, Mitrovica e Veriut ka më pak banorë se disa komuna të tjera në veri.

“Këte e kanë treguar numrat”, godet Hasani.

Ky i fundit shton se problem është se në shumë vende nuk ka patur as rregjistrues.

“Nuk e di sa janë paguar, por kanë dërguar fëmijët. Diku nuk kanë shkuar fare. Di shumë mirë që në lagjen ku jetoj nuk kanë ardhur. Nuk e di nga i kanë marrë ato numra. Jam totalisht kundër regjistrimit të popullsisë ashtu siç është bërë në Kosovë”, thekson Hasani.

Pyetjes se si e vlerëson faktin që diaspora do të mund të regjistrohet deri në mes të gushtit, ky sociolog thotë se bëhet fjalë për problem tërësisht politik.

“Ky është ende problem i natyrës politike. Kryeministrit të Kosovës i duhet diaspora, i duhet për vota. Ai nuk është i prirur të presë diasporën kur të ketë kohë të vijë dhe të regjistrohet, por insiston që t'i mbajë të gjitha levat që t'i përdorë kur i intereson për votim”, beson Hasani.

Demografia dhe diaspora

Politikologu Ognjen Gogiq thotë se rezultatet paraprake të rregjistrimit në Kosovë përshtaten me rënien e trendit demografik rajonal të popullsisë por dhe tentativë e qeverisë në Prishtinë për t’a mbuluar atë përmes portretizimit joreal të qytetarëve që janë në diasporë.

“Mendoj se manipulimi ka ndodhur në këtë kuptim që disa persona që figurojnë si banorë të përhershëm në fakt figurojnë në diasporë dhe jo realisht në territorin e Kosovës. Mendoj se do të shkohet deri në ndonjë lloj manipulimi. Nuk do të kemi pamje të vërtetë se sa njerëz kanë braktisur Kosovën. Pra, egziston rënie të natalitetit, por gjithashtu egziston shkallë të lartë e emigrimit gjë që rezultatet e këtij regjistrimi nuk do t’a pasqyrohen në mënyrën siç duhet”, tha Gogiq në bisedë për Kosovo onlajn.

Ai kujton se Kosova në një periudhë ka patur “bum demografik” dhe tani trajektorja është në rënie.

Sipas fjalëve të tij Kosova, sikurse të gjitha vendet e rajonit përballet me rënie demografike të popullsisë, e njëkohësisht me rritje të largimit të njerëzve jashtë vendit për pasojë regjistruesit kanë qenë “fleksibël”.

“Më duket se pikërisht sipas dijenive që kam nga terreni, aty kanë qenë pak fleksibël dhe se ka mundësi që një numër i banorëve që figurojnë si të përhershëm që jetojnë në territorin e Kosovës, në fakt kohën më të shumtë e shpenzojnë jashtë vendit. Banorët u lejuan të regjistrojnë anëtarët e familjeve të tyre që janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit, kështu që ka gjasa që rënia demografike në Kosovë të jetë më e madhe se sa tregon ky regjistrim dhe se në fakt më shumë njerëz kanë emigruar sesa do të përcaktohet në bazë të regjistrimit”, thotë Gogiq.

Ai shton se trendi i emigrimit vërehet edhe tek komunitetet tjera minore në Kosovë, para së gjithash tek boshnjakët dhe goranët dhe se trendi i rritjes vërehet vetëm tek popullata rome.

Duke komentuar pretendimet e disa analistëve se rezultatet paraprake të regjistrimit janë alarmante dhe kërkojnë “situatë emergjente”, Gogiq thotë se bëhet fjalë për deklarata të politizuara pasi mbarë rajoni është përballur me këtë fenomen që nuk mund të zgjidhet “brenda natës”, por kërkon strategji dhe planifikim afatgjat.

“Kushdo që tentoi që krizën demografike t’a zgjidhë brenda natës pa se kjo nuk funksionon kështu. Por me të vërtetë, Kosova, por dhe mbarë rajoni, duhet të pyesë veten se kush do të jetojë aty në përgjithësi dhe mbi të gjitha përse egziston ai trend i emigrimit, për arsye ekonomike. Kjo është diçka që kërkon mendim serioz në politikë”, konkludon Gogiq.

Migracioni dhe strategjitë

Menaxherja programuese e OJQ Iniciativa Shoqërore Milica Andriq Rakiq, vlerëson se Kosova sipas rezultateve të para të regjistrimit, ballafaqohet me migrim të brendshëm e të jashtëm të popullsisë çka për kryeministrin Kurti ishte sinjal i mjaftueshëm por me strategji të gabuar, si të kthejë diasporën.

“Egziston migrim i brendshëm dhe egziston migrim të jashtëm. Ajo që në përgjithësi tregojnë rezultatet është se Kosova ka problem serioz të largimeve. Kosova është e vetmja në rajon që ka shtim natyror pozitiv, pra ka më shumë lindje sesa vdekje, e megjithatë janë humbur rreth 200.000 njerëz, pra numri është ulur për 200.000 qysh prej regjistrimit të vitit 2011. Dhe ky është problem serioz”, thotë Rakiq Andriqit Kosovo onlajn.

Sipas fjalëve të saj autoritetet në Prishtinë janë të vetëdijshme për problemin për të cilën dhe vendosën që të rregjistrojnë dhe diasporën.

“Përgjithësisht diaspora nuk përfshihet në regjistrim. Ju mund të zgjidhni, të rregjistroni diasporën, por ato shifra nuk do të ndikojnë në atë sesi krijohen politikat lokale, sa do të jenë buxhetet komunale. Supozoj se kjo është bërë vetëm për të zbutur rezultatet e mundshme negative të regjistrimit, se egziston diku vetëdije, se ka ende njerëz, vetëm janë jashtë vendit, kështu që ndoshta do të kthehen”, thekson Andriq Rakiq.

Nën këtë dritë duhet vëzhguar edhe njoftimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili diasporës i ofroi kredi të favorshme në rast kthimi dhe fillimi të ndonjë biznesi.

“Çka është masë mjaft diskriminuese dhe tregon se qeveria me të vërtetë  nuk mendon për njerëzit që tashmë janë në Kosovë, por përpiqet t'i detyrojë njerëzit të kthehen. Megjithatë, në nivel lokal duhet të ndodhin ndryshime serioze për të tërhequr njerëzit nga diaspora”, thotë bashkëbiseduesja jonë.

Duke komentuar rezultatet paraprake të regjistrimit, Andriq Rakiq bën të ditur se regjistrimi tregoi se në Kosovë jetojnë rreth 1.5 milionë banorë, prej të cilëve 5% janë pakica kombëtare.

Megjithatë, thekson ajo, regjistrimi tregon edhe zbrazjen e zonave më të vogla, por edhe numër joreal më të lartë të banorëve në qytetet me komunitete kryesisht pakicë.

“Kur shikoni rezultatet sipas qyteteve, Agjencia ka njoftuar se nëntë qytete kanë shënuar rritje të popullsisë dhe rritje reale ka ndodhur vetëm në Prishtinë dhe Fushë Kosovë dhe në ndonjë mase dhe në Ferizaj, por kjo me të vërtetë është shumë pak, vetëm 700 banorë më shumë. Të gjitha qytetet e tjera, në fakt komunat në të cilat është shënuar ngritje, janë pakicë: Shtërpcë, Graçanicë. Graçanica për shembull, ka shënuar një rritje prej 80% të popullsisë. Mamusha pra, komuna turke, Kllokoti dhe komunat tjera që konsiderohen si joshumicë dhe as aty rritja nuk është reale, ky është rezultat i bojkotit të regjistrimit të vitit 2011. Dhe fakti që numri i popullsisë tani është rritur, kjo na tregon se tani popullsia sërbe është më shumë, në masë të madhe u përgjigj. Rritje reale ka vetëm në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thotë Andriq Rakiq.

Për këtë arsye përfitimet do t'i ndjejnë disa zona në jug të Ibrit, sikurse Graçanica e cila shënoi 19,000 banorë apo Shtërpca e cila nga 3,000 banorë në vitin 2011 shkoi në 10,000 tani.

“Kjo do të pasqyrohet pozitivisht në kalkulimet e tyre buxhetore, pra, do të rriten buxhetet dhe fuqitë e atyre vetëqeverisjeve lokale ku do të marrin frymë lirisht do të kenë më shumë fonde në dispozicion”, spegon ajo.

Nga ana tjetër, thotë se Kamenica dhe Deçani janë komunat me largimin më të madh të qytetarëve.

“Deçani humbi 48% të popullsisë”, thotë Andriq Rakiq.

Kjo e fundit shton se migrimi i popullsisë është më i dukshëm në Prishtinë, e cila kur dikur numëronte 190.000, tani shënon 227.000 banorë dhe në Fushë Kosovë, e cila-ka dyfishuar numrin e popullsisë dhe tani në numra është barazuar me Mitrovicës Jugore.

“Dhe kjo tregon se një pjesë e mirë e njerëzve po shpërngulen nga rrethinat, këto janë ato komunat periferike në Prishtinë. Fushë Kosova faktikisht tashmë është shkrirë me Prishtinën”, konkludon Andriq Rakiq.