Daçiq: Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e OSBE, pasi Sërbia me këtë nuk pajtohet

Beograd_231128_intervju_Ivica Dačić 01
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Ivica Daçiq ka theksuar në një intervistë për Kosovo onlajn, se Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e Organizatës për Sigurinë europiane (OSBE) pasi në këtë institucion ndërkombëtar vendimet merren me konsensus, ndërsa Sërbia me këtë kurrë nuk do të pajtohet.

A prisni që rajoni dhe marrëdhëniet e Beogradit me Prishtinën të jenë në rendin e ditës në Këshillin e Ministrave të OSBE duke marrë parasysh pikën e nxehtë në botë? A do t’a shtroni këtë në Shkup me situatën aktuale në Kosovë?

Sigurisht, është pjesë përbërëse e asaj që po flasim. Ne me këtë merremi përgjatë gjithë kohës, pasi në Vjenë është selia e OSBE dhe në çdo takim kjo diskutohet. Ne dënojmë vendimin për të mos lejuar votimin në zgjedhjet sërbe në Kosovë, sepse kjo është absolutisht në kundërshtim me gjithçka që jemi dakordësuar në Marrëveshjen e Brukselit. Edhe pas kësaj të fundit, u organizuan zgjedhjet dhe ky refuzim tashmë është synimi i qartë i regjimit të Kurtit për të refuzuar çdo gjë që ka shenja marrëveshjeje dhe për të treguar se ata janë shtet i pavarur dhe se e vetmja gjë që mund të diskutojnë me ne, është që të njohim Kosovën çka për ne është absolutisht e papranueshme. Sigurisht që në Kosovë egziston dhe misioni i OSBE. Ne prej tyre kërkojmë që të jenë objektiv, me status neutral dhe të japin kontribut në mbrojtjen e sërbëve që jetojnë atje.

Ka patur shumë tentativa që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në OSBE, si është tani situata?

Ka patur deklarata verbale veçanërisht nga Shqipëria. Ajo çfarë është e mirë tek OSBE është se Kosova kurrë nuk mundet të bëhet anëtare e kësaj organizate pasi nevojitet konsensus, ndërsa Sërbia me këtë kurrë nuk do të pajtohet.
Mënyra e një vendimi të tillë merret njëzëri. Kjo do të thotë se Sërbia duhet të pajtohet me këtë, ndërsa Sërbia me këtë kurrë nuk do të pajtohet. Kjo është absolutisht e pamundur.

Në fund të javës do të mbahet Këshilli i ministrave të OSBE, çfarë prisni nga ky takim? Çfarë konkluzionesh prisni nga ky samit?

Fatkeqësisht, OSBE është bërë organizatë në të cilën egzistojnë mosmarrëveshje të mëdha dhe duke pasur parasysh mënyrën e vendimmarrjes dhe funksionimit, dhe se kjo është organizatë e krijuar nga nevoja për të kapërcyer konfliktet mes dy blloqeve në atë kohë e më pas u vendos principi i vendimmarrjes me konsensus, kjo për këtë arsye, është pothuajse e pamundur të merret çfarëdolloj vendim i rëndësishëm në lidhje me sigurinë në këtë hapësirë që shtrihet nga Vankuveri në Vlladivostok.

Ka shumë çështje të pazgjidhura që janë të rëndësishme për funksionimin e organizatës, ashtu sikurse çështja e buxhetit, zgjedhja e drejtuesve të rinj të disa segmenteve të rëndësishme të OSBE, si çështja e sekretarit të përgjithshëm, shefit të ODIHR, komisarit të lartë për të Drejtat e Njeriut, i dërguari për lirinë e medias.

Gjithçka është e diskutueshme se çfarë do të dakordësohet në ditët vijuese. Me sa kam parë, lejuan të fluturojë ministri rus Sergej Lavrov, çka do të thotë se do të jetë situatë ndryshe nga takimi i fundit ministror në Poloni, ku ai nuk ishte i ftuar. Kjo u bë nga nevoja që të gjithë të uleshin së bashku dhe të përpiqeshin të arrinin në konkluzione të caktuara të cilat do të ishin kompromis.

Marrëveshja rreth çështjes që Malta të jetë kryesuesja e radhës e OSBE, a është tregues se mund të nxirren konkluzione dhe vendime në Shkup?

Mendoj se negociatat janë ende në vazhdim, nëse kjo vërtetë do të jetë në propozimin që do të qëndrojnë të gjithë. Kjo është një nga çështjet e pazgjidhura, që negociohet deri në momentin e fundit.

Konfliktet që ekzistojnë, mosbesimi i madh, e më pas bllokimi i punës së institucioneve të caktuara brenda OSBE, çojnë në pyetjen nëse kjo organizatë mund të funksionojë. Do t'ju kujtoj se kjo organizatë duhej të ishte institucion që synon parandalimin e konflikteve dhe si një platformë për dialog mes palëve të ndryshme. Kjo tani nuk përdoret fare dhe vihet në diskutim vetë thelbi dhe arsyeja e ekzistencës së një organizate të tillë.

Sërbia sigurisht që do të jetë konstruktive. Përherë kemi qenë konstruktivë dhe ne jemi vendi që kemi qenë mes themeluesve. Menjëherë pas Helsinkit, konferenca u mbajt në Beograd dhe Tito mori pjesë në konferencën e parë në vitin 1975. Do të përpiqemi të kontribuojmë në konsensus që do të jetë shumë i vështirë për t'u arritur.

Sërbia kryesoi OSBE në vitin 2015, kur bota ishte përballur me krizën ukrainase. Më pas thatë se “përballemi me një prej sfidave më të mëdha qysh prej themelimi të OSBE. Në vend të frymës së bashkëpunimit, tani mbizotëron mosbesimi”, a është tani situata akoma edhe më e keqe?

Tani është më e keqe pasi u shkua drejt luftës frontale mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo praktikisht çoi në paralizën e punës së shumë organizatave ndërkombëtare, e më shumë ishte OSBE në diskutim. OSBE ka dhe misionet e veta në terren. E gjithë kjo krizë vë në pikëpyetje egzistencën e të gjitha atyre misioneve, që nga buxheti e deri tek çështjet e personelit, e sidomos çështjen e marrjes së vendimeve të caktuara, të cilat janë të pamundura të merren në këto kushte. Situata sot tetë vjet pas presidencës sonë, është edhe më e keqe.

Për sa në të tilla rrethana mundet që OSBE të vijojë të egzistojë, duke pasur parasysh se u suspendua dhe marrëveshja për Kontrollin e Armëve Konvencionale, një nga dokumentet kryesore mbi të cilat mbështetet OSBE?
Mund të vazhdojë të funksionojë vetëm nëse egziston vullnet politik për të biseduar me njëri-tjetrin. Mund të egzistojë si platformë e mirë për dialog. Nëse nuk egziston, atëherë thelbi dhe kuptimi i organizatës vihet në pikëpyetje. Shpresoj se në Shkup do të shkohet tek ndonjë përparim të paktën kur bëhet fjalë për të gjithë pjesëmarrësit pasi edhe Rusia do të jetë aty në mënyrë që të merren vendime të caktuara.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, kryesuesi aktual i OSBE Bujar Osmani, tha se vendet perëndimore, përfshirë edhe SHBA iniciuan lejimin e ardhjes së Lavrovit, në mënyrë që të egzistojë platformë për diskutim.

Nuk e di nëse do të ketë takime dypalëshe në atë nivel, por patjetër që do të jetë tubim multilateral ku çdokush do të shprehë këndvështrimin e vet. Është e sigurt që do të ketë shumë polemika, se nuk do të bien dakord për shumicën e çështjeve, por shpresojmë që të paktën të ketë qetësim të vogël të tensioneve.

A mundet një vend i vogël si Malta të krijojë një konsensus gjatë presidencës së tij?

Në lojë ishin disa vende të tjera. Nuk egzistonte pajtueshmëri të njërës apo tjetrës pjesë të hemisferës. Ndoshta Malta ishte një zgjidhje kompromisi e pranueshme për njërën dhe tjetrën. Madhësia e vendit nuk është aq e rëndësishme nëse egziston vullneti politik për të udhëhequr dialogun.

Ka skaduar afati për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, sa persona janë regjistruar, sa qendra votimi do të jenë të hapura?

Ende nuk është përmbyllur lista e zgjedhësve, por më shumë se 40 mijë persona janë regjistruar për të votuar jashtë vendit. Do të çelen edhe 81 qendra votimi në 35 vende, që është numri më i madh i qendrave të votimit dhe të regjistruara qysh prej vitit 2004, kur u bë i mundur të votohet kështu.

Ne jemi të kënaqur me mënyrën se si është bërë. Disa vendvotime janë në përfaqësitë diplomatike konsullore, por edhe në disa vende të tjera për të cilat do të merret pëlqimi i vendeve pritëse. Shpresoj që të mos ketë probleme dhe të gjithë njerëzit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Në ndryshim nga vitet e mëparshme, shumë persona rezultojnë të regjistruar dhe më shumë vende do të jenë të hapura për të votuar.

Pajtohem që 40 mijë është i vogël në krahasim me numrin total të njerëzve që jetojnë jashtë. Por për të votuar, ata duhet të aplikojnë dhe të regjistrohen. Kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë të gjithë së bashku në periudhën e ardhshme.