Mesazhet nga Kazani: Multipolariteti zgjidhja e vetme për rritje ekonomike dhe paqe në botë

Kazanj, Samit Briksa
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn

Së fundi u përmbyll samiti XVI i Briks në Kazan në të cilën morën pjesë delegacione nga 35 shtete dhe gjashtë organizata ndërkombëtare nën prezencën e sekretarit të përgjithshëm të KB Antonio Gutjeres, duke konfirmuar shkallën e domethënies të kësaj ngjarjeje, dëshmoi rritje të interesit të shteteve për t’u bërë pjesë e kësaj aleance që po ecën drejt formimit të rendit të ri ndërkombëtar, bazuar në të drejtën ndërkombëtare pa hegjemoni e kolonializim teknologjik e financiar duke u zhvilluar në themelet e bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore.

Pas krizës kubane të raketave e cila zgjati 13 ditë në aksin SHBA-BRSS (Kenedi-Hrushov), ku këto dy shtete aleate në Luftën e Dytë Botërore, për pak u konfliktuan ushtarakisht për hir të dominimit të përgjithshëm, ndër të tjera dhe në Lindjen e Mesme dhe të ashtuquajturën jugu global-sot është sikur po shikojmë përsëritje, erëza para kësaj dhe krizën ukrainase. Amerikanët atëherë menduan se kishin fituar garën për mandatin e dytë të Kenedit, por ata që dëshironin luftë kryen atentat ndaj Kenedit dhe ndryshuan rrjedhën e historisë. Sot, në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku konkurrojnë Harris dhe Tramp, situata nuk është mjaft e ndryshme në raport me atë periudhë. Ndaj Trampit është kryer atentat dy herë dhe nëse bëhet presidenti i 47 i SHBA, pyetja është se çfarë e pret nga radhët e atyre që me paqe nuk mbushin xhepat. 

Si bota moderne rrëshkiti në prag të greminës totale të luftës?

Gjithçka nisi me shpërbërjen e RSF të Jugosllavisë dhe vendeve socialiste me rënien temishveriane të Çausheskut dhe me ndërprerjen e Luftës së Ftohtë, bombardimin e RF të Jugosllavisë nga udhëheqësia e shteteve perëndimore anëtare të Nato. Bota u nda rreth çështjes së pavarësisë së Kosovës dhe respektimit të sovranitetit të Sërbisë. Ngjarjet e luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vështirësia e shteteve "të vogla" për të notuar përmes politikës hipokrite të Perëndimit, e cila ndryshon rregullat e lojës politike duke sjellë përçarje jo vetëm mes shteteve në garën për anëtarësim në BE, por edhe mes popujve nën të njëjtin flamur. Popullsia e botës frikësohet prej luftës totale të tretë botërore dhe përdorimit të armëve nukleare. Dhe ndërsa dialogu në tryezën e rrumbullaktë nuk duket gjëkundi, samiti i XVI i BRIKS ofroi shpresë se është gjetur rrugë drejt zgjidhjes paqësore dhe zhvillimit global.

"BRIKS përfshin njerëz me njëmendësi-shtete sovrane që përfaqësojnë kontinente të ndryshme, modele të ndryshme zhvillimi, religjione të ndryshme dhe qytetërime dhe kultura autoktone. Të gjitha shtetet tona pajtohen për barazi, fqinjësi të mirë dhe respekt të ndërsjellë, për konfirmimin e idealeve të larta të miqësisë dhe harmonisë, për përparimin dhe mirëqenien e përgjithshme. Ata me veprime-dhe jo me fjalë-demonstrojnë përgjegjshmëri për të ardhmen e botës, kanë me të vërtetë ndikim pozitiv në gjendjen e gjërave në fushën e stabilitetit dhe sigurisë globale dhe japin kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të ashpra rajonale” tha mikpritësi i Samitit, presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin.

Antonio Gutjeres, sekretari i përgjithshëm i KB u pajtua me pikëpamjen e Vladimir Putin se multipolariteti është çelësi i zhvillimit global dhe paqes në botë: "Samiti i së ardhmes [Samiti XVI i BRIKS] dëshmoi se tek kjo duhet të ndiqet linja e forcimit të multilateralizmit në interes të zhvillimit dhe sigurisë globale. Tani fjalët duhet t'i kthejmë në veprime dhe besojmë se BRIKS mund të luajë rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim".

Gutjeres theksoi veçanërisht se botës i nevojitet paqja në Gaza, Liban, Sudan, Ukrainë-"paqe e drejtë, në përputhje me Kartën e KB, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme".

Ndërsa Perëndimi fakultativisht respekton Kartën e KB duke shembur autoritetin e kësaj organizate sa herë që respektimi i parimeve të saj nuk ishte në përputhje me interesat e veta, Samiti i BRIKS kthente prozhektorët në rolin kryesor të kësaj organizate dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare.

Kujtojmë se Perëndimi u inatos si pasojë e pjesëmarrjes së sekretarit të përgjithshëm të KB në Samitin e BRIKS, ndërsa qëndrim i tillë erdhi pikërisht nga vende që nuk respektojnë as KS të KB dhe as Kartën e KB nga vendet që udhëheqin politikë hipokrite dhe politikën e forcës. Të kujtojmë vetëm bombardimin e RF të Jugosllavisë nga vendet e NATO-pa pëlqimin e KS të KB, shpalljen e pavarësisë së Kosovës-ndonëse Rezoluta 1244 e KB thotë qartë se Kosova është pjesë e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.

Tek samiti u theksua domosdoshmëria e reformimit të KB si dhe respektimi i Kartës së KB. "Organizata mbështetet në parimin e barazisë sovrane të të gjithë anëtarëve të saj" (neni 2, pika 1 e Kartës). Pikërisht ky është parimi i KB, theksoi dhe presidenti i Federatës Ruse Putin në fjalimin e tij në Samit si qëllimin e BRIKS.

E ftuar në samitin e BRIKS në Kazan, ka qenë dhe Sërbia, si pasuese e RSF të Jugosllavisë, e cila është edhe themeluese e KB dhe si mike e Federatës Ruse. Si vend i pasur me burime natyrore, mund të ketë rol të rëndësishëm në drejtimin që BRIKS pajtohet, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që të vazhdojë me ndryshimet multipolare të botës, të cilat janë gjithashtu domethënëse për çështjen e provincës së saj të K&M.

Hapi i parë i rëndësishëm është dialogu në tryezën e fuqive botërore-Rusia, SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Kinës-të cilat kanë devijuar për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe KB të nisë reforma të sigurta dhe jo demagogjike. Çështja është se sa do të zgjasë kjo, sepse varet edhe kush do të udhëheqë administratën amerikane. Gjithashtu, KS të KB t’i bashkohen me siguri India, Brazili dhe Republika e Afrikanojugore, se me cilin status-do të zgjidhet në AP të KB me propozimin e KS të KB dhe është e mundur që një nga këto shtete të marrë statusin e anëtarit të përhershëm të KS të KB ku më afër është India. Në këtë rast, do të jenë të mbuluara pothuajse të gjitha kontinentet.

Në çdo rast, reforma në KB është e nevojshme, duke pasur parasysh se SHBA, Britania e Madhe dhe Franca-ndërkohë që janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit-me veprimet e tyre anashkaluan këtë organizëm botëror. Marrim si shembull bombardimin e Jugosllavisë. I tillë veprim mund të cilësohet si “punë opozitare që operon jashtëinstitucionalisht nën mbështetje ushtarake”. Ndaj, themeli për paqe për të cilën dëshiron mbarë bota, është kthimi i të gjithë aktorëve politikë në parimet burimore të KB dhe kthimi i dialogut në tryezën e rrumbullaktë ku të gjithë do të jenë sërish të barabartë. Atëherë Rezoluta 1244 e KB do të kishte forcën për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin kushtetues sërb dhe për të normalizuar me të vërtetë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, për të cilën merret Brukseli, dhe nuk jemi as një hap më afër atij "normalizimi". Përkundrazi. Përtej logjikës politike, Brukseli në këtë moment duket se ka rol të zgjasë çdo marrëveshje të nënshkruar për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila në hapësirën e K&M shkakton veçse tensione të mëdha. Duke patur parasysh qëllimin e Marrëveshjeve të Minskut, të cilat shërbyen vetëm për të përgatitur Ukrainën për luftë me Federatën Ruse, çka e konfirmoi dhe Angela Merkel dhe Oland me të drejtë dyshojmë në qëllimet e mira të Marrëveshjes së Brukselit. Vetë Kisinxheri besonte se marrëveshje të tilla kanë shërbyer gjithmonë për të arritur qëllime të dyshimta. Për shembull, Kisinxheri rreth pandryeshueshmërisë së principeve të Stalinit tha: "Në kuptimin filozofik, konflikti ideologjik me Gjermaninë naziste ishte pjesë e konfliktit të përgjithshëm me kapitalizmin, i cili përfshinte Francën dhe Britaninë e Madhe. Kush do të provokonte në fund armiqësinë sovjetike, varej ekskluzivisht nga ajo ku prej atyre vendeve, Moska i konsideronte më të rrezikshme në një moment të caktuar".

Kisinxher shtoi se, në kuptimin moral, Stalini nuk bënte dallime midis vendeve të caktuara kapitaliste. "Çka me të vërtetë mendonte rreth vendeve që theksonin virtytet e paqes së përgjithshme tregohet qartë nga reagimi i tij ndaj nënshkrimit të Paktit Brijan-Kelog të vitit 1928", bën të ditur Kisinxher, duke pretenduar se nga historia europiane dihet se të gjitha marrëveshjet që parashikonin dislokimin e forcave të reja për luftë të reja u quajtën marrëveshje paqeje megjithëse u nënshkruan me qëllim të përcaktimit të elementeve për luftë të re.

Megjithatë, megjithëse saktësia e fjalëve të tij është konfirmuar në botën moderne, duke pasur parasysh Marrëveshjet e Minskut dhe Marrëveshjen e Brukselit, mesazhi nga samiti XVI i BRIKS ngjall shpresë se kësaj politike po i vjen fundi që të gjitha negociatat e paqes në të ardhmen si dhe raportet multipolare, të bazuara në balancë interesash, pa hegjemoni, nën respektimin e të drejtës ndërkombëtare. Rusia këtë e apostrofikoi me të cilën u pajtuan të gjithë anëtarët e BRIKS, e cila u përfshi në Deklaratën e Kazanit në 43 pika.

Sërbisë dhe sa i intereson që çështja e Kosovës dhe Metohisë të zhvendoset në tryezën e KS të KB ku parimet e të drejtës ndërkombëtare të diskutueshme, do të zgjidheshin paanshmërisht dhe jo nën shkopin e liderëve europianë, kryesisht Gjermanisë dhe Francës kredibilitetin e të cilave e marrin prej autoritetit të De Gol, Brant, Gensher dhe Koll. Mossuksesi i zgjidhjeve të ofruara nga Marrëveshja e Brukselit dhe mospranimi i tyre nga Kurti nën mbështetjen e mentorëve të tij, tregojnë se çështja e Kosovës dhe Metohisë, do të kalojë në Nju Jork, nën kujdesin e KB dhe kjo është e vetmja rrugë e drejtë për respektimin e të drejtës ndërkombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial, që është baza e ruajtjes së Kosovës në kornizën e Republikës së Sërbisë.

Samiti i XVI i BRIKS në Kazan tregoi se multipolariteti është zgjidhja e vetme si për rritjen ekonomike ashtu edhe për paqen në botë. Samiti i së ardhmes e ktheu Rusinë në skenën politike si aktor udhëheqës në krijimin e tendencave botërore, si dhe autoritetin e KB nën çatinë e së cilës do të insistohet në zgjidhje kompromisi të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e KB çka mbështetet hapur nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutjeres çka shkon në përfitim të vendit tonë.