"Shqipëria e Madhe" në praktikë: Çfarë thanë Bebe Rexha dhe Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani i Afrim Gaši
Burim: Facebook

"Sikurse foli akademiku Millorad Ekmeçiq, kufijtë ndryshohen me gjak. A po marrim pjesë në fazën finale të diçkaje çka është proces afatgjatë në Ballkan dhe cilat do të jenë pasojat”?

Përgatiti: Millosh Gariq

"Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Presheva për mua është Shqipëri", tha para disa ditësh këngëtarja amerikane e popit me origjinë shqiptare Bebe Rexha duke shkaktuar orteqe të komentuesve në rrjetet sociale duke e rinxehur historinë rreth “Shqipërisë së Madhe”, të cilën shqiptarët ekstermistë shpesh publikisht e potencojnë.

E ndërsa Rexha zbulon detajet e trashëgimisë së saj familjare dhe sin ë këtë temë mendojnë të rinjtë shqiptarë, bashkatdhetarja e saj pak më e madhe Vjosa Osmani, e cila njëkohësisht shërben në një post shumë më të përgjegjshëm si presidente e Kosovës, pothuajse në të njëjtën kohë shkaktoi skandal në aeroportin e Shkupit ku tregoi se ajo tashmë sillet sikur “Shqipëria e Madhe” egziston në praktikë.

Osmani nuk ka dashur të respektojë procedurat e aeroportit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, refuzoi kontrollin e zakonshëm elektronik të bagazheve dhe me truprojën e vet hyri në konflikt të hapur me forcat e sigurisë së aeroportit. Për të treguar se është në gjendje ta realizojë qëllimin e vet, Osmani telefonoi kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Afrim Gashi (në foto) prej të cilit kërkoi kalimin e saj pa procedurë. Në rrëmujën e përgjithshme që u ngrit para pasagjerëve të pranishëm në aeroport, pjesëtarët e sigurimit të Gashit sipas të thënave nga disa media, madje kanë tërhequr armët stafit të aeroportit.

Politikania shqiptare e Kosovës në fund i’u desh t'i bindej rregullave zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por sjellja e saj spegon qartë raportin e shqiptarëve ekstremistë ndaj vendeve ku ata besojnë se kanë "të drejtat e tyre natyrore".

Profesor Darko Tanaskoviq, diplomat dhe islamolog i famshëm, për Kontekst sqaron tezën e vet të njohur, se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve tashmë sillen sikur “Shqipëria e Madhe” egziston.

"Këto janë procese afatgjata. Ne shpesh, në padurimin tonë që diçka të ndodhë gjatë jetës sonë apo brezave tanë, neglizhojmë proceset afatgjata që kanë formësuar historinë tonë. Në rastin konkret unë vazhdimisht kam thënë dhe shkruar sipas meje, Shqipëria e Madhe tashmë egziston. Pra nuk është fjala vetëm për ndonjë projekt të mjegullt, apo të themi për të vënë në dukje faktin që në një mënyrë apo në një tjetër, trupa kombëtare është përgatitur ka një kohë të gjatë për t'i mbledhur të gjithë shqiptarët në një, siç thonë ata, Shqipërinë natyrale, sepse kjo kërkon diçka që ndodh në disa shtete dhe nuk është diçka që mund të bëhet hapur dhe publikisht”, thotë Tanaskoviq.

Përgatitje për ndryshim kufijsh

Në 20, 30 vitet e fundit shton ai, korpusi kombëtar shqiptar në kuptimin ndërkufitar janë fshirë disa pengesa që i ndanin, faktin që ishin në shtete të ndryshme.

“Këta kufij, veçanërisht ata të Kosovës dhe Metohisë ndaj Shqipërisë, tani janë krejtësisht poroz dhe sigurisht që shikohen përmes gishtave, si ndonjë formë diskriminimi pozitiv, që shqiptarët të lidhen mes njëri-tjetrit. Kjo sigurisht që lidhet dhe me Maqedoninë, e cila mund të thuhet se përmes tij është hedhur erë dhe se ajo si shtet tërësisht sovran maqedonasit praktikisht nuk egzistojnë më. I kërcënuar është dhe Mali i Zi si dhe Greqia, e cila nuk është e vetëdijshme dhe nuk ka frikë prej saj pasi beson në superioritetin e saj si anëtare e Bashkimit Europian dhe paktit të NATO. Pra, shikojmë se gradualisht po krijohen parakushtet që i gjithë korpusi kombëtar shqiptar të fshijë ato kufij që e ndajnë atë, në kuptimin e përkatësisë së shteteve të ndryshme dhe t’a kapërcejë praktikisht atë ecejake”, theksoi profesor Tanaskoviq.

Shqiptarët, kujtohet, dakordësohen për përfaqësime të përbashkëta diplomatike dhe konsullore.

"Imagjinoni se si do të ishte nëse, të themi, Sërbia do të niste të bisedonte me dikë për misione të përbashkëta diplomatike. Kjo do të vlerësohej si hegjemoni sërbomadhe, si krijimi i Sërbisë së Madhe apo diçka e ngjashme. Këtu egzistojnë standarde dalluese të dyfishta dhe kjo jo nga e djeshmja. Kjo nuk mund të analizohet historikisht, ne tani nuk mund të merremi me të, por është fakt. Duke pasur parasysh këtë dhe një sërë lëvizjesh që përballen me dënime verbale dhe ndonjëherë kalojnë pa asnjë dënim verbal dhe flasin rreth asaj se dhe nga ana e Shqipërisë kjo është ide që egziston në kokat e tyre, mund të thuhet se ata po përgatisin terrenin për supozime për ndonjë moment, ndoshta edhe të largët, kur në Ballkan, për mendimin tim edhe pse duket heretike, nuk është politikisht korrekte të thuhet, do të duhet të vijë deri tek korrigjimi dhe ndryshim i kufijve duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara, përkatësisht rrethanat që lindin”, paralajmëron Tanaskoviq.

Ky i fundit tregon se kështu ka qenë përmes historisë dhe se ngelet vetëm shpresa që kjo të kalojë pa luftë të madhe dhe të përgjithshme.

“Sepse, sikurse thoshte akademiku Ekmeçiq, kufijtë krijohen dhe ndërrohen me gjak. Le të shpresojmë që të mos jetë kështu, por realiteti i ri, realiteti politik duhet të shprehet përmes kufijve të rinj. Për atë moment, shqiptarët sigurisht që do të jenë shumë më të përgatitur se të tjerët dhe këtë dëshiroj të tregoj. Sepse kjo është pikërisht ajo që nuk mund të ndodhë për të mosh shkuar në dëm të atyre popujve dhe shteteve me të cilët shqiptarët ndajnë hapësirë etnike jashtë mëmëdheut të tyre”, konkludon akademiku Tanaskoviq.

Profesori i historisë nga Mitrovica e Veriut Lluka Jovanoviq, kujton se projektin e “Shqipërisë së Madhe” e kanë shkruar shqiptarët e vilajetit të Janinës pra shqiptarët që ishin në Shqipërinë e Jugut afër Greqisë, ata të arsimuarit, por që është në dorë të Lidhjes së Prizrenit që nga krijimi i saj, shqiptarët e veriut, shqiptarët kosovarë dhe shqiptarët maqedonas.

“Shqiptarët, sikurse mund t’i shikojmë edhe sot, në fakt kanë qenë gjithmonë instrument në duart e fuqive të mëdha. Lidhja e Prizrenit dhe thirrja e saj u inspirua nga Perandoria Osmane që të tuboheshin shqiptarët tel kjo Lidhje për të krijuar kundërpeshë ndaj Kongresit të Berlinit, pra vendimeve që i dhanë territore dhe pavarësi Sërbisë dhe Malit të Zi, kur pas luftërave dhe krizës së madhe lindore, që përfundoi në vitin 1878, u ndryshuan kufijtë për llogari të Turqisë. Të gjitha këto u përdorën nga Austro-Hungaria, e cila tubimin e shqiptarëve e ktheu në diçka tjetër”, sqaron Jovanoviq.

Ky i fundit kujton se tashmë në vitin 1881 vetë Turqisë i’u desh të shtypte me dhunë Lidhjen e Prizrenit, të cilën e krijoi vetë, sepse doli jashtë kontrollit.

“Shqiptarët u quajtën nënshtetasit më besnikë të sulltanit dhe sulltanët i quanin xhevahiri më i ndritshëm në kurorën osmane. Por Austro-Hungaria ishte ajo që i shikonte shqiptarët si rrugë drejt qëllimit të tyre. Austro-Hungaria kishte atë program të madh “rruga drejt lindjes”, i cili, pas Bosnjë-Hercegovinës më 1878 dhe 1908, synonte që përmes sanxhakut të Novi Pazarit përmes Vilajetit të Kosovës te në Selanik, si qendër kryesore e politikës austriake, nëpërmjet sanxhakut të Novi Pazarit, nëpërmjet vilajetit të Kosovës, përmes Maqedonisë të shkonte deri në Selanik si qendra kryesore e politikës austriake në të cilën Austria aspironte. Kryesorët në atë rrugë, bërësit kryesor, ishin shqiptarët, të cilët duhej t’a shtynin Sërbinë, të largonin Malin e Zi, të largonin Greqinë, të largonin Bullgarinë, domethënë vendet ortodokse”, thotë Jovanoviq.

Shërbëtorë të mirë, por çfarë nuk kuptojnë shqiptarët

Ideja e “Shqipërisë së Madhe” zuri rrënjë kështu dhe u shndërrua në program agresiv, i cili potenconte përfshirjen graduale të atyre katër vilajeteve të Perandorisë Osmane, katër njësive administrative, vilajeteve të Kosovës, Manastirit, Shkodrës dhe Janinës në zonën e principatës autonome dhe më vonë Mbretëria autonome e Shqipërisë. Këto janë synimet e shqiptarëve ekstremistë edhe sot të udhëhequr nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

“Një nga qendrat kryesore të Shqipërisë së Madhe është parashikuar të jetë Shkupi. Shumë shqiptarë e quajnë Shkupin qytetin e tyre, qendrën e tyre, në të cilën duhet të mblidhet populli shqiptar dhe prej andej të marrë territore të tjera. Programi i Shqipërisë së Madhe u shërbeu fuqive të mëdha në dëm të popujve ortodoksë, mbi të gjitha sërbëve në Ballkan. Shqiptarët shumë herë e kaluan pa ndëshkim, përherë gjenin sponsorë të rinj. Dikur Austria, pastaj Gjermania Hitleriane dhe në periudhën pas 1945 edhe Kina dhe Bashkimi Sovjetik, për t'u kthyer në Perëndim në fund të asaj periudhe. Ata u bënë sërish mjet përmes të cilit mund të kontrollohej hapësira e Ballkanit, e cila gjithmonë ka përfaqësuar udhëkryq mes Europës Perëndimore dhe Lindore, gjaku i të gjitha interesave të fuqive të mëdha në kontinentin europian”, spegon profesor Jovanoviq.

Shqiptarët, theksoi ai, gjithmonë e kanë treguar veten si shërbëtorë të mirë të zotërve të tyre të fuqishëm.

“Programi shqiptar nuk bazohej në historicizëm, por ishte vetëm dhe ekskluzivisht i drejtuar dhe i reduktuar në çfarëdo interesi të fuqive të mëdha. Kështu që në kohët moderne ne mund të shikojmë se në programin e krijimit të Shqipërisë së Madhe u krijua Kosovë e vogël, republikë e vogël protektorati, një improvizator i vogël që u shërben vetëm interesave të fuqive të mëdha. Tani 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, fuqitë e mëdha nuk janë dakord me të gjithë programin e Shqipërisë së Madhe. Ata e përdorin, por nuk lejojnë të realizohet e tëra. Që fuqitë e mëdha do t’a pocentonin plotësisht programin e Shqipërisë së Madhe, bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë tashmë do të kishte ndodhur. Këtu mund të shikojmë se mes vetë shqiptarëve ka një konflikt për primatin, për udhëheqjen në vetë majën politike, se kush do të jetë udhëheqësi i atij bashkimi të madh kombëtar, që dyshoj se do të ndodhë ndonjëherë, sepse nuk u intereson fuqive të mëdha, asnjëherë nuk u ka përshtatur dhe as nuk do t'i përshtatet ndonjë shteti të madh, të pastë