Ambasada e Sërbisë në Sarajevë: Vizita e Konakoviqit në Prishtinë devijim nga politika zyrtare e B&H

Srpska zastava na ambasadi u Sarajevu
Burim: MSP

​​​​​​​Ambasada e Sërbisë në Bosnjë-Hercegovinë ka reaguar për rastin e takimit të sotëm të ministrit të punëve të jashtme të B&H Elmedin Konakoviq me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe u shpreh se hapat që nënkuptojnë zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet në Prishtinë, mund të interpretohen si devijim nga politika zyrtare e Bosnjë-Hercegovinës dhe kërcënim potencial për stabilitetin rajonal.

“Ambasada e Republikës së Sërbisë në Bosnjë-Hercegovinë shpreh shqetësimin të madh për takimin e ministrit të punëve të jashtme të të Bosnjë-Hercegovinës Elmedin Konakoviqit me përfaqësues të institucioneve të përkohshme të vetqeverisjes në Prishtinë më 2 qershor të vitit 2025. Nën kujtesën se Bosnjë-Hercegovina nuk e njeh shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës (JPNK), cilado hapa që nënkuptojnë zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet e përkohshme të vetqeverisjes në Prishtinë, mund të interpretohet si devijim të politikës zyrtare të Bosnjë-Hercegovinës, cënimin potencial të stabilitetit rajonal dhe si hapa të të njëanshëm që cënojnë besimin dhe bashkëpunimin në rajon” informon ambasada në reagimin tek rrjetin social “X“.

Më tej shtohet se Sërbia insiston në respektimin e vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare.

“Republika e Sërbisë nbështet vazhdimisht dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, por insiston në respektimin konsistent të së drejtës dhe normave ndërkombëtare, si dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Sërbisë, Kosova e Metohia është pjesë përbërëse e Republikës së Sërbisë, çka paraqet edhe qëndrimin zyrtar të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet nga ambasada.

Sikurse shtohet, shpresojnë që autoritetet e B&H do të konfirmojnë angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet në rajon.

"Shprehim shpresën se institucionet e Bosnjë-Hercegovinës do të sqarojnë rrethanat e kësaj vizite, e realizuar në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të Bosnjë-Hercegovinës ndaj JPNK dhe do të konfirmojnë angazhimin e vet ndaj parimeve të përbashkëta që kontribuojnë tek paqja dhe stabiliteti në rajon", konkludohet në njoftim.