Ambasada e SHBA për aksionin policor në Gazimestan: Bëjmë thirrje për respektimin e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës
Ambasada e SHBA në Prishtinë në lidhje me aksionin e Policisë Kosovare gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, bëri thirrje për respektim të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës nga ana e qytetarëve dhe institucioneve.
“Mbështesim dhe bëjmë thirrje në respektimin e ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës nga ana e qytetarëve të saj dhe institucioneve” bëhet me dije në përgjigjen e Ambasadës së SHBA në Prishtinë dhënë Kosovo onlajn.
Më herët Misioni i OSBE në Kosovë deklaroi se ka ndjekur zhvillimet gjatë kremtimit të Vidovdanit përmes monitorimit dhe angazhim të rregullt me partnerët dhe se këtyre institucioneve përkatëse i’u kujtuan që masat e sigurisë të jenë të përshtatshme, proporcionale dhe plotësisht në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore humane në përputhje me kornizën ligjore.
Nga Euleksi për Kosovo onlajn u tha se ndoqën dhe vijojnë të ndjekin aktivitetet që autoritetet e Kosovës ndërmarrin në lidhje me kremtimin e djeshëm të Vidovdanit dhe pyetjes nëse kishte tejkalim të autoritetit në aktivitetet e Policisë Kosovare në Gazimestan, thanë se nëse zbulohen shkelje serioze gjatë monitorimit, ato do t'u vihen në dukje organeve kompetente.
Pas meshës përkujtimore në Gazimestan, Policia Kosovare dje ndaloi disa dhjetëra persona që ishin në kremtimin e Vidovdanit mes të cilëve dhe një i mitur.
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke u zhvilluar seanca ndaj sërbëve të arrestuar për kundërvajtje penale.
0 komentet