Bërkljaç: Millenkoviqit i’u zgjat paraburgimi edhe dy muaj të tjerë, e kemi ankuar në Gjykatën e Apelit
Trajneri i Klubit të Kik-boksit "Mitrovica e Kosovës" Millun Millenkoviqit Llune i cili u arrestua më 13 qershor të këtij viti në Mitrovicën e Veriut, i është zgjatur masa e paraburgimit me dy muaj të tjerë konfirmon për Kosovo onlajn avokati i tij Miodrag Bërkljaç.
“Para disa ditësh kemi marrë vendimin e gjyqtarit Mentor Bajraktari për procedurën paraprake ku pranoi kërkesën e prokurorit special për vazhdimin e paraburgimit të Llunetit edhe për dy muaj, i cili sipas vendimit të fundit, duhet të zgjasë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm”, thotë Bërkljaç.
Ky i fundit shton se të vetmen risi apo pikë të çelët në mbarë procesin e shikon se gjyqtari e ka pranuar kundërshtimin që kanë shprehur me shkrim ndaj kërkesës së prokurorit special, në të cilin kanë theksuar se nuk ka bazë për vazhdimin e paraburgimit.
“Theksuam se nuk ka bazë për vazhdimin e paraburgimit në asnjë bazë, veçanërisht për shkak të ndikimit tek dëshmitarët apo bashkëpunëtorët e pretenduar, pasi gjykata pati dëgjuar një numër të të dyshuarish të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë së bashku me të në egzekutim të atyre veprave penale që akuzohen, kështu që nuk ka asnjë llogjikë që tek ta të mund të ushtrohet ndonjë ndikim në kuptimin që kjo do të ishte bazë për zgjatjen e paraburgimit”, shton Bërkljaç.
Ky i fundit thotë se zgjatja e paraburgimit të Millenkoviqit është bërë për shkak të rrezikshmërisë nga arratisja dhe se këtë e bëjnë me të gjithë të pandehurit me arsyetimin se përveç shtetësisë kosovare, kanë edhe atë sërbe.
“Ky fakt që ai përveç shtetësisë kosovare ka dhe shtetësi sërbe, do të thotë se ai mund të arratiset në Sërbi, çka është e pakuptimtë pasi ai mund të shkojë në Sërbi dhe të mos ketë shtetësi sërbe”, thotë ai.
Bërkljaç bën të ditur se mbrojtja dje e ka ankuar në Gjykatën e Apelit dhe se presin që për këtë çështje të ketë përgjigje në kohë, ndonëse siç thotë ai, afatet nuk respektohen asnjëherë pasi më së shumti janë afate orientuese.
Millun Millenkoviq Llune prej arrestimit, ndodhet në njësinë e paraburgimit me rrezikshmëri të lartë në Podujevë, e ndërsa pas arrestimit në Mitrovicën e Veriut janë mbajtur shumë tubime proteste të sërbëve nga të cilat i janë përcjellë mesazhe mbështetëse.
0 komentet