Bjellosh: Krizat e përhershme në Kosovë dhe B&H kërcënuese, por prezenca e madhe e NATO në Ballkan ka kontekst të gjerë gjeopolitik

Maja Bjeloš
Burim: Kosovo Online

Hulumtuesja e lartë e Qendrës Beogradase për Politikë të Sigurisë Maja Bjellosh vlerëson se shpallja e rritjes së prezencës së Nato në hapësirën e Ballkanit Perëndimor nuk duhet vëzhguar ekskluzivisht në prizmin e tensioneve të përhershme, veçanërisht në Kosovë apo Bosnjë-Hercegovinë, por në kontekstin e gjerë gjeopolitik të fuqizimit të Aleancës përkundër Rusisë, Iranit dhe Kinës.

Bjellosh për Kosovo onlajn sqaron se arsyet e rritjes së trupave të Nato-s në hapësirën e Ballkanit Perëndimor duhet të kërkohet në deklaratën e fundit të komandantit të forcave aleate të Nato-s për Europën Kristofer Kavoli i cili tha se në Europë po ndodhin disa gjëra që nuk janë të mira për interesat amerikane.

“Me këtë rast NATO ndërmori dy gjëra. Një prej tyre është rritja e trupave dhe ajo çfarë e quanin se duhet të jenë “më të rënda”, në kuptimin e blerjes së armëve dhe armatimeve. NATO momentalisht është në procesin e blerjes së këtyre armëve dhe pajisjeve nga shtetet aleate. Gjëja tjetër është lidhja e misionit Eufor të Alteas në B&H dhe Kfor përmes rolit të dyfishtë të zëvendësit të Kavolit, gjeneralit francez Ubert Kortoa, zv/shefit i shtabit të NATO në Mons, i cili tha se në bazë të informacioneve të inteligjencës kanë dijeni se destabilizimi është i mundur në Ballkan” thotë Bjellosh.

Kjo e fundit thekson se rritja e forcave të Nato-s duhet të shikohet në kontekstin e gjerë dhe tentativës se këtë, Aleanca e rrit dhe forcon bazat e veta egzistuese në Europë por edhe në Lindjen e Mesme dhe në Indo-Paqësor sesi do të kundërshtonin vendet të cilat apostrofojnë si kërcënimin kryesor për sigurinë e vet: Rusinë, Iranin dhe Kinën.

“Tashmë është njoftuar se baza e NATO-s në Rumani, do të jetë më e madhja në Europë dhe se do të zëvendësojë atë që është në Gjermani. Gjithashtu shikojmë se SHBA tentojnë të rrisin prezencën e vet në Lindjen e Mesme por edhe në Indo-Paqësor përmes forcimit të kapaciteteve, depozitave dhe forcave në Australi. Kur e shikojmë këtë në kontekst më të gjerë atëherë mund të themi se kërcënimet që janë drejtuar drejt Nato dhe SHBA janë Rusia, Irani dhe potencialisht Kina dhe se Nato, por dhe shtetet anëtare, përgatiten për eskalim të gjerë të dhunës me Rusinë, Iranin dhe Kinën”, thotë Bjellosh.

Pyetjes nëse kjo do të thotë se eskalimi i mëtejshëm i konfliktit më shumë do t’i interesonte Moskës zyrtare, hulumtuesja thotë se kjo është pjesërisht e saktë.

“Rusia shikohet si forcë destruktive, pra si dikush që mund të shkaktojë potencialisht konflikte, por nëse mendojmë rreth konflikteve, ndërsa kemi eksperiencë të luftërave në hapësirën e ish Jugosllavisë, se nga luftërat u interesojnë kryesisht përfituesve fytyrat e të cilëve i shikojmë edhe sot. Dhe kushdo qofshin ata, nëse janë politikanë, individë, manjatë të caktuar apo shtete të caktuara-kryesisht luftërat i përshtaten pakicës. Shumica humbasin. Humbin jetë, humbin standardet ekonomike, humbet kohë, largohet nga hapësira jo vetëm e këtij vendi, por i të gjitha ish-republikave. Kemi parë që luftërat na kanë sjellë izolim dhe se jemi gjithnjë e më larg nga ndonjë synim të jetës më të mirë, më cilësore brenda Bashkimit Europian”, thekson Bjellosh.

Kjo e fundit kujton se mundësia e konflikteve të reja në Ballkanin Perëndimor është diskutuar intensivisht qysh nga viti 2021 dhe se “orteku” u shkaktua nga kriza institucionale në B&H dhe tentativat e atëhershme për të krijuar entitetin e tretë përveç Federatës së B&H dhe Republikës Sërbe.

“Atëherë u fol shumë se do të kishte luftë në Ballkan. Megjithatë, nuk ndodhi. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, shumë e cilësuan Rusinë si faktor destabilizues në Ballkan dhe se Rusia do të tentonte që atë konflikt t’a eksportonte, pra që konflikti nga Ukraina do të përhapej në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, as kjo nuk ndodhi. Por egziston shqetësim për situatën e sigurisë në Ballkan, veçanërisht nëse kemi parasysh krizat e vazhdueshme që po ndodhin në Kosovë dhe mungesën e dialogut që është evidente. Prej vitit 2018 e deri më tani kemi qenë dëshmitarë të krizave të vazhdueshme që shqetësojnë jo vetëm banorët e Kosovës, por edhe komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Bjellosh.

Kjo e fundit thekson se sado që flitet rreth mundësisë së konflikteve të reja, popullsia e vendeve të ish-Jugosllavisë sërish nuk dëshiron luftëra të reja.

“Në hapësirën e ish-Jugosllavisë, prej kohësh dëshmojmë rreth një lloj krize konflikti me intensitet të ulët, sepse vazhdimisht po ndodhin disa incidente, veçanërisht në hapësirën e Kosovës, për të cilin shumë besojnë se kontrollohet nga elitat që i provokojnë. . Megjithatë, kemi parë situata ku disa incidente të caktuara mund të dalin jashtë kontrollit dhe kjo mund të kapërcejnë kufijtë e tyre”, beson Bjellosh.

Kjo e fundit spegon këtë fakt me retorikën e intensifikuar nacionaliste, e cila është edhe opsioni që fiton zgjedhjet në rajon.

“Qytetarët janë shumë të vetëdijshëm se jetojnë në një botë ku vazhdimisht po dirigjohet luftë informative, ku vazhdimisht nxitet urrejtja dhe përçarja. Nacionalizmi nuk është vetëm i pranishëm në shtetet tona, por është mjaftueshëm i fortë dhe opsioni politik për të cilën qytetarët votojnë sot. Dhe kjo jo vetëm në Sërbi, por edhe në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, por edhe në B&H. Nëse ky është opsion, atëherë mund të presim që ky lloj tensioni në Ballkan të mbahet” konkludon Bjellosh.