Lluniq: Nato me çdo çmim do të mbrojë ndikimin e vet gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor

Nikola Lunić
Burim: Kosovo Online

Drejtori egzekutiv i Këshillit për politikë strategjike Nikolla Lluniq ka thënë se dërgimi i trupave shtesë të Nato na Ballkanin Perëndimor duhet të vëzhgohet përmes prizmit të konflikteve të mundshme, por dhe mesazhe të qarta që ky rajon për Përëndimin është i interesit gjeostrategjik.

“Ky është vendim parandalues që të ndalë çfarëdolloj eskalimi të krizës në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër ai vendim tregon angazhim të vendimeve të aleancës së Nato-s. Në dokumentin final në samitin e fundit të Nato në Viljjus, është thënë në mënyrë eksplicide se Ballkani Perëndimor është me rëndësi strategjike për Nato-n. Kjo disa herë është përsëritur edhe nga BE. Sipas kësaj ky ndikim gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor, Perëndimi nuk do t’a cënojë me çfarëdolloj çmimi. Të gjithë ata që do tentojnë me këtë, do të paguajnë çmim të lartë”, ka thënë Lluniq për Kosovo onlajn.

Pyetjes nëse angazhimi shtesë i Nato-s do të thotë se hapësirën e Ballkanit e kërcënojnë konflikte të reja, Lluniq thotë se kjo nuk është për t’u pritur, por mund të priten incidente sikurse ai i Banjskës.

“Vendet e Ballkanit nuk kanë potencial për konflikt të armatosur në këtë moment. Gatishmëria ushtarake e tyre tejkalohet me avancimin teknologjik, ndërsa tejkalohen dhe kërkesat e një koncepti të luftës moderne të cilën e shikojmë në Ukrainë. Megjithatë nuk duhen përjashtuar incidente të caktuara sikurse ajo që ishte në Banjskë çmimi i të cilës paguan sot Sërbia në kontekstin e politikës së jashtme. Kjo nuk duhet përjashtuar. Për këtë Nato koncentrohet me trupat e veta dhe me mesazhe të qarta dhe eksplicide”, thotë Lluniq.

Sipas fjalëve të këtij të fundit, të tilla incidente në këndvështrimin rajonal më shumë i interesojnë Prishtinës dhe kryeministrit kosovar Albin Kurtit, ndërsa në planin gjeostratgjik-Rusisë.

“Në Ballkanin Perëndimor (konflikti) u intereson atyre aktorëve entiteti politik i të cilëve u intereson dhe incidenti në Banjskë, padyshim Prishtinës dhe Kurtit. Në kontekstin global gjeopolitik ciladoqoftë situatë komplikuese në Ballkanin Perëndimor, i intereson Rusisë. Kemi parë deklaratën e presidentit Zelenski që pas incidentit të 7 tetorit kur Hamas nisi aktin terrorist, drastikisht u pakësuan dëgesat e municioneve në Ukrainë. Diçka e tillë do të ndodhë edhe nëse do të ketë ndonjë krizë të re në ndonjë pikë të nxehtë. Perëndimi thjesht do të kthehej në mbështetjen e asaj pjese të lokacionit të krizës dhe do të humbiste njëfarë interesi për Ukrainën. Kjo në kontekstin global, mund t'i përshtatet ekskluzivisht Rusisë”, ka theksuar Lluniq.

Ky i fundit shton se Sërbia duhet të frikësohet më shumë nga incidente të tilla sepse sipas tij do të humbiste më së shumti.

Ndaj është e rëndësishme, beson Lluniq, që Sërbia qartësisht dhe në mënyrë eksplicide të promovojë politikën e jashtme ashtu siç është shkruar në Nenin 1 të Kushtetutës.

“Ndërsa kjo është Sërbia e bazuar në parimet dhe vlerat europiane. Ne tashmë jemi të integruar ekonomikisht në BE dhe na mbetet vetëm siguria dhe politika e jashtme”, tha Lluniq.