Vujinoviq: Forca shtesë të Nato-s në Ballkanin Perëndimor-“mesazh në dy adresa”

Nikola Vujinović
Burim: Kosovo Online

Hulumtuesi për studime të sigurisë Nikolla Vujinoviq vlerësoi për Kosovo onlajn se dislokimi i forcave shtesë të Nato dhe armatimi i rëndë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor është “mesazh në dy adresa”: Moskës, por edhe Beogradit dhe Banjallukës.

“Këto janë mesazhe me dy adresa. Mesazhi i parë është për Moskën, ky është territori ynë, nuk keni çfarë kërkoni këtu. Nga ana tjetër duke patur parasysh ngjarjet e fundit në Kosovë e Metohi, ky është “përrua boljeri” për Ukrainën. Ky armatim i rëndë shumë shpejt mund të lëvizë më tej drejt Lindjes”, ka thënë Vujinoviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit specifikon se Nato me dërgimin e trupave shtesë dhe armatimit, njëkohësisht i përcjell “mesazh politik” Sërbisë dhe Republikës Sërbe të Bosnjës.

“Në këtë mënyrë dëshirojnë të tregojnë se qëndrojnë pas atyre ‘palëve të huaja’ në rajon. Ushtria sërbe është mjaftueshëm e gatshme dhe taktikisht në gatishmëri se sapo ndesh me të tilla ndryshime, duhet dhe ajo të ndryshojë, çka jep shumë mundësi në të gjithë rajonin të dënojë lëvizjet e ushtrisë sërbe. Stërvitja ushtarake ‘Vorbulla’ e cila së fundi u mbajt në pllajën e Peshterit nuk ishte rastësore, ishte tamam në momentin duke patur parasysh se menjëherë para kësaj deri në atë përforcim të forcave të Nato-s”, beson Vujinoviq.

Ky i fundit shton se mesazh identik i’u përcoll dhe Republikës Sërbe të Bosnjës.

“Kujtojmë se në kohën e zgjedhjeve në RS ndodhi fluturimi i avionëve amerikanë nën pretekstin e Ukrainës, por duket se baza në Zemunik sikurse tani baza qëndrore ajrore e Nato-s gjithmonë e më shumë mbushet me pilotë, helikopterë e avionë. Ky është mesazh i qartë për Sërbinë që të ‘kthjellohet’ pasi politika e saj aktuale nuk është e pranueshme për SHBA, pra për Perëndimin kolektiv”, beson Vujinoviq.

Ky i fundit është skeptik që të mund të shkohet drejt konfliktit në Ballkanin Perëndimor, por paralajmëron se më shumë se kjo do të varet nga rezultati i luftës në Ukrainë.

“Kjo do të varet në mënyrë dominante nga fakti se si do të zhvillohet konflikti ukrainas. Nëse vazhdon me këtë ritëm, ku ushtria ruse me të gjitha përpjekjet arrin të pushtojë disa rrugë brenda pak ditësh, konfliktet në Ballkan janë shumë larg. Pasi nuk egziston forcë reale që mund të luftojë ndaj ushtrisë sërbe sot, ndërsa NATO nuk do të hynte në këtë aventurë e vetme” thotë Vujinoviq.

Përndryshe thekson ai, gjithçka është e mundur.

“Nëse ushtria ruse me çudi me aftësinë e saj shumë shpejt nisë të fitojë pjesë të mëdha të territorit të Ukrainës, nuk do të çuditesha se do të ndodhnin konflikte me intensitet të ulët, kryesisht në këto shtete që kanë probleme, si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si pasojë e raportit të keq ndaj komunitetit sërb dhe marrëdhënieve të këqija mes komunitetit shqiptar dhe maqedonas, të cilat mbulohen nga ajo ‘mushama’ e NATO-s” thekson ky ekspert.

Rreth pretendimeve se konflikti në Ballkan është në të vërtetë në interesin më të mirë të Moskës, Vujinoviq thotë se ky është pretendim i pakuptimtë.

“Nuk shikojmë asnjë lëvizje të vetme nga Moska që të çojë në rritje të pasigurisë në rajon. Duhet të ndiqni faktet. Nuk ishte Moska ajo që solli forca të reja në rajon, por NATO. Nuk janë elitat që janë shkaktarët kryesorë të problemit, sikurse Kurti, Pllenkoviq apo Beqiroviq në B&H, nuk janë vendosur nga ana Moskës, por nga disa aktorë të tjerë të huaj. Sipas opinionit tim, është justifikim për veprim”, vlerëson.

Vujinoviq beson se shkaqet kryesore duhet të kërkohen në fakte që Sërbia është e rrethuar nga vende të Nato-s dhe në shumë situata duket se ngjarjet zhvillohen në atë thënien popullore “kadiu të akuzon, kadiu të gjykon”.

“Ajo çka është problem i madh dhe çka duhet konstatuar, ndërsa kuptoj se shteti dhe politika jonë e jashtme nuk mund të jetë kaq e hapur, ndërsa duhet të nxirret në pah, është fakti që ne këtu në rajon kemi fjalën popullore ‘kadiu të akuzon, kadiu të gjykon’. “Të gjitha elitat në rajon përveç Sërbisë, janë nën kontrollin e Nato-s dhe në këtë mënyrë ato vendosin çfarë do bëhet. A është dikush që beson se në këtë botë të bardhë që Albin Kurti vendos vetë se çfarë do bëjë. Besoj se tek kjo nuk beson as bashkëshortja e tij, e jo më kushdo prej nesh”, konkludon Vujinoviq.