Ibishi: Ballkani vazhdon të jetë fuçi baruti, politikanët të ulin tensionet-iku koha e “Sërbisë së Madhe dhe e “Shqipërisë së Madhe”
Eksperti për sigurinë nga Prishtina Nuredin Ibishi vlerëson se Ballkani vijon të jetë fuçi baruti sipas të cilës Nato solli forca shtesë dhe armatim të rëndë pasi dëshiron të ndalë konflikt të mundshëm, por dhe që politikanët në rajon të ulin tensionet dhe kuptojnë se nuk është më koha as për “Sërbinë e Madhe” dhe as për “Shqipërinë e Madhe”.
“Nuk mundemi të përcaktojmë liderë të tjerë. Këtë mund t’a bëjnë politikanët të cilët tani janë në pushtet. Ata duhet të ulin tensionet dhe të kuptojnë se nuk është më koha për “Sërbi të Madhe” apo ‘Shqipëri të Madhe’. Duhet të bëhen marrëveshje dhe të falen ato çfarë janë bërë gjatë luftërave, krimet e luftës që janë bërë nga të gjitha palët dhe të ecin në rrugën paqësore në zgjidhjen e problemeve. E vetmja rrugë është integrimi në Europë, lëvizja e lirë, tregtia, shkëmbimi i mallrave dhe ideve.. Thjesht integrimi”, ka theksuar Ibishi për Kosovo onlajn.
Sipas fjalëve të tij me dërgimin e trupave shtesë në rajon, Nato u thotë vendeve të Ballkanit Perëndimor se nuk është koha të tejkaloni problemet dhe tranzicionin nga shtetet postkonflikteve deri në integrimin në BE, mundësia e vetme është kjo Aleancë të forcojë prezencën e saj dhe kështu të ndalë konfliktet e mundshme të ardhshme.
Ibishi ka thënë se tensionet më shumë janë të dukshme në B&H dhe në Kosovë.
“E gjithë kjo bën të ditur se Nato forcon prezencën në Ballkan pikërisht në B&H dhe në Kosovë jo vetëm në njerëz por edhe në armatimin e rëndë që do të qetësonte situatën dhe do të arrinte marrëveshje dhe se do të ecnin në rrugën e integrimit në BE”, ka thënë ai.
Ai shtoi se Nato njëkohësisht dëshiron të ndalë Rusinë të përhapë konfliktin jashtë operacionit luftarak në Ukrainë, duke theksuar se kjo është e rëndësishme dhe si pasojë e tensioneve të larta që janë në drejtim të Izraelit dhe Iranit.
Ibishi thotë se nëse do të kishte konflikt të ri në Ballkan, të gjithë do të ishin humbës.
“Ballkani vazhdon të jetë i rrezikshëm, ai vazhdon të jetë fuçi baruti, mund të ndezë ashtu sikurse ka qenë në shpërbërjen e ish RSFJ. Vijojnë tensionet e mundshme sipas të cilave çka janë pretendimet e Vuçiqit dhe Dodikut dhe një pjese proruse në Mal të Zi që me ‘botën sërbe’ të bëjë balancim në raport me atë shqiptare. Ky është thjesht dominim për territore, por mendoj se nuk do të jetë e mundur. Nuk besoj se në një kohë të afërt do të ketë ripërcaktim të kufijve në raport me ato egzistuese. Paqja dhe integrimi në Europë janë të vetmet rrugë, ndërsa tendenca për përhapjen e konfliktit dhe hegjemonisë në Ballkan janë rreziqe potenciale për konflikt të ri”, konkludoi Ibishi.
komentet