Gjorgjeviq: Heqja e flamurit ukrainas nga Prishtina ngre pyetjen nëse mbështetja për popullin e Ukrainës ishte e sinqertë
Petar Gjorgjeviq nga OJQ-ja “Graçanica e Re Aktive” deklaroi për Kosovo online se nuk ishte e nevojshme deklarata e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se qëndrimi i këtij vendi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, për ta ditur se Kievi zyrtar nuk do ta njohë aq lehtë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.
Duke komentuar reagimin e Komunës së Prishtinës pas kësaj deklarate, e cila hoqi flamurin e Ukrainës me mbishkrimin “Ukraina e lirë”, që kishte qëndruar në qendër të qytetit gjatë disa viteve të fundit, Gjorgjeviq tha se vendimi për heqjen e flamurit ukrainas ishte marrë me nxitim dhe kishte tërhequr vëmendjen e publikut.
“Shtrohet pyetja nëse gjatë këtyre katër vjetëve, derisa flamuri qëndronte në Prishtinë, institucionet e Prishtinës, autoritetet dhe në përgjithësi populli shqiptar në Kosovë e kanë mbështetur sinqerisht popullin e Ukrainës, nëse vërtet kanë pasur empati për të dhe janë solidarizuar me të, apo kjo ka vlejtur vetëm deri në momentin kur erdhi një deklaratë e tillë, në të cilën Ukraina mbron interesat e veta shtetërore”, tha Gjorgjeviq.
0 komentet