Gjuriq: Aktakuzat sekrete kundër serbëve në Kosovë janë një formë e papranueshme e presionit politik
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, tha se aktakuzat sekrete kundër serbëve paraqesin një metodë të papranueshme të presionit politik ndaj popullatës serbe në Kosovë të privuar nga të drejtat e tyre, transmeton RTV.
"Fshehtësia e tyre nuk mund të justifikohet duke pasur parasysh se marrëveshjet, të cilat janë ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, parashikonin mekanizma të ndihmës së ndërsjellë juridike ndërmjet pushtetit qendror në Beograd dhe institucioneve të përkohshme me ndërmjetësimin e EULEX-it", ka shpjeguar Gjuriq për “Politika”.
Ai theksoi se transparenca në veprimet e të gjitha institucioneve është parakusht i domosdoshëm për vendosjen e besimit në to.
"Por për çfarë besimi mund të flitet në nivelin e një individi, nëse shkelen të drejtat politike kolektive të një kombi të tërë të garantuara edhe në Kushtetutën e “Kosovës", tha Gjuriqi.
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë më 16 dhjetor se është publikuar lista për arrestimin e 230 serbëve, të cilët Prishtina i akuzon për gjoja krime lufte.
Ditët e fundit në Kosovë janë arrestuar katër serbë dhe Petkoviq thotë se kjo tregon se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk dëshiron të qetësojë tensionet, por vazhdon të ndjekë serbët.
komentet