Mes presionit politik dhe mbrojtjes së të drejtave: Përse Avokati i Popullit është i rëndësishëm për komunitetin sërb në Kosovë?

Ombudsman
Burim: Gazeta Blic

Konkursi për Avkatin e ri të Popullit në Kosovë çeli çështjen e pasuesit të Naim Qelaj ndërsa analistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile theksojnë se ky institucion ndonëse pa fuqi egzekutike, mbetet fortësë kryesore dhe adresa e vetme për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit sërb në Kosovë. Avokati i ri i Popullit duhet të jetë pa parti, i guximshëm dhe ekspert, i gatshëm që të vijojë misionin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve pakicë, pa nxitjen e temave të nxehta nën tapet.

Shkruar nga: Milena Miladinoviq

Mandati 5-vjeçar i Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, skadoi në fillim të tetorit të vitit 2025 dhe pasi Kosova nuk kishte asnjë institucion me mandat të plotë, ai qëndroi në këtë funksion në cilësinë e ushtruesit të detyrës.

Kuvendi i Kosovës shpalli konkurs për Avokat të ri të Popullit më 16 tetor, ndërsa afati për dorrëzimin e aplikimeve është i hapur deri më 4 nëntor.

Avokati i Popullit zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, me shumicën e 2/3 të votave të deputetëve, çka do të thotë se për zgjedhjen e tij nevojiten të paktën 80 vota nga gjithsej 120 deputetë.

Roli themelor i Institucionit të Avokatit të Popullit është të ndjekë, të mbrojë të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet e paligjshme apo të papërshtatshme, ose mosveprimi i organeve publike dhe sipas bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, ish-Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ishte i interesuar të ndihmonte komunitetin sërb në Kosovë, pavarësisht presioneve politike.

Për organizatat joqeveritare, të cilat në periudhën e kaluar kanë vënë në dukje problemet e komunitetit sërb, Institucioni i Avokatit të Popullit është shpesh platforma e vetme ku mund të drejtohen, megjithëse rezultatet jo rrallë kanë munguar.

Për çështjen e kompetencave të Avokatit të Popullit, bashkëbiseduesit tanë tregojnë se ai nuk ka kompetenca egzekutive, por që është e rëndësishme të egzistojë institucion ku mund të adresohen veprimet e institucioneve gjyqësore ose administrative ndaj qytetarëve dhe shkeljet eventuale të të drejtave të tyre.

Qasje proaktive

Komisioneri për mbrojtjen e barazisë, Millan Antonijeviq, tha se Avokati i Popullit të Kosovës ka përgjegjësi të madhe dhe shpreson që Avokati i Ri i Popullit kur të zgjidhet, të vazhdojë misionin e Qelajt.


"Konfliktet kombëtare e ndetnike janë diçka që ishin të dukshme vitet e kaluara dhe shoqëria kosovare ende nuk ka gjetur përgjigje për të gjitha këto çështje, çka ndjehet më së miri nga komuniteti sërb. Në disa raste, ne kontaktuam kolegun në Kosovë dhe në disa çështje, para së gjithash ekonomia, prona, gjithashtu dhe kërcënimi i të drejtave të sërbëve, lirisë së lëvizjes dhe të tjera në të cilat ai reagoi menjëherë, ishte dhe i interesuar që të ndihmonte komunitetin sërb", tha Antonijeviq për Kosovo onlajn.

Sikurse shtoi, duhet të çmohet atë që Avokati i Popullit nuk ka qenë joefikas.

"Ndaj dhe ne bashkëpunojmë në disa forume rajonale, së bashku jemi anëtarë të Rrjetit Europian të Organeve të Barazisë, ai në organin tonë rajonal ka mundësinë të komunikojë e të përdorë burimet, sepse është e rëndësishme për mbrojtjen e popullit sërb në Kosovë dhe nëse Avokati i Popullit, si një institucion i pavarur, mund të na ndihmojë në këtë, mendoj se duhet të përdoret gjithmonë", tha bashkëbiseduesi ynë.

Antonijeviq thekson se Avokati i Popullit në shoqërinë kosovare vuan presione të caktuara politike, sepse ndihmon komunitetin sërb, i cili jo rrallë i drejtohet.

Antonileviq kujton se ndihmës Avokati i Popullit është sërb, çka sipas fjalëve të tij, tregohet se sërbët në Kosovë kanë një lloj mbrojtjeje të të drejtave të tyre.

Për çështjen e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, Antonijeviq pret që të jetë proaktiv, sikurse bën të ditur, ishte edhe Avokati i deritashëm i Popullit, Naim Qelaj.


"Një nga zëvendësit e tij duhet të vijë gjithashtu nga radhët e komunitetit sërb, të ketë mbështetje të plotë, që institucioni të jetë i fortë dhe në kuadër dhe presionet të jenë të njëjta si ndaj çdo institucioni të pavarur. Avokati i Popullit është përherë nën presion, nga njëra anë, nga publiku, i cili pret që institucioni i pavarur të reagojë në çdo rast dhe nga ana tjetër, nën presion nga qeveria, e cila nuk i pëlqen që institucioni të marrë kritika, e kemi parë këtë në shumë situata. Por pres një qasje proaktive, aftësinë për të reaguar, për të mos e futur asnjë çështje poshtë tapetit e veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë, të drejtat, mbrojtjen sociale dhe çdo mbrojtje tjetër të popullit sërb në Kosovë, si dhe temën e kthimit të qëndrueshëm të sërbëve në Kosovë", tha Antonijeviq.

Sipas fjalëve të tij, kjo duhet të jetë temë me të cilën do të merret shoqëria kosovare, ndërsa me këtë mund të ndihmojë çdokush që ka pasur ndonjë përvojë dhe bisedime me komunitetin sërb.

I hapur për problemet e sërbëve

Drejtoresha egzekutive e Iniciativës së Re Shoqërore Milica Andriq Rakiq, theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit, gjatë viteve të tensionit mes komunitetit sërb dhe Qeverisë së Kosovës, ishte e vetmja platformë e hapur për të dëgjuar problemet e sërbëve ku kompetencat e Avokatit të Popullit janë të mëdha, por që ajo se në cilën ato do të përdoren, është çështje e personit në atë funksion. 

"Kompetenca e Avokatit të Popullit është në përputhje me standardet europiane, ka disa gjëra të rëndësishme si mundësia për t'iu referuar ligjeve, që është miratimi i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, çka është një nga gjërat më të rëndësishme, ku Avokati i Popullit ka ndërhyrë vitet e mëparshme për të përfaqësuar interesat e grupeve të caktuara në shoqëri, konkretisht mendoj se kjo atëherë ishte në lidhje me pensionet dhe disa përfitime sindikale. Ky është një nga rolet më të rëndësishme. Përgjigjet e Avokatit të Popullit ndaj ankesave kanë peshë të caktuar në gjykatë, kështu që nëse rastësisht ankoheni për disa shkelje të të drejtave tuaja tek Avokati i Popullit dhe merrni vlerësimin e tij pozitiv se me të vërtetë ka pasur shkelje të të drejtave në rastin tuaj konkret, nëse vendosni të shkoni në gjykatë, keni shans të madh për të fituar çështjen kundër institucioneve", tha Andriq Rakiq për Kosovo Onlajn.

Ajo theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit është i rëndësishëm dhe për komunitetin sërb, duke bërë të ditur se gjatë viteve të tensionit në Kosovë, mbeti platforma e vetme që ishte e hapur për sërbët.

"Përsa i përket komunitetit sërb, duhet të them se është i vetmi institucion kosovar që në çdo moment përgjatë këtyre viteve të tensioneve serioze me Qeverinë e Kosovës, ka mbetur platformë që është e hapur për komunitetin sërb. Mund të mos ketë pasur gjithmonë rezultate të mëdha pune, por sigurisht ishin të hapur për të dëgjuar problemet, pranuar ankesat kur ato ishin zyrtare dhe të tentojnë të bëjnë çka munden për të vendosur një nivel komunikimi mes komunitetit, në këtë rast po flasim për shoqërinë civile dhe institucione të tjera kompetente për problemet që përmendëm", thotë bashkëbiseduesja jonë.

Kjo nga perspektiva e komunitetit sërb në Kosovë, shton Andriq Rakiq, institucioni me të cilin kanë bashkëpunimin më të mirë.

Për çështjen e kompetencave të Avokatit të Popullit, Andriq Rakiq thotë se kompetencat e tij janë të mjaftueshme, por që si do t'i përdorë ato, është çështje personale që do të marrë funksionin e Avokatit të Popullit.

"Ka shumë gjëra që mund të nisin dhe kjo varet nga personaliteti i Avokatit të Popullit, nga vullneti i tij për të ndjekur problemet që janë politikisht të vështira, por edhe nga koha në të cilën ata janë në detyrë. Në fillim të mandatit, mund të priten disa hapa të guximshëm, në fund ndoshta jo aq shumë, sepse atëherë personi ka nisur të mendojë për pjesën tjetër të karrierës së vet", tha ajo.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga mbështetja politike në parlament, shton Andriq Rakiq, duke theksuar se duhet të jetë person që mund të ngjallë besim tek të gjitha partitë pothuajse që mund të kryejë siç duhet detyrat e tij dhe të përfaqësojë të drejtat e qytetarëve.

"Egziston grup i vogël kandidatësh që mund të arrijnë këtë lloj mbështetjeje, ndonëse nuk duhet të reflektohet më vonë në punën e institucionit, gjëra të tilla janë të mundshme, pra që ndryshimet graduale janë të mundshme, por për tani nuk kemi ankesa serioze për funksionimin e atij institucioni", theksoi ajo.

Person me njohuri dhe eksperiencë

Analisti Mazllëm Baraliu beson se kompetencat e Avokatit të Popullit në Kosovë janë të kufizuara, duke pasur parasysh se nuk ka pushtet egzekutiv, por që është adresa ku qytetarët i raportojnë veprimet e institucioneve për çështjen e shkeljeve të të drejtave të tyre. Beson se Avokati i ri i Popullit të Kosovës nuk duhet të jetë militant politik, por person me njohuri dhe eksperiencë.

"Ai ka kompetenca mjaft strikte, të kufizuara. Fatkeqësisht, ai institucion, jo vetëm në Kosovë, por as në Ballkan, nuk respektohet. Avokati i Popullit ka të drejtë vetëm të shkruajë ndonjë raport dhe kjo është e gjitha, nuk ka pushtet egzekutiv. Varet nga vetëdija e institucioneve, serioziteti dhe përgjegjësia që kanë ndaj shoqërisë në tërësi, nëse ai institucion do të respektohet apo jo", tha Baraliu për Kosovo Onlajn. 

Për çështjen e Avokatit të Popullit të deritashëm Naim Qelaj, Baraliu thotë se ai e kreu mandatin e vet në përputhje me Kushtetutën e ligjet, ndërsa zëvendësit e tij ishin nga komunitetet pakicë.

Sikurse theksoi, ai duhet të zëvendësohet nga person që do të përfaqësojë mbrojtës, fortesë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve, të drejta dhe të respektuara.

"Të mos jetë militant politik, por të jetë person që ka njohuri, eksperiencë dhe besueshmëri në sjellje e veprime. E përsëris, ky nuk është ndonjë institucion që kultivohet suksesshëm apo me efikasitet, por sigurisht është e rëndësishme që njerëzit të kenë ndonjë adresë kur institucionet, gjyqësore, administrative ose shtetërore, nuk funksionojnë apo nuk veprojnë në frymën e Kushtetutës dhe ligjit, e kështu shkelin të drejtat e qytetarëve", tha Baraliu.


Ndonëse rezultati shpesh mungon, Institucioni i Avokatit të Popullit është, thotë Baraliu, i rëndësishëm për të adresuar problemet.

"Rezultati është pak a shumë asgjë, sepse Avokati i Popullit nuk ka pushtet egzekutiv për të ndikuar dhe ndryshojë gjërat. Pavarësisht kësaj, institucioni i Avokatit të Popullit është mjaft i rëndësishëm, të paktën për të adresuar problemet, për të ditur se çfarë bëri kush dhe si vepruan institucionet në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtave ligjore të qytetarëve të këtij vendi", tha ai.