Gjuriq i njohu deputetët zvicerianë me shkeljet sistematike të të drejtave të sërbëve në Kosovë

Marko Đurić sa poslanicima Saveznog parlamenta Švajcarske
Burim: MSP Srbije

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë në mandatin teknik Marko Gjuriq i njohu sot deputetët e Parlamentit Federal të Zvicrës me shkeljet sistematike të të drejtave dhe lirive të sërbëve në Kosovë falë vënies në lëvizje të tematikës së kësaj çështjeje në parlament dhe opinionin publik zvicerian, por dhe në nivelin e organizmave europiane e ndërkombëtare.

Sikurse informon Ministria e Punëve të Jashtme, Gjuriq me anëtarët e Grupit Parlamentar të miqësisë Zvicër-Sërbi, bisedoi për mundësitë e përmirësimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh për situatën në rajon, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët duke shprehur kënaqësi të veçantë që vizita u realizua në vitin ku kremtohet 110 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

Duke konstatuar se marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe se ato dallojnë nga bashkëpunim i larmishëm e intensiv në fusha të ndryshme, nga dialogu politik i nivelit të lartë e më të lartë, përmes bashkëpunimit të mirë në ekonomi, sektorin financiar dhe shkëmbimin e shërbimeve, bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe migracionit, e deri tek bashkëpunimi në shkencë dhe fushën e teknologjive të larta, Gjuriq tha se dialogu i rregullt politik e ekonomik ofron bazë të mirë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sërbisë informon se gjatë bisedimeve vëmendje të veçantë i’u kushtua situatës aktuale në Kosovë.

"Ministri Gjuriq njohu bashkëbiseduesit për shkeljen sistematike të të drejtave dhe lirive të sërbëve në krahinën autonome jugore, duke falënderuar deputetët për inicimin dhe tematikën e kësaj çështjeje në opinionin publik zviceran dhe në Parlamentin Federal, si dhe në nivelin e organizatave europiane e ndërkombëtare", thuhet në deklaratë.

Të dy palët konstatuan se diaspora e shumtë sërbe është e mirëintegruar ekonomikisht në Zvicër dhe mund të kontribuojë në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të suksesshëm në fushën ekonomike, si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Gjuriq duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e konfirmuar të Zvicrës në Panairin Ndërkombëtar të Specializuar Ekspo 2027, miqtë i informoi rreth progresit të bërë në realizimin e këtij projekti, i cili do t'u shërbejë shumë shteteve për promovimin e arritjeve të tyre ekonomike, turistike, teknologjike e të tjera.