Gjuriq në Tongo, shtroi darkë për numër të madh shefash shtetesh dhe qeverish të rajonit të Paqësorit
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sërbisë Marko Gjuriq organizoi në margjinat e takimit të liderëve të Forumit të ishujve të Paqësorit ku mbahet në Mbretërinë e Tongos, darkë për pjesmarrësit dhe të ftuarit e këtij tubimi në të cilin prezantoi përgatitjet e Beogradit për panairin special Ekspo 2027.
Ministri Gjuriq duke folur para rreth 200 të ftuarve, ka theksuar se Sërbia është vend që po zhvillohet ekonomikisht shpejt, dëshiron të mbajë dhe përmirësojë raportet me miqtë në mbarë botën ku mund të bëhet porta për qasje në Europë, bëhet e ditur në uebsajtin e MPJ të Sërbisë.
“Këtu jemi sepse Sërbisë i takonte nderi të organizojë Ekspo 2027. Qyteti im i lindjes Beogradi, do të jetë mikpritës i panairit ku shpresojmë që të tërheqë kombe nga mbarë bota. Dëshirojmë të mbështesim dhe pjesmarrjen e vendeve të rajonit tuaj në këtë panair në kuadër të pavionit të Paqësorit“, ka thënë Gjuriq.
Në panairin Ekspo 2027 sipas fjalëve të tij, mes të tjerash, do t'i kushtohet vëmendje të madhe temave me interes madhor për vendet e rajonit të Paqësorit, sikurse zhvillimi i qëndrueshëm dhe ballafaqimi me ndryshimet klimatike.
“Ne jemi popull mikpritës dhe dëshirojmë që të gjithë që do të na vizitojnë, të ndihen si në shtëpinë e tyre. Miqësitë tona janë të përhershme dhe është kënaqësi për ne çka më shumë se 60 vite pas themelimit të Lëvizjes së vendeve të Paangazhuara, mundemi që këtë ftesë t’ua përcjellim miqve tanë tradicionale të shumtë në numër” ka thënë Gjuriq.
Në darkë nga miqtë gjithashtu ka folur dhe kryeministri i Tongos Sijaosi Sovaleni dhe sekretari i përgjithshëm i Forumit të Ishujve të Paqësorit Baron Vonga, ndërsa prezent ka qenë dhe trashëgimitari i fronit të Mbretërisë së Tongos, Tupoutoa Ulukalala së bashku me të shoqen.
Në ngjarjen në të cilën mikpritës ishte shefi i diplomacisë sërbe, morën pjesë numër i madh shefash shtetesh, qeverish dhe ministrash të punëve të jashtme nga rajoni i Paqësorit, sikurse dhe zyrtarë të lartë të shteteve që në tubim merrnin pjesë si partnerë, vëzhgues apo të ftuar special.
Në darkë u shfaq dhe filmi promovues rreth Panairit Ekspo 2027 ku të ftuarit patën mundësi që nën tingujt e muzikës tradicionale sërbe, të ngrenin dolli me raki ndërsa i’u dorrëzuan dhurata speciale të brenduara të përgatitura enkas për këtë rast.




komentet